Author: tirana

Sulmuesi egjiptian i Liverpool-it, Mohamed Salah fitoi çmimin “Futbollisti i Vitit”, një çmim vjetor që ka nderuar lojtarët më të mirë të Premier League që nga viti 1948, sipas shtypit anglez. Ai u përzgjodh nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit duke marrë kështu përqindjen më të madhe të votave (48%). Ky është çmimi i dytë për yllin e Liverpoolit, ndërkohë që hera e parë ishte në sezonin 2017/ 2018. Në garën për këtë çmim ai la pas De Bruyne dhe Declan Rice, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Ndërsa për femrat, fituese u shpall sulmuesja e Chelsea të…

Read More

Gatimi është një nga pasionet kryesore të Arbana Osmanit, e cila jo vetëm që poston shumë prej gatimeve të saj në “Instagram”, por ka shkruar edhe një libër me receta. Ndërkohë, Arbana bëri së fundmi një postim në profilin e saj ku i’u sugjeronte fansave të saj myslimanë të provojnë një recetë gatimi për iftarin. Mirëpo, ajo e ka fshirë brenda pak minutash për shkak se kuptoi gafën e bërë. Në fotot e siguruara nga ‘Express Rozë’, shihet teksa ajo sugjeronte një recetë me mish derri dhe verë të bardhë. Me shumë gjasa, Arbanës i ka shpëtuar fakti se besimtarët…

Read More

Luka Modric ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me Real Madrid deri në vitin 2023 me një opsion për sezonin e ardhshëm, bën me dije prestigjozja spanjolle “AS”. Si duket, kroati nuk di të ndalet dhe mosha është thjesht një numër për të edhe pse është plot 36 vjeç. Por kjo shifër nuk reflektohet fare në atë se çfarë bën ai në fushën e lojës. Madje, kroati vlerësohet aq shumë nga madrilenët sa që thuhet se Real Madrid i ka ofruar mesfushorit një pozicion të ri te klubi në momentin që do të dalë në pension. Zëra të shumtë…

Read More

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Mariola Kaçani ka bërë publik lajmin e gëzueshëm se pret të bëhet nënë për herë të parë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, teksa ka uruar partnerin për ditëlindje, këngëtarja ka ndarë një foto, ku shihet bashkë me partnerin që mbajnë duart te barku i rrumbullakosur, duke lënë të kuptohet që ajo është në një pritje të ëmbël. “Edhe 100 të tjera zemër. Të uroj shëndet e vetëm lumturi pranë nesh. Gëzuar ditëlindjen babi Aldo. Të duam shumë shumë”, shkruan ajo. View this post on Instagram A post shared by Mariola…

Read More

Agresioni ushtarak në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë kanë ashpërsuar problemet globale me prodhimin dhe ofertën dhe kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës, gazit, drithërave dhe metaleve, bën me dije Banka e Shqipërisë. Projeksionet flasin për rritje afatshkurtër për inflacionin, që do të sjellin rritje të kostove të prodhimit, uljen e konsumit, uljen e investimeve dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike. Sektori bankar i Shqipërisë nuk pritet të ndikohet nga konflikti Rusi-Ukrainë, por bankat duhet të vlerësojnë rreziqet e reja dhe të marrë masa për to. BSH ka bërë një vrojtim me bankat për luftën dhe pritet që kohëzgjatja…

Read More

Një anije luftarake në Gjirin e Vlorës është parë të nxjerrë tym dhe për këtë situatë ka ardhur një reagim nga Ministria e Mbrojtjes, e cila sqaron se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës. Episodi i shfaqur është pjesë e skenarit në rastet kur bie zjarr në bordin e një mjeti lundrues dhe anijet e Forcës sonë Detare angazhohen për të shuar flakët. Rasti i fundit i angazhimit të anijeve të Forcës sonë Detare në një operacion për shuarjen e flakëve në një mjet lundrues në det…

Read More

Ulja e avionit të parë që do të kryejë fluturime direkte Tiranë-Nisë është një lajm i mirë për kryeqytetin, sidomos në prag të hapjes së sezonit të ri turistik. Është një mundësi jo vetëm për qytetarët e huaj që do të vizitojnë vendin tonë, por edhe për bizneset vendase e të huaja, për promovimin e Tiranës dhe turizmin shqiptar. Në ceremoninë e uljes së avionit të parë të linjës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një lajm i shkëlqyer në vitin kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë për ta promovuar edhe më shumë atë.…

Read More

Çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur sërish gjatë ditës së sotme, me 10 lekë për litër, duke reflektuar shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Sipas burimeve nga tregu, Bordi i Transparencës ka vendosur sot që një litër naftë do të tregtohet tashmë me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte deri sot, sipas vendimit që ishte marrë në datën 27 prill. Ky është niveli më i lartë që nga data 26 mars. Në rritje është edhe benzina, që do të tregtohet me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani. Gazi është rritur me dy lekë për litër, në…

Read More

Çdo ditë e më shumë po kuptojmë se fenomeni i “shtëpive të barit” është tejet i përhapur në Shqipëri. Jo më larg se sot, Policia e Tiranës ka zbuluar një jetër ambient ku ishte investuar në teknologji dhe mjete të përshtatshme për të kultivuar kanabisin në vende të mbyllura. Mësohet se “shtëpia e barit” është gjendur në zonën e Kasharit në Tiranë, por deri në këtë moment nuk ka ende të arrestuar. Megjithatë, uniformat blu po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia njofton:  Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 në Tiranë, bazuar…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljed Alibeaj ka dhënë një prononcim për gazetarët pas takimit që pati me Ndihmës Sekretaren për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfrie. Alibeja u shpreh se ai mori mbështetjen nga zyrtarja e DASH për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme pro amerikane. Kreu i grupit parlamentar demokrat u pyet edhe nëse Berisha ishte pjesë e diskutimeve në këtë takim, duke mos dhënë një përgjigje për këtë, por ritheksoi se zyrtarja e DASH ofroi mbështetjen e saj për një opozitë që sheh nga e ardhmja. “Pata kënaqësinë ta takoja. Diskutuam për…

Read More

Pajtim Krasniqi, ose si ç’njihet ndryshe me emrin e artit Dj PM ka publikuar së fundmi një fotografi me Rita Orën duke rikthyer kështu një kujtim të bukur të tij. Artisti theksoi se fotoja është realizuar para disa kohësh, ndërsa krahas saj shkruan: “Moti shumë”. Në këtë foto, 2 artistët shihen të afërt teksa pozojnë për një selfie. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ata janë takuar në ndonjë koncert të këngëtares jashtë vendit apo kur ajo ka qenë në Kosovë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detajet e takimit të ditës së sotme me zëvendës ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, të zhvilluar në ambientet e kryeministrisë. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se me zyrtaren e DASH biseduan gjatë për ecurinë e reformave, forcimin e drejtësisë, çështjen e integrimit dhe Ballkanin e Hapur. Postimi i Ramës: “Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried🇦🇱🤝🇺🇸 Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për…

Read More