Author: tirana

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani nisi jetën e re në Tiranë. Tashmë ajo ka gjetur një shtëpi me qira, por ka një problem me lagjen pasi nuk ka parkim për makinën. Si pasojë, modelja e njohur është e ‘detyruar’ që ta lërë makinën në vende që nuk lejohet parkimi. E si pasojë ka marrë edhe 5 gjoba. Këtë e zbuloi vetë ajo përmes disa videove në “Instastory”, ku u bëri thirrje policëve të Tiranës që të mos i vinin më gjoba. Beniada tha se do të vendoste targën e makinës në “Instagram” në mënyrë që ta njihnin.…

Read More

Sipas komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, miliarderi Elon Musk ka shitur 4.4 miliardë dollarë aksione të kompanisë së tij të makinave elektrike Tesla, pasi bleu rrjetin social Twitter-in. Mësohet se aksionet e Tesla ranë ndjeshëm në fillim të kësaj jave për shkak të shqetësimeve se Musk do të shiste një pjesë të aksioneve të tij për të financuar marrëveshjen për kompaninë e mediave sociale. Megjithatë, ai shkroi në Twitter se nuk kishte në plan të shiste më nga aksionet në prodhuesin e makinave. Musk ofroi rreth 44 miliardë dollarë për të blerë Twitter-in. Për të financuar…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoji sot se Këshilli i Ministrave ka kaluar një projektligj për autonominë spitalore. Ai do të kalojë paraprakisht në Komision dhe synon që t’i japë një pavarësi sistemit shëndetësor në vend. Sipas Manastirliut, kjo bëhet për rritjen e cilësisë së shërbimeve, duke e konsideruar si një pikë kthese për shëndetësinë. Ministrja shtoi se do ngrihet edhe një Komitet Ekspertësh për një planifikim spitalor Kombëtar. “Projektligj që do kalojë në Komisionet Parlamentare. Do sjellë një model të autonomisë spitalore. Vjen në këtë sistem të ri që plotësohet me këtë kuadër ligjor. Vjen nëpërmjet kartës së performancë.…

Read More

Gjatë një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh sot se kriza ekonomike ka prekur edhe këtë sektor, por ajo hodhi poshtë faktin se fabrikat e prodhimit të qumështit janë në prag falimenti. Po ashtu, Krifca theksoi se rritja e çmimit të qumështit do të ndikojë për mirë tek fermerët. Lidhur me imputet bujqësore, ministrja tha se janë të varur nga çmimet ndërkombëtare dhe kjo është e pashmangshme. Më tej, ministrja tha se fermerët shqiptarë mbulojnë 95% të nevojave të vendit me qumësht dhe se ka shumë pak import. “Kriza ka prekur dhe…

Read More

Ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi, lajmëroi sot se qeveria do të hartojë një ligj të posaçëm strikt që do përcaktojë rregullat për mënyrën se si do mbillet kanabisi për qëllime mjekësore, vendi si dhe mënyrën për të marrë licencën. Në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi theksoi se “disiplinimi me ligj do jetë strikt e s’do ketë të bëjë me hapësirë për cdo kënd që do mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme”. Pyetje: Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, si do kontrollojë qeveria që mos të kemi kultivim në tregun informal? Ministri Bledi Çuçi: Nuk ka lidhje…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për autonominë spitalore. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo autonomi do të vijë përmes kartës së performancës, pra do ta marrin spitalet që do të plotësojnë kriteret e vendosura. Manastirliu: Kemi miratuar projektligjin për spitalet, kurorëzohet pas një pune të gjatë. Synohet të kalohet në një nivel të ri të shërbimit spitalor në vend. Ishte koha që ky projektligj të vinte, do të kalojë menjëherë në diskutime në Komisionet. Do të sjellë një model të ri, të autonomisë spitalore. Vjen në këtë sistem të ri që plotësohet nëpërmjet kartës së performancës,…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vijon të bëjë apel për të ndaluar luftën pasi ky konflikt po pengon furnizimin e botës me ushqime. Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Zelensky mbajti një konferencë për mediat ku u shpreh se bota ndodhet në prag të krizës ushqimore, e për këtë arsye duhet që lufta me Rusinë të marrë fund, shkruan “BBC”. Po ashtu, Zelensky u ndal edhe tek diskutimi me shefin e OKB-së, ku tha se një ndër temat e bisedës mes tyre ishte çështja për zhbllokimin e porteve të Ukrainës për të lejuar eksportin e ushqimeve, për…

Read More

Ka disa ditë që qarkullon lajmi se është arritur një marrëveshje verbale mes Rudiger dhe Real Madrid dhe mbrojtësi me shumë gjasa do kalojë tek madrilenët me parametra 0 në merkaton e kësaj vere. Marrëveshja pritet të jetë për 4 sezone ose 4+1, me një sërë kushtesh nga pas. Gjithashtu “MARCA” zbulon se Rudiger do të paguhet afro 9 milion euro në sezon, si dhe gjermani do të përfitojë një bonus për nënshkrimin e tij i cili mendohet të jetë tetë milionë euro, i llogaritur me dy në sezon. Me këtë, paga e Rudiger do të jetë 11 milionë euro…

Read More

Vladimir Putin mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka paralajmëruar Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë. Sipas “The Sun” Ben Wallace ka paralajmëruar se Putin mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores më 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë me nazistët e botës”. Kjo vjen pasi u tha se Presidenti rus të niste një sulm bërthamor sesa të lejonte Rusinë të humbiste luftën.

Read More

Prokurori Arjan Ndoja është tashmë i njohur për të gjithë opinionin publik, pas përfshirjes në atentatin e para disa viteve ku humbi jetën shoferi i tij. Sot, Prokurori i Durrësit do të dalë para Vetting-ut pasi ka nisur procesi ndaj tij. DISK ka konstatuar përshtatshmëri të figurës për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Gjithashtu, sipas DISK, Arjan Ndoja dyshohet mes të tjerash se ka favorizuar persona me precedent penal gjatë detyrës së tij. Po ashtu, rezulton se në vitet 2009 dhe 2010 ai ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion, duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt…

Read More

Dhjetë ushtarë rusë janë identifikuar si “kasapët e Buches” nga autoritetet ukrainase, mes të cilëve është një balerin profesionist dhe një burrë, që festoi ditën e lindjes duke kryer një masakër. Grupi, i përshkruar si ” kriminelë lufte ” nga Kievi , besohet të jetë nga Brigada e 64-të e forcave ruse. Ata u vendosën në Bucha ndërsa mizoritë e supozuara po kryheshin nga trupat ruse .Të quajtur “Dhjetëshja e neveritshme”, fytyrat dhe emrat e burrave u publikuan nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Midis 10 ushtarëve të identifikuar janë rreshteri i ri Viacheslav Lavrentiev, një zjarrfikës para luftës, artisti…

Read More

Policia e Tropojës ka konstatuar një tjetër rast të kultivimt të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura, të njohura si “shtëpi bari”, fenomen ky i cili po gjen përhapje të gjerë në vendin tonë. Burime zyrtare policore njoftojnë se falë finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Valbona”, u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e shtetasit Shpëtim Selimaj, ku u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë të dyshuar…

Read More