Author: tirana

Dashi: Në dashuri është e rëndësishme të përpiqeni të ndryshoni këndvështrimin tuaj për t’u ndjerë më i kënaqur. Në punë do të ketë lajme shumë pozitive. Demi: Duhet të përpiqemi të gjejmë mënyrën e duhur për të qenë të lumtur në dashuri. Në punë, marrja e vendimeve të nxituara nuk do ju sjellë aq shumë dobi. Binjakët: Debati mund të jetë në rendin e ditës, ndaj bëni kujdes në çështjet e dashurisë. Mos e shtyni marrjen e vendimeve në punë, koha është tani. Gaforrja: Edhe nëse kjo periudhë nuk është më e mira, nuk është as më e keqja. Në…

Read More

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Shalla u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja me relatore Panela Qirko dhe anëtar Roland Ilia.Gjatë seancës dëgjimore më 26 prill, Komisioni konstatoi balanca negative në vlera të mëdha në transaksionet e gjyqtares Shalla dhe ish-bashkëshortit të saj për blerjen e disa apartamenteve, për të cilat ajo këmbënguli se bëhej fjalë për të njëjtën banesë. Shalla dha shpjegime edhe për situatën e pasurisë pas zgjidhjes së martesës.Matilda Shalla përfundoi studimet në Shkollën…

Read More

Ish deputeti dhe gazetari karizmatik Mitro Çela vijon të publikojë pasazhe pikante nga jeta e tij. Me nota humori dhe doza ironie, ai sjell disa rrëfime të shkurtra ku nuk nguron t’i shkruajë me sinqeritetin e moshës. Më poshtë po përcjellim një prej shënimeve të tij të fundit ku rrëfen përballjen me një punonjëse seksi gjatë një shëtitje. Postimi i plotë Më pëqen nata buzë liqenit. Eci. Mendoj. Bëhem si puna e Budës: Përtyp ide! Nuk di pse mu kujtua Stalini. Në veprat e zgjedhura kishte botuar një letër. Ja dërgonte një grua. I shkruante nga një kolkoz, që ishin…

Read More

Makina e efektivit të policisë së Shkodrës, Dritan Turhanit është djegur mbrëmjen e djeshme. Ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale. Oficeri e kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij në lagjën Perash të qytetit të Shkodrës. Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur mbetje të lëndës djegëse çka krijon dyshime së zjarri në makinën e efektivit ishte i qëllimshëm. Turhani është shprehur se nuk ka pasur konflikte…

Read More

Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin arrest me burg për ish drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika i cili u arrestuar një ditë më parë. Drejtori i burgut te Reçit dyshohej se ka kaluar ne regjim pa skaner sende te paligjshme dhe se ka firmosur ne mënyrë fiktive kartelat e karburantit. Ndërkohë pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbënte rrezikshmëri për ikje jashtë vendit. Hetimi ndaj drejtorit te burgut te Reçit do vijoje ne kushtet e arrestit te shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkalles se pare ne Shkoder…

Read More

Izraeli përkujtoi sot gjashtë milionë burrat, gratë dhe fëmijët hebrenj të vrarë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë Holokaustit. Sirenat ranë për dy minuta këtë mëngjes. Makinat ndaluan në rrugë dhe njerëzit qëndronin në këmbë për të përkujtuar të vdekurit. Më pas, u mbajt një ceremoni përkujtimore me zyrtarët e lartë izraelitë dhe presidenten e Bundestagut gjerman Barbel Bas në Memorialin e Holokaustit ”Yad Vashem” në Jerusalem. Bas vendosi një kurorë lulesh në emër të parlamentit federal gjerman. Ajo ishte përfaqësuesja e parë e lartë e Gjermanisë që mori pjesë në një ceremoni të veçantë në parlamentin izraelit ku…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) në prag të sezonit veror ka intensifikuar kontrollet për sigurinë ushqimore në subjekte të ndryshme tregtare dhe pikat e inspektimit kufitar. Sipas AKU-së, gjatë 24 orëve të fundit në shkallë vendi janë kryer 330 kontrolle nga të cilat 202 kontrolle janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 5 mostra për analiza laboratorike. Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 56 ton produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë marrë 43 mostra për analiza laboratorike. Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 14 masa administrative paralajmërime për…

