Author: tirana

Dita Ndërkombëtare e Punës shënohet çdo vit më 1 maj. E njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ose Dita e Majit, ky rast feston kontributin e punëtorëve në shoqëri. Ai gjithashtu përkujton arritjet e lëvizjes historike të punës. Por si mbeti 1 maji dita simbol e punëtorëve dhe me çfarë ngjarje lidhet ajo? Ky manifestim lindi nga beteja e klasave punëtore për të siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës dhe të jetesës. “8 orë punë, 8 orë argëtim, dhe 8 orë gjumë”. Ishte kjo moto e krijuar për herë të parë në Australi në vitin 1855 dhe që më…

Read More

Me 6 mars, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken udhëtoi nga SHBA për tu takuar me ministrin e Jashtëm të vendit, Dmytro Kuleba. Dyshja u takuan në kufirin me Poloninë për të diskutuar përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën pasi Rusia sulmoi vendin më 24 shkurt, sipas The Guardian. Kuleba, gjatë takimit i kërkoi Blinken-it të miratojë një raund të ri masash sanksionuese ndaj Rusisë, me qëllim ndalimin e shpejtë të luftës që po zhvillohet mes dy vendeve. Ndërkohë sipas një njoftimi të zëdhënësit të departamentit të SHBA-së, Ned Price, Blinken e informoi Kuleba-n mbi planet e qeverisë së SHBA-së gjatë…

Read More

Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime de kalime vranësirash, të cilat shtohen në pjesën e dytë të ditës. Sipas MeteoAlb në orët e para të ditës do të sjellin në vendin tonë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindore. Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në vend, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore e pjesërisht në zonat Qëndrore. Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në një pjesë të mirë të territorit. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C…

Read More

Duke nisur nga sot, 1 maj, mbi 95% e shërbimeve publike do të ofrohen online. Kështu deklaronte ditë më parë kryeministri Edi Rama, i cili theksonte se në këtë mënyrë qytetarët do të kursejnë kohë, do të shmangin radhën dhe po ashtu i japin fund edhe korrupsionit në këmbim të një shërbimi të caktuar. “Shteti vjen te ti me një klik. Shpëtim i madh edhe ky nga radhat e nga streset dhjetëra vjeçare për një vërtetim pensioni apo për të tjera dokumente sigurimesh shoqërore, të cilat tani i merr nga shtëpia çdo shqiptar, në Shqipëri apo në emigracion. Tanimë shteti…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Dobraç të Shkodrës nga ku mbeti i plagosur një person. I plagosuri Dedë Planaj u qëllua shtatë herë me armë zjarri teksa ndodhej në karburantin ku punonte. Mësohet se dy plumba e kapën në këmbë e krahë. Të shtënat me armë erdhën nga një person që ndodhej në makinë në ecje. Dedë Planaj është djali xhaxhait i Bardhok Planajt që u ekzekutua para një viti me breshëri kallashnikovi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në lagjen Dobraç në segmentin rrugor Shkodër-Koplik. Policia ka…

Read More

Ish deputeti Fatos Hoxha është përballur me një surprizë ditën e sotme kur PD zhvillonte Kuvendin Kombëtar. Në listë figuronte edhe emri i tij, por që në të vërtetë e mban edhe një tjetër person. Përmes një statusi në FB, Hoxha jo vetëm që e përgënjeshtron kandidaturën e tij për Këshill Kombëtar, por thekson se ky kongres eshte dita e vakisë së madhe për PD. Postimi i plotë Sot gjithe diten kam marre urime nga shoke e miq, te cilet kane degjuar emrin Fatos Hoxha si te ngarkuar me pune ne kongresin e foltores. Shoket e mij nuk jane foltoriste,…

Read More

Ish zv/Ministri i Brendshëm, Arben Ristani, është shoqëruar nga djali i tij i mitur në Kuvendin e PD-së, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Vogëlushi qëndronte i ulur pranë të atit, madje edhe ka votuar ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Berisha. Gjatë fjalës së tij, Ristani u shpreh se kishte ardhur i përforcuar, “me tim bir që më ndjek me flamurët e PD përpara”.

Read More

Bota e futbollit është në zi. Mino Raiola, agjenti i disa prej futbollistëve më të njohur dhe më të mirë në botë dhe mbreti i merkatos, ka ndërruar jetë në Monte Carlo. I sëmurë prej disa muajsh, ai nuk ia doli dot të fitonte betejën më të rëndësishëm në jetën e tij, duke ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë familja Raiola, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregon se Mino nuk ia doli dot pas sëmudjes që i mori jetën.

Read More

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi thotë se qëllimi i Partisë Demokratike duhet të jetë përtej rrëzimit të PS-së nga pushteti.  Ai propozon më shumë takime me qytetarët për t’i kërkuar mbështetje duke u bazuar në vlerat e demokratëve dhe parimet konservatore. “Kemi kaq muaj që shihemi nëpër foltore dhe takime në Shqipëri. Sot jemi në një nga takimet e fundit. Unë jam i ri dhe më pëlqen të mendoj se rinia është ajo që ndezi këtë zjarr. Rinia do e mbajë ndezur për vite me radhë. Rinia është zemra e PD-së. Në forumin rinor, janë intelektualët, artistët dhe kontributët e…

Read More

Pas rrëzimit të ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme teksa ishte duke u ngjitur për në podium ka ardhur dhe reagimi i parë nga Partia Socialiste. Ka qenë kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili në llogarinë e tij në “Facebook”ka publikuar foton e momentit kur Berisha u pengua. “Non grata mbetet non grata!”, shkruan Balla krah fotos së Berishës.

Read More

Pjerin Prenga është një tjetër shqiptar i cili është kapur me “shtëpi bari” në Mbretërinë e Bashkuar. Detektivët e dinin se Pjerin Prenga ishte i përfshirë në kultivim dhe trafikim droge për shkak se gjatë një goditje policore në vitin 2019 u gjet edhe pasaporta e tij. Në atë kohë u kap drogë me vlerë 358,000 £. Megjithatë 31-vjeçari mësohet se së fundmi është liruar nga burgu për shkak se gjykata mori vesh se ai ishte nën presion nga trafikantët. Në vitin 2019 policia gjeti shtëpinë e barit me 427 bimë narkotike. Mësohet se para gjykatës Pjerin Prenga ka thënë…

Read More