Author: tirana

Një gardist është vënë në prangat e policisë së Gjitokastrës. I arrestuari është shtetasi me iniciale I.Q. 41 vjeç i cili akuzohet se transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia përmes kufirit të gjelbërt. Ndalimi i tij është bërë mesditën e kësaj të premteje nga anti-trafiku në Gjirokastër dhe AMP. Ai më parë ka qenë punonjës në SHÇBA momentalisht është punonjës i Gardës së Republikës. Ndër të tjera mësohet se ai kishte mbushur një furgon me klandestinë me destinacion drejt Tiranës.

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës një prej investimeve strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare, po jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë mbi 3 modele biznesi: Aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve, një kargo e mirëfilltë, e cila i mungon shtetit shqiptar.Në kantierin e hapur të kësaj vepre madhore ishte sot Kryeministri Edi Rama për të inspektuar ecurinë e punimeve. Aktualisht ka përfunduar gërmimi total i pistës me gjatësi 3.2 km dhe gjerësi 60 m, që do të mundësojë uljen e avionëve me kapacitet të madh, si dhe udhëtimet transoqeanike.“Jemi në kantierin ndërkombëtar…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka publikuar udhëzimin që duhet të dini nëse do të udhëtoni drejt Italisë deri më datë 31 maj 2022. I vetmi kusht për të udhëtuar në Itali është pajisja me certifikatën e vaksinimit, certifikatën e shërimit ose testi negativ për Covid-19. “Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit”. NJOFTIMI Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për udhëtimet drejt Italisë, aplikohen këto rregulla deri më datë 31 maj 2022: Lejohet udhëtimi për çfarëdo arsye. Mjafton të plotësohet…

Read More

Përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs, është shprehur prerë se nuk do të kishte dashur një prokuror si Arjan Ndoj. Në seancën maratonë, Jacobs, dha edhe argumentet se përse nuk do e kishte dashur një prokuror si Arjan Ndoj, duke nisur nga deklarat e tij për pagën si avokat, me tej si prokuror e për të përfundur me ditën e atentatit, kur prokurori në fjalë udhëntonte në makinë me persona të njohur të botës së krimit. “Meqnënëse kam te drejtën të ndaj opinionin tim me ju. kur po përgatitesha për seancën po mendoja nëse do doja të kisha një prokuror si…

Read More

Komisioni i Rithemelimit ka bërë publike sot listën e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike. Floriana Garo, drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit bëri të ditur se lista e kandidatëve do të votohet nesër më datë 14:00! Në Kuvendin Kombëtar sipas Garos do të ketë shumë personalitet dhe figura të njohura të PD-së, ndërkohë që ka lexuar dhe emrat e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar, ku në total garojnë 420 emra të selisë blu. Mes emrave të njohur bie në sy kandidatura e Bujar Kapexhiut, Bleona Qerretit, Renis Gjokës, Julian Dedës, Rubens Shimës, Rajmonda Bulkut,…

Read More

Një shpëthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në një fabrikë llaku dhe bojërash të tjera në zonën e Tuzlas, në pjesën aziatike të Stambollit. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të madh, i cili ka tronditur zonën, por paraprakisht, autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 3 të vdekur dhe 9 të plagosur. Fillimisht zjarri nisi në një repart të fabrikës dhe më pas u përhap në reparte të tjera. Ndërkohë që vijonin flakët, personat që gjendeshin aty kanë marrë telefonat për të filmuar duke fiksuar edhe momentin e shpërthimit të madh. Në një lidhje televizive, Prof.…

Read More

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratite, i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mblidhet nesër në orën 10:00. Kuvendi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo në një deklaratë për shtyp nga selia blu bëri të ditur se do të ketë shumë diskutantë, përfshirë kontributorë të PD, themelues, por edhe prurje të reja. Garo tha gjithashtu se verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë elektronike si në atë të 11 Dhjetorit. Sakaq, Komisioni i Rithemelimit ditët e fundit ka organizuar zgjedhjet me një anëtar një votë, në 70 degë të partisë. Nga…

Read More

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq dhe më 13 maj do të vazhdojnë diskutimet për një zgjidhje për targat. “Më vjen mirë të njoftoj se pas konsultimeve të mia me dy kryenegociatorët dje dhe sot, ne ramë dakord të vazhdojmë diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për çështjen e targave në Bruksel më 13 maj”, ka thënë Lajçak. Më 21 prill, në Bruksel, kryenegociatorët në dialogun…

Read More

Një video e postuar në “Instagram” nga ylli argjentinas, Lionel Messi ka mahnitur të gjithë, teksa ai tregon aftësitë e tij të mrekullueshme me topin. Sulmuesi i PSG-së shfaqet në video teksa është duke provuar këpucët e reja sportive të Adidas në një mënyrë interesante. Ai ka vendosur një shportë rreth 40 metra largë dhe godet tre herë topin brenda saj. Sakaq, fansat kanë filluar të reagojnë në komente duke vënë në dyshim vërtetësinë e videos. Madje shumë pyesin nëse ai është një njëri normal, pasi është tepër e vështirë për të mos thënë e pamundur që të futësh topin…

Read More

Është vendosur tashmë që Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet më datë 4 maj, ora 12:30, ku do të diskutohet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Kjo konferencë mblidhet pas kërkesës së bërë nga kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ajo do të drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndërsa do i përmbahet 2 pikave të rendit të ditës: Përcaktimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës; Përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit. Në tryezë do të ulen kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ai demokrat Enkelejd Alibeaj, së bashku…

Read More

Si ç’bën me dije Agjencia Franceze e lajmeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ai rus, Vladimir Putin janë ftuar të marrin pjesë në Samitin e G20-ës që do të mbahet në Bali të Indonezisë nëntorin e ardhshëm. Paraprakisht flitej që Rusia të mos thirrej për shkak të ngjarjeve në Ukrainë dhe u mendua të mbahej një takim mes 19 vendeve. Mirëpo, Indonezia, që është dhe vendi pritës, këmbënguli që të mos mbahet një samit i G-19, por të ftohen të gjitha vendet. Kremlini tha se Rusia po përgatitet për samitin e G20 të këtij viti në Indonezi, por ende nuk…

Read More

Një operacion policor i koduar “Pages” është finalizuar me sukses nga “blutë” e Tiranës, i cili konsiston në goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Në pranga është vendosur 33-vjeçari M. M., nga Vora, i cili kishte përshtatur subjektin e tij për ushtrimin e lojërave të fatit. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy aparate celulare, si dhe para që dyshohet se rridhnin nga ky aktivitet i paligjshëm. Njoftimi i Policisë: Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Pages”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati…

Read More