Author: tirana

Shumë fjalë për Cristiano Ronaldon. Portugezi në verë mund të ndahet me Manchester United dhe PSG shikohet si një nga opsionet për të ardhmen. Gjithsesi nuk janë të vetmit në garë. Së fundmi raportohet se mund të ketë një rikthim të bujshëm te Cristiano Ronaldos. Këtë herë drejt Real Madrid, që Champions League e ka në ADN. Te spanjollët besojnë se Ronaldo mund të sigurojë gola të rëndësishëm për ta. Të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë.

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e Dedë Planajt në Dobraç të Shkodrës mbrëmjen e djeshme. Burime nga grupi hetimor thonë se në drejtim të 60-vjeçarit u shkarkua një karikator i plotë pistolete, ndërsa pesë plumba e qëlluan në këmbë, dorë dhe brinjë. Dedë Planaj është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën. Plumbat nuk e kanë prekur në organet jetësore, ndërsa më i rrezikshmi ishte plumbi në brinjë, por që nuk ka depërtuar. Agresori ka vepruar i vetëm dhe ka qenë në motoçikletë. Është afruar, ka zbritur…

Read More

Ndihmat e dërguara në ndihmë të ukrainasve dhe kryesisht banorëve të Mariupolit, të cilët kanë mbetur të bllokuar prej kohësh pa ujë, ushqime apo ilaçe, shpesh janë bërë shënjestër e ushtarëve rusë, sipas Daily Mail. Sipas një video të publikuar, ushtarët rusë shihen duke shpërndarë ndihmat e destinuara për qytetarët ukrainas, në atë që është konsideruar një marifet propagandistik. Pamjet u shpërndanë nga Alexey Podolian, një komandant ukrainas. “Dua që bota të dijë të vërtetën. Ekziston një rregull që ndihmat humanitare nuk mund të preken. Por rusët po bëjnë pikërisht këtë. Ata po i kërkojnë dhe më pas i sulmojnë”. Një…

Read More

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve. Në Morinë ka fluks të lartë të qytetareve e mjeteve, ndërsa policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar për të shmangur radhët. Shtatë sportele janë ne funksion te plotë, e për ditët e festave janë dhënë udhëzime të veçanta lehtësimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Ndërkohë Kosova ende vazhdon me procedurën e masave kufizuese duke kërkuar certifikatë vaksinimi apo teste për Covid-19.

Read More

Rritja e kostove të prindërimit po shkakton vështirësi për familjet, qofshin ato për kujdesin e fëmijëve apo tarifat e arsimit. Çfarë do të sjellë viti 2022 dhe si mund t’i menaxhojnë prindërit financat e tyre? Shumë prej nesh ëndërrojnë të krijojnë një familje një ditë, me marrjen në krahë të një fëmije, që është një nga dhuratat më të mëdha të jetës. Dhe ndërsa sigurisht që nuk mund të përgatiteni për dashurinë e pafund që do të ndjeni, mund ta bëni këtë për faktorët më praktikë që lidhen me të pasurit fëmijë. Megjithëse blerja e veshjeve për fëmijë të vegjël…

Read More

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një komunikim për mediat është pyetur për qëndrimin e Serbisë lidhur me sanksionet kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës. Vuçiç ka deklaruar se politika duhet të jetë politikë e përgjegjësive dhe se nuk i interesojnë spekulimet. “Politika jonë duhet të jetë një politikë përgjegjësie, zhvillimi dhe progresi, për të parë se cilat janë interesat e vendit tonë dhe për të bërë gjithçka që është e nevojshme në përputhje me rrethanat. Nuk jam i interesuar të spekuloj nëse dhe kur do të vendosim sanksione,” tha Vuçiç.

Read More

Një ndërtesë e përpunimit të qumështit më fshatin Gramëz të Krujës është përfshirë nga flakët. Mësohet se ndërtesa ishte në pronësi të shtetasit N.Z., dhe si pasojë e flakëve është djegur plotësisht. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz të Krujës, në një ndërtesë të përpunimit të qumështit , (baxho) në pronësi të shtetasit N. Z., ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave…

Read More

Një person i pajetë është nxjerrë nga deti në Durrës. Viktima nuk është identifikuar ende. Sipas policisë bëhet fjalë për një shtetas rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy është takuar me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Kiev. Zelensky ka shpërndarë në rrjete sociale një video nga momenti i takimit me Pelosin. “Besojmë se po ju vizitojmë për t’ju falënderuar për luftën tuaj për liri… Lufta juaj është një luftë për të gjithë. Angazhimi ynë është që të jemi aty për ju derisa të përfundojë lufta”, tha Pelosi.

Read More

Kievi ka paralajmëruar këtë të dielë se do të mbylle portet e qyteteve të pushtuara. Mediat e huaja bëjnë me dije se në ditën e 67-të të luftës, ministri i Jashtëm ukrainas, është shprehur se kjo është e vetmja mënyrë për të rikthyer sovranitetin e Kievit mbi të gjithë territorin. Ndërkohë në fjalimin e fundit presidenti Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të jetë e lirë. “Ukraina do të jetë e lirë dhe flamuri verdheblu do të kthehet në të gjitha qytetet e pushtuara përkohësisht“. Gjithashtu Putini do të ishte i gatshëm ta shpallte këtë”luftë totale” në Ukrainë. Sipas mediave britanike, mund…

Read More

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Ditët kalojnë ngadalë pa ndjenja, ndaj mjaft më, por punoni fort për të rindezur flakën tuaj. Në punë jeni duke punuar me ritme të larta dhe nuk ndaleni, por mos e teproni dhe kaq. Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Mos u shqetësoni nëse ka keqkuptime me partnerin/en, do të rikuperoheni në fundjavë. Kujdes nga çdo koleg në punë. Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Ju pëlqejnë emocionet e forta, por edhe ato janë në gjendje t’ju lodhin. Efektet ndjehen dukshëm edhe në punë. Gaforrja…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryeministri Edi Rama ka falënderuar punonjësit që bënë realitet projektin e rindërtimit. “Mirë mëngjes dhe me falenderimin nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit, pa të cilët nuk do mund t’u kthenim dot buzëqeshjet familjeve të prekura, ju uroj të diel të qetë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Read More