Author: tirana

Shkencëtarët kanë krijuar modelin e parë të rrezikut nga tërmetet për të gjithë Evropën, i cili do të përbëjë bazën për masat zbutëse dhe për t’i bërë komunitetet më elastike ndaj ndikimeve të fatkeqësive natyrore. Ekipi, i udhëhequr nga anëtarë të Shërbimit Sizmologjik Zviceran dhe Grupit të Sizmologjisë dhe Gjeodinamikës në ETH Cyrih, thotë se me grupet e të dhënave të përditësuara të modelit të rrezikut, ata kanë një ide më të qartë të vlerësimeve për të gjitha pjesët e Evropës. Modeli i tyre konfirmon se Turqia, Greqia, Shqipëria, Italia dhe Rumania janë vendet me rrezikun më të lartë të…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut. Mësohet se janë përplasur 3 automjete e për pasojë janë plagosur 3 persona. Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe ende nuk dihet gjendja e tyre. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Read More

Policia e Kosovës, në dy operacione të ndara gjatë së enjtes, arrestoi tre persona, sekuestroi 255 gramë kokainë dhe mbi 10 mijë euro. Sipas njoftimit, sekuestrimi i parë ndodhi në Pejë, në orën 10:50, ku pas një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit B.L., u sekuestruan 163 qese të vogla me kokainë, dy telefona mobilë dhe 10.670 euro. Janë bastisur edhe dy shtëpi të tjera ku dyshohet se i arrestuari i ka shfrytëzuar për fshehje dhe shitje të substancave narkotike. Ai u arrestua dhe pas intervistimit të prokurorisë për krime të rënda, iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh.…

Read More

Banorja e “Big Brother”, Aisleyne Horgan-Wallace ka pësuar aksident. Makina e saj doli jashtë kontrollit dhe u përplas me një mur, ndërsa 43-vjeçarja u dërgua në një ambulancë me barelë. Aisleyne tha për MailOnline se ishte në “dhimbje dhe agoni, ishte e mërzitur kur mjekëve iu desh t’i prisnin veshjet e saj të sportit Versace dhe nuk mund të ndalonin të vjellat pas aksidentit”. Sipas Insajder, ajo po pret t’i nënshtrohet një terapie, e cila do të përcaktojë nëse do t’i rikthehet përditshmërisë.

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Parlament përmendi edhe zgjedhjet presidenciale, ku ftoi opozitën të bëhej pjesë. Por ai tha se edhe nëse ata nuk angazhohen, presidenti do të bëje betimin me 24 korrik. “Sali Berisha vonoi në 2012, ku u pengua një projekt i KFV-së dhe PS me LSI në e zhbllokuan dhe Kosova tani gëzon rrjetin më të mirë të ujësjellësit. Të pakta kanë ngelur territoret në Shqipëri ku nuk ka një projekt të KFV, apo nuk do të pini ujë se ka investuar Gjermania. E keni kthyer në modë,…

Read More

Fotot e mëposhtme janë nga seanca e Kuvendit në ditën e sotme. Pamjet e shkrepura nga Agim Rama tregojnë veshjet e deputeteve gjatë seancës së sotme plenare. Monika Kryemadhi si dhe Grida Duma kanë bërë dallimin nga deputetet e tjera në sallë, pasi kanë sjellë ngjyrat e çelura dhe të pranverës. Kryemadhi ka zgjedhur që të vishet me ngjyrë rozë, ndërsa Duma ka bërë një ndërthurje mes ngjyrës së bardhë dhe bezhë.

Read More

Një ushtar rus ka pranuar se humbjet e trupave ruse në Ukrainë janë shumë të mëdha. Pas disa përgjimeve të bëra nga spiunët ukrainas, dëgjohet një ushtar rus i cili ka thënë se kanë humbur jetën 25900 luftëtarë në luftë. “Djemtë tanë janë vrarë” i thotë ushtari një shoku në një transkript të postuar në internet nga shërbimi sekret i Ukrainës. “Tregimi zyrtar është një gjë, por unë do t’ju them tani – 25,900 kanë vdekur. Kjo është në dy muaj”, shton ai. Në një pjesë tjetër të telefonatës së përgjuar, një ushtar i dytë flet për vdekjen e tmerrshme…

Read More

Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është përfshirë në një debat me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, pasi ky i fundit foli për të përndjekurit politikë dhe dëmshpërblimin që ata marrin. Alibeaj tha se Manja i përmend të përndjekurit politikë vetëm për formë, teksa e sfidoi ministin që të mbështesë ligjin për dekomunistizimin. Nga ana tjetër, Manja tha se qeveria shqiptare është e vetmja që u ka dhënë mundësi shqiptarëve të njihen me të kaluarën e tyre, teksa kërkoi nga Alibeaj që të largojë nga Grupi Parlamentar anti-amerikanin dhe sovjetikun e fundit, duke iu referuar Sali Berishës. Debati: Enkelejd…

Read More

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, kryetarja e LSI thirri në interpelancë ministren, Bora Buzhaqi dhe jo Muzhaqi. Edhe pse kërkoi falje, ky lapsus i saj solli edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “E dashur Monikë, jemi kolegë të vjetër, Muzhaqi është mbiemër shumë i madh dhe i uroj Borës si vajzë e re që ta justifikojë mbiemrin që mban dhe do ju kërkoja që askush në këtë sallë të mos keqinterpretojë mbiemrat, loja me mbiemrat nuk i shkon askujt, vijnë nga Muzaka, një fis që ka luftuar për këtë vend, fisi nga vjen e…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë Institutit Bujqësor, ku një makinë është futur në gomat e një betoniere, por që fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Për shkak të trafikut është krijuar një trafik kilometrik. Siç shihet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e Abcnews.al, makina e vogël dhe betonierja janë të ndalura të dyja në mes të rrugës, ndërkohë radha e makina të tjera pas tyre është shumë e gjatë.

Read More

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka njoftuar se nga data 1 Maj, edhe Bashkia e Tiranës do të nisë ofrimin e shërbimeve online në njësitë administrative. Nga 60 zyra që funksionojnë aktualisht në shërbim të qytetarëve, Veliaj tha se do të mbyllen 40 të tilla dhe do të qëndrojnë të hapura vetem shërbimet utilitare, të cilar s’mund të ofrohen online, si celebrime, betime etj. “Do ta shfrytëzojmë çdo ditë, deri në datën 1 Maj, për të komunikuar këtë platformë të re të mbylljes së sporteleve fizike në Bashkinë e Tiranës, të cilat u…

Read More

Leja për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Ndër të tjera, ka miratuar edhe lejen zhvillimore për rishikimin e projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe nga Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, rikualifikimin e Unazës Lindore për lotet 4.5,6. Krahas tyre, miratim të lejeve kanë marrë edhe projektet për rehabilitimin e pistës, baza ajrore e Kuçovës, ndërtimi i terminalit verior të transportit publik si dhe një sërë projektesh të tjera për ndërtime aksesh rrugore në vend, ndërtim hidrocentralesh të vogla e resorte turistike. NATO ka nisur prej disa…

Read More