Bllof apo alarm? Sa i rrezikshëm është kërcënimi i Vladimir Putinit me “përgjigje të rrufeshme” në rast ndërhyrjeje në luftën e Ukrainës? Ekspertë rusë me disa shpjegime. Nëse flet këto ditë me letonezët, shumica nuk e përjashton një sulm potencial rus kundër vendit të tyre. Letonia ndan me Rusinë një kufi të përbashkët, si edhe një të shkuar të përbashkët sovjetike, e cila këtu përcaktohet qartë si pushtim. Që nga vitet 90-të vendet balltike janë sërish të pavarura. Dhe ata duan të mbeten të pavarura. Sidomos këto kohë. Që nga agresioni rus kundër Ukrainës shumë janë të alarmuar, sidomos ata…
Author: tirana
Milani ka arritur të korrë një fitore të vyer ndaj Fiorentinës në San Siro, duke vijuar kështu paraqitjet e mira të cilat e afrojnë gjithmonë e më shumë drejt titullit kampion. Kuqezinjtë i janë gëzuar një goli të Leao në minutën e ’82, duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme në këtë fazë të kampionatit. Teksa kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, Milani udhëheq kreun me 77 pikë, 5 më shumë se Interi që luan sot në një transfertë aspak të thjeshtë ndaj Udineses.
Pasditen e kësaj të diele, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky bëri me dijese grupi i parë prej rreth 100 personash tashmë janë larguar nga fabrika e çelikut në Mariupol dhe po i drejtohen zonës së kontrolluar. Kreu i shtetit ukrainas nënvizoi se ata do të mbërrijnë në Zaporizhzhia ditën e hënë. “Mirënjohës ekipit tonë! Tani ata, së bashku me OKB-në, po punojnë për evakuimin e civilëve të tjerë nga uzina”, shkroi Zelensky.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot bilancin e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku janë regjistruar 60 infektime të reja ndërsa 41 persona janë shëruar. Ndërkohë, për fat të mirë nuk ka patur humbje jete. Njoftimi i Ministrisësë Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në…
Janë mbushur 18 vjet prej kur pikërisht me datën 1 maj kishte ndodhur zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian në histori me anëtarësimin e përnjëhershëm të dhjetë shteteve të reja anëtare. Dhe, për herë të parë bllokut iu bashkuan shumë shtete, të cilat për gjysmë shekulli ishin në anën tjetër të perdes së hekurt, si pjesë e bllokut lindor komunist të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik. Në BE të njëjtën ditë hynë Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Lituania, Sllovenia, Letonia, Estonia, Qipro dhe Malta. Dy vjet e gjysmë më vonë, më 1 janar të vitit 2007 anëtare u bënë edhe…
Me anë të njëpostimi në “Facebook”, kryeminsitri i vendit Edi Rama njoftoi sërish sot se duke nisur nga e hëna që vjen, të gjitha dokumentet do të merren online përmes platformës qeveritare e-albania. Gjithashtu, Rama nënvizon se nga nesër nuk do të ekzistojnë më as radhët nëpër sportele dhe as ryshfetet për të marrë një dokumentacion, pasi qytetarët do të marrin në pak minuta online çdo dokument që do u nevojitet. Postimi i kryeministrit Rama: Nga nesër s’ka më sportele! S’ka më radhë! S’ka më orare! S’ka më as edhe një arsye në botë për të dhënë ryshfet për marrjen…
Një stuhi breshëri ka pushtuar sot kryeqytetin, duke zbardhur disa zona në Tiranë. Si ç’shihet nga video, në zonën e Freskut breshëri ka zbardhur trotuarët dhe çatitë e ndërtesave duke krijuar një peisazh të këndshëm.
Miliarderi amerikan, Bill Gates ka bërë një paralajmërim se ka ende një rrezik “mbi 5%” që bota të mos e ketë kaluar akoma më të keqen e pandemisë Covid-19. Pronari i “Microsoft” u shpreh se nuk donte të tingëllonte keq, por megjithatë ai tha se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant edhe më transmetues dhe akoma më fatal i Covid. Në fakt, kjo s’është hera e parë që ai bën të tilla parashikime. Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2021, ai paralajmëroi miliona ndjekësit e tij në “Twitter” që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë,…
Këtë të diel, në hapësirën “Kam një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” në Tv Klan, është rrëfyer një histori sa e trishtë, aq edhe emocionuese. Protagoniste ishte një zonjë e quajtur Hekria, e cila pasi kishte zbuluar se ishte shtatzënë, ajo mohohet nga i ati i saj. Por edhe pse e ndodhur në një situatë të tillë kaq të vështirë, ajo ia doli të sillte në jetë djalin e saj të quajtur Rudin pavarësisht moshës së saj fare të re. Deri më sot, Rudini është fëmija i humbur që Hekria ka vite që e kërkon, por nënë e…
Këngëtarja mjaft e talentuar shqiptare, Arilena Ara ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “A live night”, ku ka treguar për herë të parë detaje nga jeta e saj private. Ndër të tjera, artistja bukuroshe foli edhe për lidhjen e dashurisë me menaxherin e saj, Popi Kolën. Ajo theksoi se me Popin janë takuar për herë të parë në audicionet e “X Factor” dhe nga ai moment, Arilena tha se i është dukur sikur kishin një jetë që njiheshin me njëri-tjetrin. “Popi është bekimi më i madh që më ka ardhur në jetë pas humbjes së babait tim, ka…
Pas vdekjes së trishtë të agjentit Mino Raiola, familja e menaxherit të njohur po mendon tashmë se cili mund të marrë në zotërim kompaninë e Raiolas. Dyshimet dhe hipotezat janë të panumërta, megjithatë një nga emrat më të përmendur është ai i Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi mund ta mbyllë me Milanin në fund të sezonit dhe të qenit në krye të agjensisë për të, do ishte një post interesant, bën me dije “Tuttomercatoweb”. Po ashtu një opsion tjetër që qarkullon është kushëriri i Minos, Vicenzo Raiola. Ky i fundit e di mjaft mrië sesi funksionojnë gjërat në kompani, pasi e ka…
Sipas një studimi britanik, “ushtarë kibernetikë” rusë kanë nisur një sulm të ri kundër udhëheqësve të huaj, duke vendosur në shënjestër platformat e mediave sociale, me një fushatë dezinformimi në shkallë të gjerë, që synon të legjitimojë sulmin në Ukrainë. Operativët me pagesë, me vendndodhje në Shën Petersburg, kanë përdorur aplikacionin e mesazheve Telegram për të rekrutuar dhe koordinuar mbështetës, të cilët më pas vërshojnë në llogaritë e mediave sociale të kritikëve të Kremlinit, me komente që mbështesin Presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë, bëri të ditur të dielën agjencia britanike që trajton çështje të sigurinë kombëtare e…