Author: tirana

Aktori i njohur i cili u bë shumë i dashur për publikun në një prej filmave për James Bondin, Kenneth Tsang ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare. Ai u gjet i pajetë këtë të mërkurë në një dhomë të hotelit “Kowloon” të Hong Kongut, teksa ndodhej në karantinë. Të shqetësuar pasi nuk po merrnin përgjigje, stafi i hotelit e ka hapur derën për të kontrolluar aktorin por e ka gjetur atë të shtrirë në dysheme pranë shtratit. Ndërkaq, tashmë pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij. Aktori që ka luajtur më shumë se 220 filma i kishte…

Read More

Dashi Pesë yje për shenjën e Dashit. Sharmi dhe suksesi janë të garantuara pasi Venusi ka hyrë në shenjën tuaj. Ju favorizoheni për takime të shtunën e ardhshme, por bëni kujdes të mos ngecni me njerëz që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj. Në punë, pritet të merren vendime të rëndësishme, për disa, sidomos në lidhje me shitjen e një aseti. Demi Pesë yje për shenjën e Demit. Në dashuri, java e ardhshme do të jetë e rëndësishme, sepse mund të keni takime premtuese. Për disa madje kjo mund të shërbejë si çlirim nga një barrë. Një këshillë, nëse një lidhje…

Read More

Beatrix Ramosaj duket se ndodhet ende në një gjëndje të vështrë psikologjike e cila ka nisur që pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Këngëtarja e tregoi këtë edhe së fundmi nëpërmjet një postimi në Instastory, ku ajo kërkon ndihmën e ndjekësve të saj, për të ndarë me të këshilla se si mund të kalojë gjendjen e vështirë në të cilën ajo ndodhet momentalisht. “Hey miq virtual! Sot do të doja t’ju njihja pak më shumë! Përultësisht ju ftoj të ndani me mua historitë tuaja në përballje me bullizmin dhe dhunën. Si e keni tejkaluar? Çfarë ju ka ndihmuar?! Shpresoj që…

Read More

Pavarësisht nëse është dita kur lindi motra juaj, dita kur i morët një lodër vëllait tuaj, apo hera e parë që u rrëzuat nga biçikleta, ka të ngjarë që të keni qenë rreth moshës 3 ose 4 vjeç kur keni pasur kujtesën tuaj të parë, teksa shumica prej nesh, nuk priren që të kujtojnë ndonjë gjë para kësaj moshe. Megjithatë, disa njerëz në moshë të rritur mund të sjellin ndërmend edhe kujtime nga mosha 2-vjeçare, ndërsa të tjerët mund të mos mbajnë mend asgjë deri në moshën 7 ose 8 vjeç. Edhe kujtimet që kemi nga mosha 3-7 vjeç janë…

Read More

Të shtëna të tjera me armë u regjistruan sot në Mramor të Prishtinës, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona. Ata u dërguan menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Ndërkaq, mësohet se i dyshuari për këtë ngjarje është një zyrtar policor. Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.Hetuesit e IPK-së tashmë i janë përgjigjur informatave të para se zyrtari policor dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy persona, por se ende nuk është bërë arrestimi i policit. Rasti është duke u hetuar ndërsa në konfirmimin për plagosje, nga…

Read More

Sot në orën 15:00, Empoli dhe Torino u ndeshën në një përballje direkte ku në fund fituan torinezët me rezultatin 1-3. Për të besuarit e Andreazzolit, titullar nga shqiptarët ishte vetëm Kristjan Asllani, i cili u vlerësua me notën 5.5. “Vetëm një gjuajtje në portë me anë të goditjes së lirë.  Gabon në fazën e ndërtimit dhe duhet të rrisë cilësinë e driblimit” – shkruhet në përshkrimin për të. Ndërsa nga kampi tjetër, gardiani në portën e Torinos ishte Etrit Berisha, i cili mori notën 5. “Empoli thuajse asnjëherë nuk godet në portë, falë Pinamonti i cili mban ekipin përpara.…

