Gjashtë biznesmenë rusë janë vetëvrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Katër miliarderë dhe dy drejtues të gjigantit shtetëror të gazit dhe naftës Gazprom kanë vdekur që kur trupat ruse filluan të përgatiteshin për të pushtuar fqinjin e tyre në fund të janarit, sipas Daily Mail. Biznesmenët janë Mikhail Watford, një manjat i lindur në Ukrainë, u tha miqve se kishte frikë pasi ishte përfshirë në listën e zezë të Putinit për vite me radhë. 66-vjeçari u gjet i varur në rezidencën e tij prej 18 milionë funtesh në Surrey muajin e kaluar në atë që autoritetet thanë se ishte…
Author: tirana
Serbia ka treguar forcën ushtarake në një paradë në aeroportin ushtarak të Batajnicës, pranë Beogradit, ku u ekspozua edhe sistemi kinez FK-3. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Milan Mojsilloviq, nënvizoi se ky sistem me rreze të mesme veprimi, do të përdoret për mbrojtjen ajrore të vendit. Serbia pranoi dërgesën me këtë sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore përmes një operacioni sekret, më datë 10 prill. Një lëvizje që u pasua me reagime të forta në kohën kur ende vazhdon lufta në Ukrainë dhe armatosja e Ballkanit mund të kërcënojë paqen e brishtë të rajonit. Presidenti…
Këtë vit, showbizi shqiptar ka qenë i mbushur me pritje të ëmbla. Disa vajza të njohur kanë ndarë me të gjithë lajmin e bukur, por ka edhe të tjerë që po e shijojnë në privatësi. Një prej tyre është moderatorja Ilda Bejleri. Shumë shpejt ajo do bëhet nënë për herë të parë. Madje, nëse do hedhim sytë në “Instagram”, ku Ilda është goxha aktive, fotot nuk mungojnë ku duket dhe barku. Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme të postuara prej saj në “Instastory”, moderatorja pozon me barkun e rrumbullakosur. Prezantuesja është në mesin e shtatzënisë, dhe deri më…
Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar në sallën e Pallatit të Kongreseve. Ajo është shfaqur sot në krah të bashkëshortit të saj, për punimet e Kuvendit të PD. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, Liri Berisha është rrëzuar në momentin kur është futur në sallën e punimeve të Kuvendit, rreth orës 11.00 të paradites. Berisha dhe personat që i qëndrojnë në krah nxitojnë menjëherë ta ngrenë.
Ashtu siç edhe pritej rrëzimi i Sali Berishës në Kuvendin e PD në Pallatin e Kongreseve është bërë menjëherë objekt memesh. Memeja e parë nuk kish si të mos përfshinte Lulzim Bashën. Në një video montazh të shkurtër duket momenti i rënies së Berishës dhe më pas një moment kur Basha qesh me lot në Kuvendin e Shqipërisë.
Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen ndërsa garantoi se me drejtimin e ri të PD do të shkojnë drejt fitores. Teksa fliste për partinë që nuk vdes kurrë dhe u rithemelua nga ata që duan të shpëtojnë nga Edi Rama, nuk munguan duartrokitjet dhe thirrjet ‘O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do’. “Do filloj fjalën time me një mirënjohje të pakufijshme ndaj jush, se qëndruat ju në idealet tuaja më të larta njerëzore, më të fortë se kurrë! Të çojmë para kauzën tonë. Jam për t’ju…
Pas më shumë se dy vitesh të mungesës së lëvizjes së trenave në një pjesë të zonës veriore sot është vënë në funksion treni Vore-Shkodër. Por menjëherë pas fillimit të punës, pranë mbikalimit në Fushë-Mamurras treni është përfshirë në një aksident me një trajler. Nga mungesa e postbllokut ose rojeve hekurudhore, një trajler teksa po kalonte është goditur nga treni. Treni deri sot bënte linjën Shkodër-Laç, ndërsa duke filluar nga 30 prilli kalojë dhe në Mamurras duke shkuar deri në Vorë. Treni ishte nisur në drejtim të Shkodrës me disa turistë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të plagosur.
Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së Fifit se do e hedhë në gjyq për skeçin e mbrëmjes së djeshme në “Më lër të flas”. Ai ka publikuar një video ku thotë: “Në fakt unë tani u zgjova dhe pashë komentet në lidhje me skeçin dhe nuk e kuptoj Fifin dhe që do ndjekin anën ligjore. Ku është problemi?” Ndërkohë krejt papritur në video shfaqet Fifi e cila është e ulur me Donaldin në tryezë. “Prit se po bëj video thotë ai me ironi” dhe më pas vazhdon “Edhe unë jam gati të ndjek anën ligjore…
Ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar duke dalë në podiumin e Kuvendit Kombëtar për të marrë fjalën.
Aktivistja Evi Kokalari ka ardhur nga Amerika në Tiranë për Kuvendin Kombëtar të PD, ku u shpreh se i vjen turp për nivelin me të cilin sipas saj është përfaqësuar kohët e fundit SHBA. Me këtë deklaratë Kokalari e ka fjalën për qëndrimet e zyrtarëve të lartë amerikanë të cilët janë treguar të prerë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se nuk e njohin Komisionin e Rithemelimit, por kryetarin e komanduar të PD Enkelejd Alibeajn me të cilin i kanë zhvilluar takimet zyrtare. “Prezantoj konservatorizmin amerikan dhe parimet e saj. Fatkeqësia e Bashës ishte bekimi ynë. Ky Kuvend ishte falë…
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso prezantoi rezolutën nga Kuvendi Kombëtar i PD-së. Pasi ka reflektuar për veprimtarinë dhe vendim-marrjen politike gjatë dy mandateve në opozitë, Partia Demokratike është e vetëdijshme dhe e vendosur t’u japë fund praktikave jodemokratike dhe qasjeve të dështuara politike. Partia Demokratike: Dënon dhe distancohet nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve. Partia Demokratike solli pluralizmin dhe liritë politike në Shqipëri dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë direkt apo indirekt pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar pluralizmin dhe kufizuar lirinë e zgjedhjes politike të qytetarëve. Distancohet nga praktika e ‘djegies’ së mandateve parlamentare. Parlamentarizmi…
Kryeministri Edi Rama deklaron se nga e hëna me një klik në e-albania shteti vjen te ti me dokumentin e kërkuar. “Nga e hëna asnjë orar, asnjë radhë, asnjë hap drejt një zyre shteti, po një klik tek e-albania dhe shteti vjen tek ti me dokumentin e kërkuar”