Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rriten sërish çmimet e naftës me 10 lekë për litër

12:39 / April 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nafta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur sërish gjatë ditës së sotme, me 10 lekë për litër, duke reflektuar shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Sipas burimeve nga tregu, Bordi i Transparencës ka vendosur sot që një litër naftë do të tregtohet tashmë me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte deri sot, sipas vendimit që ishte marrë në datën 27 prill.  Ky është niveli më i lartë që nga data 26 mars.

Në rritje është edhe benzina, që do të tregtohet me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani.

Gazi është rritur me dy lekë për litër, në 106 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e shtrenjtimit lidhet me rritjen e karburantit në bursat ndërkombëtare, që ka arritur në 1200 dollarë për ton. Edhe në këto nivele që po tregtohet nga ne, ata pohojnë se çmimet e bordit janë nën kosto dhe prej tre ditësh ata po operonin me humbje.

Çmimi në bursa është momentalisht 1200 dollarë për ton, por, sipas tregtuesve të karburanteve, nëse ai e kalon 1240 dollarë për ton, që njihet dhe si pikë e rezistencës, nafta në tregun vendas mund të arrijë deri në 300 lekë për litër.

Çmimet e naftës shënuan rritje të fortë në fillim të marsit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që çorientoi burimet e furnizimit kudo në botë. Nafta në tregun vendas arriti deri në 260 lekë për litër në tregun vendas në javën e dytë të marsit, nga 195 lekë në fund të shkurtit. Me krijimin e Bordit të Transparencës nga qeveria, çmimet po vendosen nga ky bord. Aktorët e tregut pohojnë se vendosja e çmimeve po e ul fleksibilitetin e operatorëve për të qenë eficientë ndaj lëvizjes së shpejtë të tregjeve, ndërkohë që po detyrohen që të mbajnë humbjet që po vijnë nga fiksimi i çmimeve./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.