Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka folur në Kuvend për rrjedhjen e të dhënave personale. Ai tha se me procesin e digjitalizimit, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama, ka mundësi më të shtuar për rrjedhjen e të dhënave. Vasili tha se duhet punuar më shumë në këtë drejtim dhe autorët e vërtetë të kësaj vepre, duhet të ishin vendosur përpara drejtësisë. “Ky që foli ja një gjysmë ore këtu për Butrintin dhe pasuritë e tija. Ky që u shqetësua se është në gjyq për bingot e teatrit. Shteti dje duartrokiti që digjitalizimi arriti nivele të jashtëzakonshme. Po…
Author: tirana
Pas një konflikti për motive të dobëta, 2 persona janë përleshur me njëri-tjetrin duke bërë që njëri prej tyre të përfundojë në spital. Sipas policisë, shtetasi me inicialet F. H., gjatë një sherri me kunatin e tij S. T., e ka goditur këtë të fundit me thikë. Policia njofton: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H. Grupi hetimor po punon për…
Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, ndodhet sot në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare në vendin tonë. Kështu, me anë të një postimi në profilin e tij në “Twitter”, Varhelyi shkruan se vizitën e tij e ka nisur në institucionet e vettingut. Ai konfirmon në mesazhin e dhënë se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht dhe pa kushte organet e drejtësisë në vendin tonë, si dhe ka bërë me dije se duhet të ndalet sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre. “E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet vetting dhe IMO sot në…
Këngëtari i njohur Alban Skënderaj është padiskutim një nga artistët më të preferuar të publikut shqiptarë, të cilit ai i ka dhuruar mjaft emocione dhe këngë të bukura. Ai gjithashtu ka bërë dhe një sërë bashkëpunimesh të susksesshme me artistë të tjerë të njohur në vend, ku një ndër ta është edhe Capital T me të cilin do të sjellë një tjetër projekt së shpejti. Burime për Prive bëjnë me dije se klipi i tyre do të xhirohet brenda pak ditësh. Kujtojmë se ky projekt nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi në vitin 2013, Albani dhe Capital T…
Në seancën e sotme plenare ka patur një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit. Madje, replikat mes tyre kanë përfunduar deri në rrafsh personal. “Profesor hajde se do të dëgjoj me shumë interesa se kam parë që ke një rëshqitje të thellë në periudhën e fundit nga qëndrimi stabël i joti tek e tatëpjeta anti-amerikane. Hajde dhe unë do mundohem të të mbaj në rëshqitjen tënde të mos shkosh fare në greminë sepse në greminë do përfundoni ju po vazhduat t’i shkoni mbrapa të vdekurit që…
Deputetja e PD-së, Grida Duma i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama foton e saj që ky i fundit përdori për fushatë. Gjatë fjalës së saj, duke iu kundërvënë Ramës, Duma tha se nuk pranon faktin se ajo dhe kolegët e saj janë pjesë e një kopeje. “E kemi atë kohezionin e kopesë, e zgjidhim ne zoti Alibeaj. Ky krye ministri që iku tani, bën mirë që të dëgjoj minimalisht pjesën më të madhe se tha se do ju vendos gjobë. Iu drejtua; si kope. I përkas një partie të djathtë dhe jam krenare këtë. Në një parti të djathtë koncepti…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” doktorin e shquar neurokirurg Gentian Toshkëzi: “Me mirënjohje ndaj përkushtimit të tij fisnik si doktor humanist të dhënë gjatë pandemisë COVID-19 si për vendlindjen e tij: Shqipërinë, ashtu edhe për vendbanimin e tij aktual: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u vlerësua si mjeku më i mirë i vitit 2020 në shtetin e Pensilvani. Në vlerësim të arritjeve të larta të shënuara si mjek jashtë atdheut, duke na bërë krenarë për lartësimin që i bën Shqipërisë, si dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm mjekësor dhe shkencor.”.…
Gjatë fjalës së saj në foltoren e parlamentit, deputetja demokrate, Ina Zhupa foli sërish lidhur me projektligjin për t’ia dhënë privatit Parkun Kombëtar të Butrintit, duke thënë se kjo që po bën qeveria rrezikon të zhdukë historinë dhe identitetin shqiptar. Mes të tjerash, Zhupa akuzoi qeverinë se ata janë duke e trajtuar Butrintin jo si një aset i kulturës dhe historisë shqiptare, por si një mall kombëtar. “Ju vini dhe na thoni që shteti do të jetë aty sepse do të jetë Elva Margariti pjesë. Zonja Margariti prezantohet si pjesë e bordit, ndoshta për ta futur veten në bord edhe…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që ajo të ndërpresë seancën plenare dhe të mblidhet menjëherë konferenca e kryetarëve, për shkak se duhen marrë masa ndëshkimore ndaj kryeministrit Edi Rama, për ofendimet që ai adresoi ndaj opozitës. “Që në një parlament të ketë mendime të ndryshme, debate dhe të forta, është normale, që opozita të ngrejë zërin më tepër dhe kjo ndodh, por që të isnultohet në këtë mënyrë opozita nga kryeministri është e pandodhshme dhe e papranueshme gjëkundi, të kalohen normat etike të dialogut dhe debatit dhe procedura nuk e lejon dhe…
Fatkeqësitë natyrore të paparashikueshme si tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, por falë përparimeve teknologjike ne marrim informacion më shpejt dhe më mirë se kurrë. Ndërsa Android ka një shërbim të dedikuar për tërmetet, iPhone dhe iOS mbështeten në shërbimet lokale dhe ofrojnë një opsion rikujtues digjital që lidhet drejtpërdrejt, të themi, me aleancën shtetërore sizmologjike. LastQuake, për iPhone është një aplikacion falas i dedikuar për informimin dhe mbledhjen e dëshmive në kohën e duhur. Ky mjet zyrtar i Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) është projektuar nga sizmologë. Falë pjesëmarrjes aktive të shumë përdoruesve, ESMC-së i duhen vetëm pak minuta…
Presidenti i Napolit, De Laurentis ka zhvilluar një takim të fshehtë me agjentin e sulmuesit Osimhen lidhur me merkaton, ku ky i fundit ka vënë në dijeni bosin e Napolit se ekipi anglez i Manchester United është interesuar për sulmuesin Nigerian dhe se ka shpalosur një ofertë të majme për të. Nga ajo që raporton italianja “La Republica”, “djajtë e kuq” i kanë ofruar Napolit në tavolinë një shumë marramendëse për bomberin e tyre, duke i bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh.
Kryeministri Edi Rama teksa fliste për Butrintin në Parlament nuk i ka ndalur fyerjet ndaj deputetëve të opozitës. Ai tha se nuk ka marrëveshje sekrete për këtë çështje, ndërsa i cilësoi deputetët demokratë si “të afektuar nga budallëku”. “Kartela klinike?! Këtë e kam dëgjuar den baba den nga ai që ka vdekur dhe ë e dëgjoj te ju. Kur përplaseni me njëri-tjetrin jeni pjesë e së njëjtës gjë. Tani edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar te ju kam kohë. Kjo e kartelës tregon edhe njëherë se pse jeni e njëjta gjë, edhe kur jeni të ndarë. Ju flisni të…