Read More

Historia e nënës vrasëse Roula Pispirigou sa vjen e bëhet më e rëndë, teksa kanë dalë të tjera dëshmi rrëqethëse lidhur me të. Këtë herë ka qënë një zyrtar i varrezave të Patras i cili ka rrëfyer disa detaje tronditëse lidhur me sjelljen e Roula Pispirigou. Në dëshminë e tij, ai deklaroi se kur vajzat e saj Malena dhe Iris priteshin të varroseshin, Roula Pispirigo ka shprehur nevojën për të shkuar në parukeri para se të kryehej ceremonia mortore e vajzave të saj, të cilat në fakt rezultoi më vonë se i kishte vrarë vetë. “Nuk e kisha parë kurrë…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare e rrymës hip-hop, Tayna, ka folur së fundmi rreth jetës së saj duke rrëfyer detaje të ndryshme në aspektin personal dhe profesional. Mes të tjerash, ajo tregoi edhe arsyen se pse nuk ishte shumë aktive në muzikë gjatë vitit që kaloi. E ftuar në rubrikën ’50 pyetjet e emisionit Prive’, ajo pranoi publikisht se ka patur disa probleme personale dhe shëndetësore të cilat ia bënë të pamundur të ishte më shumë aktive siç ka qenë viteve të kaluara. “Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shumë me fat gjithmonë, por pika…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin Selanik-Athinë, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një 59-vjeçar. Ky i fundit kishte ndalur makinën në korsinë e emergjencës dhe ishte duke folur në telefon kur një tjetër makinë ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur duke e lënë të vdekur në vend. Nga sa njoftojnë mediat greke, 59-vjeçari është përplasur nga një 26-vjeçar shqiptar, i cili i ka shkuar atij nga pas duke e aksidentuar për vdekje. Policia ka vënë në pranga shqiptarin, ndërsa po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

Read More

Ky është rasti klasik kur pjesëtarë të së njëjtës familje janë politikisht përballë. Ndoshta jo shumë e dinë, por Lumturi Ratkoceri është vjehrra e Floriana Garos dhe nuse e vjehrrë, krahas marrëdhënies personale, në politikë duket se janë ‘kundërshtare’. Ishim mësuar ta shikonim si imazh televiziv, ndaj të shumtë ishin ata që u befasuan kur Floriana u bë pjesë e politikës. Sot Garo mban postin e drejtoreshës së komunikimit të Komisionit të Rithemelimit dhe shfaqet në krah të Berishës në çdo dalje publike. Ndërkaq, vjehrra e saj e angazhuar me politikë i ka publike deklaratat kundër ish-Kryeministrit Berisha. Ditët e…

Read More

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbushur me njerëz të afërm e familjarë të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke lënë kështu jashtë profesorë, gazetarë dhe studentë të dhjetorit 1990. Duke qënë deputet, vetë Sali Berisha është automatikisht edhe anëtar i Këshillit Kombëtar. Megjithatë, në listë nuk mungojnë as njerëz të afërt të tij, si dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, nipi Sevalgon Berisha, kushëriri Mal Berisha, kushërira tjetër Fjoralba Dizdari, mbesa Mimoza Hajdarmataj deri te nuni Bujar Vukaj dhe sekretarja e tij Valdete Vorpsi. Po ashtu, 95% e studentëve të dhjetorit 90’ si Ardi Stefa, Agim Parllaku, Arben Sulo, Ajet Ramce, Ervin…

Read More

Themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg ka dhënë një këshillë për të gjithë të rinjtë, duke i’u thënë atyre se duhet të “mendoni gjatë dhe mirë se me kë kaloni kohë në shkollë, karriera juaj mund të varet nga kjo”. Miliarderi i tha këto gjatë një interviste të dhënë në muajin shkurt, ku atij iu kërkua këshilla se si të rinjtë mund të jetojnë një jetë për të cilën mund të jenë krenarë dhe si të ndërtojnë diçka që mund të ketë një ndikim të madh pozitiv në botë. “Unë jam gjithmonë shumë i fokusuar te njerëzit dhe mendoj se vendimi…

Read More