Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do zgjasë deri në 31 dhjetor 2022. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: Pika 3 shfuqizohet.Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon: “5. Gjendja e emergjencës në furnizimin…
Author: tirana
Në ceremoninë e certifikimit ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Mesditën e sotme, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua ceremonia e certifikimit të drejtuesve të Policisë, të cilët fituan gradën “Drejtues i Parë”. Në ceremoni ishte i ftuar, krahas pedagogëve të Akademisë së Sigurisë, edhe profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço, i cili, së bashku me dy kolegë të tij, u angazhuan vullnetarisht gjatë trajnimit, duke dhënë leksione, me qëllim rritjen e mëtejshme të performancës së lidershipit në Policinë e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë fjalës së tij, theksoi: “Sot, ju…
Polonia ka dërguar qindra tanke në Ukrainë si pjesë e dërgesave të armatimeve të rënda për ta ndihmuar atë të fitojë luftën kundër Rusisë. Varshava ka dërguar më shumë se 200 T-72 të prodhuara fillimisht nga Bashkimi Sovjetik, së bashku me artileri të lëvizshme, drone dhe raketahedhës si pjesë e një pakete prej 1.6 miliardë dollarësh. Aleatët e Ukrainës kanë rritur masivisht mbështetjen për Kievin ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen në lindje, ndërsa gjeneralët e Kievit thonë se Rusia po pëson humbje ‘kolosale’ në betejën kryesore për Donbasin. Oleksiy Arestovych, një veteran i shërbimit sekret ukrainas, i kthyer në…
Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar për vendimin e parë që ka marrë si kryeministër i vendit. Ai në Facebook ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun. “Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviç. Dritan Abazoviç u zgjodh dje kryeministër i Malit…
Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, ka reaguar për vendimin e djeshëm të Autoritetit Rrugor për devijimin e mjeteve nga veriu nga rruga e Rinasit. Sipas kryebashkiakut, ky vendim është i pamenduar dhe duhet të rishikohet nga autoritetet. “Është një vendim i pa menduar mirë, që shkakton jo vetëm zgjatje të udhëtimit në kilometra por edhe shtim të kostos financiare për banorët nga Shkodra dhe zonat e Veriut drejt aeroportit “Nënë Tereza” dhe kryeqytetit”, shkruan ndër të tjera Bardh Spahia. Reagimi i plotë i kryebashkiakut të Shkodrës: Jam njohur me vendimin e fundit të ARRSH për devijimin e rrugës nacionale drejt…
Prej disa vitesh në prokurorinë dhe gjykatën e Durrësit rezulton një dosje hetimore mbi skandalin ku 94 fermerë në Korçë dhe Pogradec rezulton të jenë bërë befas eksportues kromi! Kjo rezulton në letra, pasi këto familje nuk kanë prekur ndonjëherë krom me duart e tyre, por një aferë korruptive me qendër në Durrës duket t’i ketë futur në këtë valle. Sipas dosjes hetimore, pjesë e këtij mashtrimit është edhe kompania “Tur-Alb-Krom”, e administruar nga turku Fethi Kaya, një subjekt që ushtron aktivitet minerar në Zonën D në Bulqizë dhe që ka qenë objekt masash ndëshkuese nga Ministria e Energjisë për…
Greqia është goditur sërish gjatë orëve të fundit nga një tërmet i fortë. Forca e tërmetit ka qenë 4.8 ballë. Epiqendra e goditjes ka qenë 45 kilometra nga zona e Iraklisit dhe me thellësi 12 kilometra. Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale. Kujtojmë që Greqia prej disa muajsh është nën goditjen e vazhdueshme të tërmetit, ku dhe pak ditë më parë ka patur sërish lëkundje të forta.
Prokurori i Durrësit Arian Ndoja, cili i shpëtoi një atentati në nëntor të vitit 2019 te rrethrrotullimi i Shkozeti, u paraqit sot në Komisionin e Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit. Ashtu siç edhe pritej, seanca dëgjimore u karakterizuar nga replika të vëzhguesit të famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs për lidhje të prokurorit me krimin si dhe me kundërpërgjigje të prokurorit.Në vitin 2003, kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë si Prokuror në Durrës, Arian Ndoja, rezulton i pastrehë. Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye…
Në një seancë ku kërkohet prezenca e 10 personave si të dëmtuar nga vrasjet dhe vjedhjet e kryera, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dy personazhet e njohur të botës së krimit, do të njihen me akuzat para Gjykatës së Posaçme. I vetmi që do të përballet me viktimat e krimeve të tyre, është Dumani, sa kohë ish-miku i tij Talo Çela vijon të mbetet në kërkim. Në datën 5 Maj, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën paraprake për të vlerësuar dosjet në ngarkim të Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës. Familjarët e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, të Anxhelo…
Emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës janë kryefjala e momentit në çdo media. Megjithatë, disa kandidatë janë edhe fëmijët e personave të njohur të politikës, që me sa duket po trashëgojnë profesionin e prindërve. Bëhet fjalë për djalin e ish-ministrit të ndjerë, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi dhe Andi Mustafaj, djali i ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj. Gjithashtu, edhe pse e njohur tashmë në politikë përmes figurës së saj, një kandidate që vjenë ga familje politikanësh, është Rudina Hajdari, e bija e liderit të demokracisë, Azem Hajdarit. Sakaq, Klevis Balliu, i cili…
Britania do të dërgojë rreth 8 mije trupa ushtarake në Evropën Lindore që sipas Ministrit te Mbrojtjes Ben Wallace,( Uallis) do demonstrojë solidaritetin dhe fuqinë, ndërkohë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon. Dislokimi britanik prej afro 8 mijë trupave gjatë tre muajve të ardhshëm përbën angazhimin më të madh ushtarak britanik që nga koha e Luftës së Ftohtë. Ato do marrin pjesë në manovrat e mëdha ushtarake të Nato-s dhe aleatëve dhe do vendosen nga Finlanda deri në Maqedoninë e Veriut. Mbetet të shihet nëse këto trupa do vazhdojnë të mbesin në Evropën Lindore pas këtyre manovrave që me…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, do të transferohet pranë qendrave shëndetësore.Duke filluar nga data 1 Maj, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve, do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore. Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me…