Në seancën e sotme plenare ka patur një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit.
Madje, replikat mes tyre kanë përfunduar deri në rrafsh personal.
“Profesor hajde se do të dëgjoj me shumë interesa se kam parë që ke një rëshqitje të thellë në periudhën e fundit nga qëndrimi stabël i joti tek e tatëpjeta anti-amerikane. Hajde dhe unë do mundohem të të mbaj në rëshqitjen tënde të mos shkosh fare në greminë sepse në greminë do përfundoni ju po vazhduat t’i shkoni mbrapa të vdekurit që ju kujtoni se është gjallë”, deklaroi kryeministri Rama.
Ndërkohë, deputetit demokrat Edmond Spaho i’u kundërpërgjigj menjëherë kryeministrit duke thënë:
“Vetëm fjalë. Ja kalon dhe Gim Gjuzit që ka shitur minarenë e Tiranës. E dini ju thotë kush është fondacioni shqiptaro-amerikan? Se bota ka filluar me këtë. Po e dimë shumë mirë, është krijuar në ’93 madje kam qenë një nga përfaqësuesit e palës shqiptare në atë fondacion”, tha deputeti Spaho.
