Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur pasditen e së shtunës në Salamina Greqi. Një makinë ka rënë në det nga 20 metra lartësi, pasi drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin. Brenda makinës ndodheshin dhe 2 fëmijë. Sipas informacioneve nga Roja Bregdetare, 37-vjeçarja dhe dy fëmijët janë nxjerrë të plagosur nga mjeti dhe më pas janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm Thriasio të Elefsinës. “Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme, në rrugën bregdetare të Aiantiou , Salamina , ku një automjet i drejtuar nga një 37-vjeçare ka devijuar nga rruga dhe ka rënë nga lartësia rreth…
Author: tirana
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Punës. Gjatë ditës së sotme qytetarët zhvilluan protestë në Tiranë për përmirësitm të kushteve të punës. Meta shprehet se 1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri Reagimi: 1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri. Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë…
Plas grushti në Durrës për një vend parkimi makine. Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi sot pak para mesditës. Në afërsi të një lokali në Plazh Durrës, shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A. Ky i fundit e ka goditur me shkop druri të riun E.M., i cili i është kthyer duke e goditur me grushta. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, në rrugën “Asim Vokshi”, ka aksidentuar shtetasin Z. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, dhe drejtuesi i mjetit, pas aksidentit është larguar, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi E. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe është testuar drager dhe me aparatin…
Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit të Partisë demokratike ka zhvilluar dhe Kuvendin Kombëtar ku kanë votuar për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Mësohet se se ka përfunduar numërimi i votave dhe pritet që rezultatet për emrat e fituesve të publikohen pasditen e kësaj të diele. Ndër të tjera kujtojmë se ish kryetari i PD-së, Sali Berisha edhe pse riktheu veteranët në parti nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë e tij për bashkimin e demokratëve pasi grupit mbështetës të rithemelimit nuk i janë bashkuar 35 deputetë të tjerë. Ndërkohë Kuvendi vendosi t’i ndërpresë mandatin kreut të…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet në unazën Lëkurës-Kanali i Çukës, në Saranda. Në një reagim në Facebook, Rama shprehet se unaza panoramike do të jetë gati për këtë sezon, duke shtuat se do të jetë një vlerë për ekonominë dhe punësimin. Kjo është unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandë, e cila do jetë gati këtë sezon turistik që pritet të jetë shumë i mirë për ekonominë e për punësimin Segmenti i ndërtuar pjesërisht mbi gjurmën ekzistuese, fillon nga hyrja e qytetit dhe përfundon në rrugën që të çon për në Ksamil
Një nga deklaratat e ministres Edona Bilali ku dëgjohet të thotë se Rama po kthehet në një Zeus, , është bërë virale në rrjet duke krijuar debate të shumta dhe reagime nga masa e gjerë. Mësohet se deklarata është bërë para tre vitesh gjatë një emisioni televiziv. Për këtë deklaratë, ministrja Bilali ka reaguar për herë të parë duke u shprehur : “Mendoj se ka ardhur momenti të mbaj dhe qëndrim, dhe kam mbajtur për një nga rastet si ‘Zeusi i famshëm’ dhe akoma nuk e kam çuar deri në fund. Të bardhës nuk mund t’i thuhet e zezë, pavarësisht…
Një 33-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij S. B., 59 vjeçe. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Sh. B., 33 vjeç, banues në fshatin Laktesh, Pogradec, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij S. B., 59 vjeçe”, njofton policia.
Greqia ka konfirmuar rastin e parë me hepetit akut te fëmijët. Bëhet fjalë për një fëmijë 14 muajsh nga Heraklio në Kretë. Ndërkohë në vendin tonë nuk janë konfirmuar ende raste me hepatit akut te fëmijët.
Ka nisur marshimi për protestën e 1 Majit nga sheshin “Skënderbej”. Me pankarta ne duar protestuesit kërkojnë punë dhe paga të mira për të përballuar jetesën në Shqipëri.
Një çift bashkëshortësh janë lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tyre. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Nizhavec, Pogradec, ku si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit ka marrë flakë banesa e çiftit me iniciale N. Xh. 33 vjeç dhe H. Xh., 30 vjeçe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Më datë 30.04.2022, rreth orës 19:00, në fshatin Nizhavec, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. Xh., 33 vjeç, ku për pasojë është djegur…
Polica e Shtetit bën bilancin lidhur me operacionet e zhvilluara gjatë kësaj jave për parandalimin e krimit dhe paligjshmërisë në vend. Bëhet me dije se në një javë janë zhvilluar 32 operacione të koduara. Ndërkohë gjatë kësaj jave janë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 529 persona, nga këta: 130 janë arrestuar, 372 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim. Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit, në një javë! Angazhim, përkushtim dhe vendosmëri, për të parandaluar e luftuar krimin dhe paligjshmërinë në të gjithë vendin. •Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 529 persona,…