Read More

Edhe pse ”Pinoku” është një roman për fëmijë, shkencëtarët spanjollë nga Universiteti i Granadës së fundmi kanë zbuluar atë që ata e kanë quajtur “efekti i Pinokut”, pasi kanë zbuluar se hunda ndryshon kur themi një gënjeshtër, shkruan delmondo.it. Studiuesi Emilio Gomez dhe ekipi i tij zhvilluan një test që përdor termografinë për të treguar nëse njerëzit gënjejnë dhe zbuluan se sa herë që pjesëmarrësit gënjenin, temperatura e majës së hundës binte deri në 1,2 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ballit rritej me 1,5 gradë. Studiuesi zbuloi gjithashtu se rënia e temperaturës në nivelin e hundës gjithashtu çon në një…

Read More

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur në shumë problematika që i janë servirur vendit dhe ka treguar rrugën që ka ndjekur qeveria për përballimin e tyre. Ahmetaj tha se janë bërë një sërë ndërhyrjesh në energji, si dhe në përballimin e pasojave që erdhën si pasojë e tërmeteve. Ai theksoi më tej, se në të ardhmen, Shqipëria jo vetëm do të sigurojë energji për përdorim vetjak, por edhe për të eksportuar në Evropë. “Një diskutim për raportin e entit rregullator për energjinë është diskutim strategjik e jo unifikisht politik. Patjetër që çdokush nga ne…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ndryshuar një sërë rregullash për lejet e drejtimit për drejtuesit e mjeteve. Rregullat e reja do të nisin zbatimin pas botimit në Fletoren Zyrtare por jo më vonë se 1 qershori. Rregullat e reja përcaktojnë që drejtuesit e mjeteve rrugore që humbin të gjitha pikët e lejes së drejtimit, ose që u hiqet leja e drejtimit për shkelje të rënda e të përsëritura do t’i nënshtrohen kursit nga e para në autoshkollë, e pastaj do të paraqiten për testim teorie dhe praktike pranë DPSHTRR-së. Po ashtu, tashmë kalohet direkt nga kategoria…

Read More

Mino Raiola, që u nda nga jeta ditën e sotme, është një nga menaxherët më të famshëm të futbollit të të gjitha kohërave. Kjo për faktin se ai ka menaxhuar yjet e futbollit botëror. Shtrirja e futbollistëve nën menaxhimin e tij shkon në shumë klube prestigjoze, nga Milan, Juventus, Inter e Roma, deri te Manchester United, PSG e shumë klube të tjera. Mjafton të përmendim këta emra për të kuptuar perandorinë e Raiolas: Haaland, Donnarumma, Kluivert, Pellegrini, Pogba, Pinamonti, Lozano, Ibrahimovic, Matuidi, Manolas, Balotelli, Romagnoli, De Vrij, Bonaventura, Verratti, De Ligt, Mkhitaryan, Dumfries, Kean. Këta janë vetëm ajka që menaxhonte…

Read More

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, por jo vetëm, kanë treguar ecurinë e procesit të zgjedhjeve të kryetarëve të rinj në të gjitha degët e vendit. Deputetja Albana Vokshi tha se nga ky proces demokratët kanë dalë më të bashkuar dhe shtoi se zgjedhjet janë bërë në mënyrë demokratike dhe transparente. “Nuk kemi rrjedhje, nuk ka përçarje. Kjo duhet përshëndetur. Falenderojmë ata që morën pjesë në një nga proceset më demokratike dhe transparente që ka ndodhur ndonjëherë në PD. Partia sot ka mbi 40 mijë anëtarë që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk ka pasur rrjedhje apo përçarje. Kjo ka…

Read More