Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpërthen ish deputeti Fatos Hoxha ndaj Rithemelimit: Ky kongres është dita e vakisë së madhe për PD

18:53 / April 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish deputeti Fatos Hoxha është përballur me një surprizë ditën e sotme kur PD zhvillonte Kuvendin Kombëtar. Në listë figuronte edhe emri i tij, por që në të vërtetë e mban edhe një tjetër person. Përmes një statusi në FB, Hoxha jo vetëm që e përgënjeshtron kandidaturën e tij për Këshill Kombëtar, por thekson se ky kongres eshte dita e vakisë së madhe për PD.

Postimi i plotë

Sot gjithe diten kam marre urime nga shoke e miq, te cilet kane degjuar emrin Fatos Hoxha si te ngarkuar me pune ne kongresin e foltores.

Shoket e mij nuk jane foltoriste, jane thjesht njerez qe shprehin empati per aktivizimin tim politik. Une i falenderoj perulesisht per dashamiresine e tyre. Ne respekt te tyre po bej kete sqarim:

Fatos Hoxha i foltores eshte nje person tjeter qe une nuk e njoh. Edhe pse nuk e njoh i uroj qe Zoti ta ndihmoje ne rrugen ku ka hyre.

Por une dhe kongresi i foltores nuk kemi asnje pike takimi.

Une e di me siguri se ky kongres eshte dita e vakise se madhe per PD dhe demokratet do ta qajne gjate kete dite, si ata qe sot jane te qarte si puna ime per gjemen qe ka gjetur PD-ne, ashtu dhe ata qe sot skuqin shuplakat me harbim dhe mllef derdimenesh. Kongresi i foltores nuk eshte program politik, nuk eshte vizion, nuk eshte shprese nuk eshte zgjim, nuk eshte fuqi. Kongresi i foltores eshte vetem procesion.

Eshte procesioni i “liderit historik” drejt fundit te tij te palavdishem, eshte shetitja e fundit drejt rruges se vetasgjesimit, eshte perendimi i turpshem i vokacionit perendimor te PD-se,eshte foltorizimi i opozites, eshte ngadhnjimi i pamerituar i Edi Rames mbi shpirtin irredent demokrat.

Kongresi i foltores eshte nje ngajrje e zeze per demokratet, eshte deshperim, eshte fatalitet.

Une kam bere gjithshka kam mundur qe ky fatalitet mos te na binte mbi koke.

Une nuk jam pjese e foltores, pavaresisht se miqt e mij me kane degjuar emrin atje. Ndaj sot nuk me ngelet gje tjeter veçse te uroj Fatos Hoxhen e foltores, qe nuk e njoh, por qe e çmoj si demokrat, Zoti e ndihmofte ne hallin qe e ka zene!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.