Author: tirana

Deputeti i PD, Gazment Bardhi e ka cilësuar Kuvendin Kombëtar të PD, si një akt përçarës për të dëmtuar partinë. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ndërtimi i strukturave paralele, nga baza në qendër nuk është asgjë tjetër, vetëm një akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës. ‘Nesër Sali Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është bashkimi dhe lufta e të gjithëve bashkë me Edi Ramën. Interesi i Sali Berishës është përçarja,…

Read More

Përplasje me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Vlorë në lagjen e ’10 Korrikut’. Raportohet se janë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri ndërmjet dy makinave. Në pamje është makina me targa ‘AA858FY’, e cila është qëlluar disa herë dhe siç duket qartë ka një shenjë plumbi në xhamin e parë të saj në vendin e shoferit, i cili është identfikuar. Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është i armatosur dhe është larguar nëpër lagjet e qytetit të Vlorës. Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në konflikt, apo shkaqet e ngjarjes së rëndë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë është ndalur edhe në kantierin e Rilindjes së lagjes Kume, ku edhe ka ndjekur nga afër punimet. “Ka dalë kryevepër sepse ishte një çmenduri”, u shpreh Rama, ndërsa nuk kanë munguar as kritikat drejtuar inspektorëve. “Kjo është punë e ish-kryetarit të bashkisë, këto nuk duhet të ishin bërë. Shikoje, ajo duhet të ishte drejtë. Po kjo tjera, është jashtë normave të sigurisë. Ndërsa një qytetarë ndaloi për të shprehur pakënaqësitë e saj, kryeministri Rama iu drejtua: Rama: Sa fëmijë ke ti? Qytetarja: Dy. Rama: I ke bërë…

Read More

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti ka reaguar pasi emri i saj u largua në media të ndryshme si kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës.Përmes një postimi në Instagram, ajo ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se nëse do të punonte në qeveri do të ishte në SHBA.“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikane!Unë e dua Shqipërinë, por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim!!Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Bleona.

Read More

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë një thirrje të çuditshme nga Gjirokastra. Sot, teksa merr pjesë në hapjen e Panairit të Biznesit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë e qarkut të Gjirokastrës dhe të Janinës, u ka bërë thirrje djemve grekë të vijnë të punojnë, jetojnë dhe martohen në Shqipëri. “Bizneset apo miqtë grekë të vijnë të punojnë, të jetojnë, të dashurohen apo të martohen këtu në Shqipëri apo anasjelltas. Sepse mendja njerëzore dhe shpirti është njësoj si lumenjtë dhe zogjtë, të cilët nuk kanë pasaportë,”– shprehet Kumbaro. Ndërkohë që gjithë të tjerët rrinë dhe e dëgjojnë. Në…

Read More

Ish- kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në qytetin e Vlorës, ku u takuam me strukturat e partisë në një prej kafeve të zonës. Në një komunikim të shkurtër për mediat, Basha refuzoi të bënte deklaratë politike kur u pyet në lidhje me Kuvendin e demokratëve që do të mbahet ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve. Teksa pyetjes se përse ka zgjedhur pikërisht sot të jetë në Vlorë njësoj me kryeministrin Rama, Basha u përgjigj se nuk e dinte se ai ndodhej aty. “S’e dija që është këtu sot”, tha Basha. Në takimin me strukturat…

Read More

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo pati sot takime me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të qeverisë, si dhe me deputetë të opozitës. Thellimi i partneritetit mes dy vendeve ishte në qendër të vizitës. Para largimit nga Tirana, zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, foli me Zërin e Amerikës mbi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe pritshmëritë lidhur me reformat dhe luftën ndaj korrupsionit. Ndihmës Sekretarja jep detaje dhe mbi takimin që pati sot me deputetët…

Read More

Ish-kreu i PD refuzoi të bëjë deklaratë politike në lidhje me Kuvendin e ditës së nesërme por teksa u pyet se përse ka zgjedhur pikërisht sot të jetë në Vlorë në një ditë me kryeministrin Rama, tha se nuk e dinte se ishte edhe kryeministri. “Më vjen mirë që ju shoh. S’e dija që Rama është këtu sot”, tha Basha. Në këtë takim Basha shkoi i vetëm i pa shoqëruar nga deputetët demokratë, por nga ish nënkryetari PD Vlorë Gjergj Nika.

Read More

Si sot e 20 vite të shkuara, për herë të parë në Shqipëri një Kryetar Kuvendi do të jepte dorëheqjen për rrëzimin e një vendimi parlamentar. Nëse sot jemi mësuar që shumë nisma të rrëzohen nga Kushtetuesja, një akt i tillë nga një kryetar nuk është parë më. Kryetari i Kuvendit aso kohe, Namik Dokle, do të jepte dorëheqjen në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që do të shfuqizonte një votim të Kuvendit për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm, Arben Rakipi. Arsyeja për dhënien e dorëheqjes, do të shprehej ai, ishte “ruajtja e dinjitet të Kuvendit të Republikës…

Read More

Zakonet e njerëzve më të pasur dhe më të suksesshëm në planet ngjallin gjithmonë interes. Nga tre gjërat që Bill Gates ka gjithmonë në tavolinën e tij për të qenë më produktiv, te rutina e përditshme e mëngjesit e Elon Musk që e ndihmon atë të krijojë ide të reja. Secili ka veçoritë e veta, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk mund të krahasohet me atë të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. Nëse e keni parë, prej shumë vitesh, biznesmeni amerikan ka zgjedhur të ketë në dollapin e tij vetëm bluza gri , me mëngë të shkurtra dhe me mëngë…

Read More

Faktet jo të sakta rreth alternativave pa tym përhapin informacione të gabuara që prekin edhe të rriturit që mund të përfitonin prej tyre. Ato që vihet re se ngatërrohen më shepsh janë cigarette elektonike dhe pajisjet me ngrohje. Sigurisht që të dyja janë pjesë e të njëjtës bashkësi, pra alternativave që nuk emëtojnë tymin që shkakton djegia e cigares. Por për të kuptuar më mirë diferencat mes tyre lexoni me kujdes faktet e shkurtra më poshtë. Ndryshimi i parë Cigaret elektronike janë aparatura të vogla të cilat punojnë duke përdorur një lëng të përbërë nga nikotina, alkool tretës dhe shije…

Read More

Apple hapi dyqanin e saj online Self Service Repair të mërkurën pasi lëvizja “e drejta për riparim” ka ushtruar presion mbi rregullatorët amerikanë për t’u dhënë konsumatorëve më shumë kontroll mbi produktet e tyre. Programi i ri, do të ofrojë më shumë se 200 pjesë dhe mjete që klientët mund të përdorin për të riparuar iPhone 12, iPhone 13 dhe iPhone SE të gjeneratës së tretë. Konsumatorët do të jenë në gjendje të rregullojnë pjesë të tilla si ekrani, bateria dhe kamera, sipas Apple. Fillimisht nis në SHBA, por do të zgjerohet në vende të tjera, duke filluar nga Evropa,…

Read More