Komisioni i Rithemelimit shpalli sot vakancën për kreun e Partisë Demokratike. Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, do të mbahen më 22 maj, dhe deri në këtë datë interesat e partisë do të drejtohen nga Komisioni i rithemelimit. Gjithashtu Komisioni i Rithemelimit shkarkoi nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD, Enklejed Alibeaj. Në Kuvendin Kombëtar, Komisioni i Rithemelimit vendosi që kreu i ri i grupit parlamentar të PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar i PD, i cili do te zgjidhet diten e sotme.
Author: tirana
Komandanti i brigadës së 36-të të marinës ukrainase Sergiy Volynsky (Volyn), i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në TV Habertürk që të zbatojë procedurën e “evakuimet” për ta dhe t’i çojë në Turqi. Këtë e raporton Ukrainska Pravda. “I dashur president Erdogan po ju drejtohem. Ne kemi 600 ushtarë të plagosur që kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë. Ne kemi me vete civilë që janë plagosur. Kemi gjithashtu qindra civilë dhe 60 fëmijë që kërkojnë siguri me ne, më i vogli është 4 muajsh, tani i bëj thirrje popullit turk, Presidentit që të zbatojë procedurën…
Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ne fjalen e saj ne Kuvendin Kombetar te PD ka akuzuar ish kryetarin Lulzim Basha per percarjen e partise. Topalli pranoi se “ne kemi heshtur” kur ne PD kriza dukej qarte. “Në 2013, tatëpjeta e PD mori vrapin. S’kishte nevojë për analiza për të kuptuar që kishte gjëra që nuk shkonin, disa përqafuan kryetarin e ri me shpresë se e ardhmja do buzëqeshte, por e ardhmja ngjante gjithnjë e më shumë me një rrokopujë e jo rrallë të shfaqej dhe më banale. Në krizë të thellë identiteti, përfaqësimi, lidershipi. Në parlament deputetët bënin betejë me…
Jozefina Topalli ëshjtë përlotur gjatë fjalës së saj në momentin e ngjitjes në podium në Pallatin e Kongreseve teksa e gjithë salla u ngrit në këmbë. Topalli tregoi mendimin e parë që i erdhi kur doli nga shtëpia për të ardhur në këtë Kuvend. “Kur dola nga shtëpia për një moment po mendoja sikur të kisha falë një moment tjetër më parë, e kisha thënë atë që unë kam thënë gjatë këtyre viteve”, tha Topalli.
Një efektiv polici i pikës doganore të Goricës në Korçë ka tentuar të vrasë me armën e shërbimit një person pas një sherri mes tyre. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur arrestimin e policit Aldo Braholli gjatë ditës së djeshme, i cili më datë 28 prill është konfliktuar me një person dhe gjatë sherrit ka nxjerrë armën e shërbimit për të qëlluar ndaj tij. Por, në sherr e sipër, personi me të cilin po konfliktohej Braholli ia ka marrë atij armën duke njoftuar më pas policinë. Sipas AMP, Braholli akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në…
Ish-ministri Arben Imami është një prej figurave të rikthyera që i bashkohet Kuvendit Kombëtar të PD të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit. Me organizimin e këtij Kuvendi Imami tha se demokracia dhe vendimmarrja në parti mund të funksionojnë. “Demokracia në parti dhe vendimmarrja në parti mund të funksionojnë. Si problem dua të veçoj parimin e përfaqësimit. Një grusht njerëz kanë pushtuar institucionet qendrore. Duhet të synojmë përfaqësimin e qytetarëve sa më denjësisht. Anëtarësia e partisë iu rikthye vendimmarrjes. Në referendumin e dhjetorit kishte pjesëmarrje masive. Partia duhet të jetë e hapur për njerëzit me merita. Sa më të rinjtë të…
Në Kuvendin e organizuar nga Sali Berisha janë rikthyer edhe ish-themelues të PD e bashkëpunëtorë të ngushtë të dikurshëm të ish-kryeministrit, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli. Përmes disa fotove të veçanta në nisje të Kuvendit vihen re momente pikante. Në disa prej fotove shihen përqafime mes ish-kryeministrit dhe ish-kryetares së parlamentit, dy ish-bashkëpunëtorë të ngushtë.
Ka nisur Kuvendi Kombëtar i PD, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Deputeti Belind Kelliçi ka hapur punimet e Kuvendit me fjalën e tij. Ai theksoi se “i vetmi ndryshim që kemi në dore e do e bëjmë është ai që vjen përmes ndryshimit tonë”. Fjala e Belind Këlliçit: Ky Kuvend i ka shanset të kthehet në historik se nëse sot Shqipëria lëngon, atdheu qeveriset keq, sundohet nga një klikë me në krye Ramën që merr gjithnjë e më shumë pushtet, kjo ka ndodhur padyshim dhe për fajin tonë. Ne duhet të mbajmë përgjegjësitë që na takojnë pse e lejuam…
Suprizë e këtij Kuvendi ka qenë edhe pjesëmarrja e deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupës. Në një deklaratë për mediat Zhupa tha se deputetët demokratë duhet të lënë pas sedrën dhe të bëjnë një hap drejt bashkimit. Ajo shtoi se pjesëmarrja e saj në këtë Kuvend është një shenjë bashkimi, duke theksuar se vetëm të bashkuar mund të fitojnë përballë Edi Ramës. “Që të bëjmë gjithçka që është e mundur që të jemi drejt bashkimit. Objektivi ynë është të fitojmë përballë Edi Ramës dhe jo të jemi të dytë dhe të tretë. Erdha si një shenjë bashkimi dhe vullneti për…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD. Berisha u shpreh se kjo e sotmja është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të Partisë Demokratike. “Së pari një përshëndetje të përzemërt të gjithë të ftuarve në këtë sallë. Mbi 40 e sa mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces. Përshëndetje më të përzemërta. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të Partisë Demokratike në konstituimin e forumeve të saj si…
Sali Berisha i dërgoi ftesë, për të qenë të pranishëm në Kuvend sot, të gjithë deputetëve të PD, por duket se këtë ftesë e kanë refuzuar deputetët që qëndrojnë me linjën zyrtare të Partisë Demokratike. Teksa pritet që punimet e Kuvendit të nisin për pak minuta, para Pallatit të Kongreseve janë mbledhur deputetët demokratë, mbështetës të Rithemelimit. Ajo që bie në sy është mungesa e Gazment Bardhit, Ervin Salianjit, Enkelejd Alibeajt, Grida Dumës, Agron Gjekmarkaj etj..
Ish-drejtori i Kabinetit të Lulzim Bashës i bashkohet ish-kryeministrit Sali Berisha. Dorian Teliti i është bashkuar e Kuvendit Kombëtar që po zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve. Teliti është edhe kandidat për Këshillin Kombëtar.