Pas takoi kryeministrin Edi Rama, Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried ka nisur takimin me përfaqësues të opozitës. BalkanWeb mëson se ka qenë kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj që e ka pritur zyrtaren e lartë në Kryesinë e Kuvendit, i shoqëruar nga deputetja Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi. Në takim janë të pranishëm edhe Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor si dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Kujtojmë se Escobar erdhi që dje në Tiranë, ku zhvilloi një takim edhe me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi.
Author: tirana
Intervistë me ambasadorin e Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, për gjendjen dhe potencialin në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale Shqipëri-Gjermani. Deutsche Welle: Zoti Ambasador, në fillim të muajit prill në Tiranë u nënshkrua një marrëveshje për njohjen e konvertimit të lejeve të drejtimit të automjeteve, kjo falë edhe angazhimit tuaj. Marrëveshja e nënshkruar në Tiranë hyn në fuqi më 1 qershor 2022, ndërkohë që disa lande kanë filluar t’i njohin patentat e Shqipërisë. Lande të tjera, si Berlini për shembull, ende nuk kanë nisur procesin e plotë të njohjes. A do të thotë kjo se më 1 qershor është e sigurt…
Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried u ndal fillimisht në Kryeministri ku u prit në një takim nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Diplomatja amerikane shoqërohet në këtë takim edhe nga ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, si dhe nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. Pas përfundimit të takimit me Kryeministrin Edi Rama, mësohet se zyrtarja e lartë e DASH do të takohet edhe me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Enkelejd Alibeajn dhe…
Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ngritur sërish një shqetësim që vjen nga fermerët shqiptarë. Teksa postoi pamje nga një arë e mbjellë me grurë, Braçe thekson se fermerët janë në ankth për çmimin dhe se si do të duhet ta shesin grurin në treg. Postimi i Erion Braçes:GRURI NE PIKEN KRITIKE;Fazene e kallirit!Kerkon UJE-me cdo menyre dhe PLEHRA KIMIKE-te lira; DUHET QE GRURI TE PLOTESOJ KOKREN!Atehere; ketu jemi tek Arbri ne Bashtove, perballe nesh po e njejta ekonomi; ka 25 hektare me kete grure, 23 leke…
Një prej artistëve më të pëlqyer shqiptarë dhe padyshim më të suksesshëm në SHBA është Gashi. Ai është autor i shumë hiteve dhe gjkithmonë di si t’i kënaqë ndjekësit e vet. Së fundmi, reperi ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku ka nënkuptuar se mund të mbajë një turne muzikor në Shqipëri dhe Kosovë. Gashi ka publikuar datat e turit të tij botëror që pritet të zhvillohet këtë verë, por aty nuk ka përfshirë as Shqipërinë dhe as Kosovën. Megjithatë, ai thotë se ato nuk janë përfshirë pasi po mendon që këtë verë të mbajë një turne vetëm për…
Sipas revistës “TIME”, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky qëndroi stoik dhe nuk pranoi të largohej nga Kievi as kur vrasësit rusë po përpiqeshin të sulmonin ndërtesën ku ai po qëndronte me qëllim për ta eleminuar atë. Këshilltari presidencial i Zelenskyyt, Oleksiy Arestovych ka dkelaruar së fundmi për revistën “TIME” se presidentit i ishte kërkuar të shkonte në një strukturë të sigurt larg kryeqytetit, pasi këshilltarët e paralajmëruan atë se rezidenca e tij ishte në rrezik nga snajperat dhe granatat. Zelenskyy dhe ndihmësit e tij iu dhanë jelek antiplumb dhe pushkë sulmi, por jo të gjithë dinin se si t’i përdornin ato.…
4 makina super luksoze të cilat dyshohet se janë vjedhur në Bashkimin Evropian u sekuestruan nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Lux 2022”. Burime policore bëjnë të ditur se tre persona janë proceduar penalisht dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto automjete u janë nënshtruar ndërhyrjeve dhe modifikimeve në numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas janë tregtuar te persona të ndryshëm. Njoftimi i plotë i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Lux 2022”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë,…
DashiNë dashuri është e rëndësishme të përpiqeni të ndryshoni këndvështrimin tuaj për t’u ndjerë më i kënaqur. Në punë do të ketë lajme shumë pozitive. DemiDuhet të përpiqemi të gjejmë mënyrën e duhur për të qenë të lumtur në dashuri. Në punë, marrja e vendimeve të nxituara nuk do ju sjellë aq shumë dobi. BinjakëtDebati mund të jetë në rendin e ditës, ndaj bëni kujdes në çështjet e dashurisë. Mos e shtyni marrjen e vendimeve në punë, koha është tani. GaforrjaEdhe nëse kjo periudhë nuk është më e mira, nuk është as më e keqja. Në punë duhet të merren…
Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke sjellë shira të pakët në zonat Jugore. Po ashtu pjesërisht zonat Qëndrore dhe Veriore do të kenë reshje të pakta. Ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit do të jetë me mot të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor –…
Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të largohen menjëherë nga rajoni i Transistrisë në Moldavi. Nuk dihet nëse inteligjenca izraelite ka informacione se Rusia mund të sulmojë Moldavinë, por më herët një gjeneral rus që zbuloi planet e Moskës tregoi se Rusia kishte synim edhe pushtimin e këtij shteti. Transnistria është një enklavë e vogël separatiste, me kryeqytetin e saj në Tiraspol, e cila nuk njihet nga asnjë nga vendet e OKB-së (as Moska) e lindur nga një kryengritje e armatosur që ndodhi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1992.
Empatia është një koncept shumë i rëndësishëm për njerëzit dhe shoqërinë tonë në përgjithësi. Në fakt, vitet e fundit po bëhen gjithnjë e më shumë debatet se sa e rëndësishme është. Megjithatë, përveç pjesës së marrëdhënieve njerëzore, duket se kjo veçori konsiderohet shumë e rëndësishme për vendin e punës. Sidomos për njerëzit që janë në pozicione drejtuese. Sipas ekspertëve, shfaqja e një ndjeshmërie superiore në vendin e punës, ka një ndikim shumë pozitiv në psikologjinë e punonjësve, diçka që ndihmon në funksionimin më të mirë të të gjithë kompanisë. Krahas aftësive të tjera që duhet të kenë personat në pozitat e pushtetit, empatia…
Ky është momenti kur Dritan Abazoviç betohet si kryeministër i Malit të Zi. Pas një seance disa orëshe debati, kabineti i Abazoviç mori 45 vota pro nga 81 që janë në Parlamentin malazez, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër. Për qeverinë e Abazoviçit votuan 16 deputetë të partive që përbëjnë koalicionin qeveritar si dhe 29 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviçit, i cili nuk ka përfaqësues në Qeveri. Partitë ne pushtet janë Lëvizja Qytetare URA, e kryeministrit Abazoviç, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe (SNP), Partia Socialdemokrate (SDP) dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Në seancë…