Ka nisur me një situatë të papritur emisioni i binjakëve Donald dhe Romeo Veshaj. Që në nisje, Donaldi dhe Romeo kanë rikthyer në formë imitimi takimin e ish-banorit të BBV me Bora Zemanin. Pasi balerinat përfunduan performancën, Romeo dhe Donaldi zhvilluan një dialog të shkurtër, ku nuk munguan notat e humorit: Romeo: Që kur i kam thënë ndiq zemrën tënde ka ikur për lesh. Donaldi: Po iki me balerinën. Erdha të dilja pak te promo, sa të bëja içik zhurmë, dhe do iki s eunë jam artist, unë jam piktor. Romeo: Më ndihmo në puntatën e parë, të të bëj…
Author: tirana
Ministrja Ogerta Manastirliu është zhvendosur në spitalin e Traumës, ku janë duke marrë ndihmë mjekësore 5 të lënduar nga aksidenti i ndodhur në Tiranë. Mjeku i Traumës ka deklaruar se në spital ndodhen 5 persona që po marrin ndihmë mjekësore, me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën, ku 2 prej tyre ndodheshin në automjet dhe 3 prej tyre në autobus. “Keni shpëtuar për mrekulli. Ka qenë vërtetë një atë e mirë”, dëgjohet t’u thotë ministrja të lënduarve. “Organizmi ka qenë shumë i mirë, shteti ka qenë në këmbë, policia, ambulanca ka mbërritur shumë shpejt”, u shpreh Manastirliu.
Analisti Ergys Mërtiri ka folur ditën e sotme për Kuvendin që do të zhvillohet nesër nga Berisha, ku sipas tij do të sjellë goditjen përfundimtare për ekzistencën e Partisë Demokratike. Ai thekson se Kuvendi do të përçajë përfundimisht dy kampet në PD. Në Report tv, analisti Mërtiri thotë se nuk ka asnjë shans për bashkim, pasi Berisha po vepron në mënyrë të njëanshme, duke shpërfillur totalisht palën që mbështet Alibeajn. Sipas tij, gjuha që ka përdorur ‘Rithemelimi’ kundrejt mbështetësve të Alibeajt ka qenë shumë e ashpër, madje ata i kanë akuzuar se bashkëpunëtor të Ramës, në këto kushte Mërtiri thotë…
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka mbërritur menjëherë në vendin ku një automjet është përplasur me autobusin.“Sot kemi pasur një aksident në buzën e Lanës, në zonën që është tek pallatet “Agimi” që është shumë pranë drejtorisë së policisë midis një autobusi dhe një makine. Në një qytet që lëvizin 200-220 mijë mjete në ditë. Është një aksident i pafat, kemi 5 të lënduar, por që janë të lënduar lehtë. Kështu që menjëherë pas inspektimit këtu do të shkoj në spital për të parë si janë të lënduarit. Pjesa e dramës njerëzore mbaron këtu. Ajo që do na duhet është…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Vlorë, ku u qëllua me armë ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës Astrit Aliraj, Juxhino Todit (dyshohet se ka ndërruar mbiemër). Burimet bëjnë me dije se pas një konflikti mes Juxhino Todi Alirajt dhe shtetasit Lisian Myrtaj, i cili është efektiv policie pranë repartit të Delta Forcë Vlorë, ky i fundit ka qëlluar me pistoletë ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës. Sipas burimeve gjatë konfliktit është përdorur edhe arme zjarrit, nuk dihet ende nëse kishte vetëm polici armë zjarri apo kishte edhe Juxhino, pasi në vendgjarje janë gjetur 4 gëzhoja, ku një…
Sot rreth orës 19:45, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. C., 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me një makinë dhe më pas ka përfunduar në lumin e Lanës. Bashkë me autobusin në Lanë ka rënë edhe një makinë. Autobusi ka qenë plot me njerëz, por për fat nuk ka pasur të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në orën 20:10 tek kinema Agimi.
A mund të ketë shoqëri të sinqertë mes dy gjinive të kundërta, pa flirt apo tentativa për një lidhje romantike? Opinioni është i ndarë në dy qëndrime krejt të kundërta për këtë çështje, por si mund të dalloni nëse një marrëdhënie shoqërore po përforcohet duke u bërë kështu në një raport më të afërt? Cilat janë shenjat që tregojnë se ju jeni më tepër sesa thjesht shokë? 1. Je personi i parë që merr në telefon për të ndarë pothuajse gjithçka (dhe anasjelltas) Çfarëdo që të ndodhë në jetën tuaj, merrni njëri-tjetrin të parin në telefon. Ndani bashkë çdo lajm,…
Ditën e sotme është publikuar lista me 420 kandidatët, nga të cilët do të zgjidhen 15o anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Deri tani, janë tre persona, emrat e të cilëve janë përfshirë në listë, të cilët kanë deklaruar se nuk kishin dijeni në lidhje me kandidimin e tyre. Regjizori Kastriot Çipi, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka sqaruar se dijeni për përfshirjen e emrit të tij në listë, ka marrë vetëm nga portalet. Ai tha se shpreson që kjo nuk është lista përfundimtare dhe emri i tij të mos jetë vërtetë i përfshirë në…
Kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca pasditen e sotme ndodhej në Dukat në Vlorës. “Në Dukat, ku me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural është ngritur një fabrikë për përpunimin e peshkut, me të gjitha standardet e sigurisë ushqimore për tregtimin në vend, si edhe eksporte të markës “VloraFish”, shkruan Rama në Facebook. Gjatë bisedës me peshkatarët ai nuk ka harruar të bëjë dhe batuta. “Na rrofsh sa malet”, i thotë një prej të pranishmëve në takim. Kryeministri: Sa malet jo, edhe kaq dhe mezi po mbaj. Ai u shpreh se…
Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur, ndryshe nga rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, thotë Matthias Hartwig, ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare, me bazë në Gjermani. Sipas tij, një shtet mund të ekzistojë nëse i përmbushë tri elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës. “Të tria këto elemente, Kosova i plotëson”, thotë ai. “Në rastin e pjesës lindore të Ukrainës, Rusia dëshiron të formojë një shtet që nuk ekziston, pasi ai është pjesë e një shteti tjetër dhe kjo përbën ndërhyrje të madhe në sovranitetin e një shteti”, thotë Hartwig për Radion…