Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried u ndal fillimisht në Kryeministri ku u prit në një takim nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Diplomatja amerikane shoqërohet në këtë takim edhe nga ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, si dhe nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Pas përfundimit të takimit me Kryeministrin Edi Rama, mësohet se zyrtarja e lartë e DASH do të takohet edhe me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Enkelejd Alibeajn dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku.
