Sipas një raporti të Financial Times, disa nga kompanitë më të mëdha energjetike në Europë po përgatiten të paguajnë gazin në rubla, duke pranuar kështu kërkesën e Rusisë që energjia të paguhet me monedhën ruse. “Disa nga kompanitë më të mëdha energjetike në Europë po përgatiten të përdorin një sistem të ri pagese për gazin rus, për të cilin kritikët thonë se do të zvogëlojë sanksionet e BE-së, do të kërcënojë unitetin e bllokut dhe do t’i sigurojë miliarda para të gatshme ekonomisë ruse,” thuhet në raportin e Financial Times. Kompanitë e gazit në Gjermani, Austri, Hungari dhe Sllovaki po planifikojnë…
Author: tirana
Një shkrim nga Stephen Collinson, “CNN” Epiqendra e luftës në Ukrainë tani janë qytetet në lindje dhe jug të vendit. Por jehona e konfliktit po zgjerohet në një mënyrë të tillë që shumë pak njerëz do të mbetën të paprekur nga lufta. Shumë luftëra, nga Lufta e Parë Botërore deri te konflikti në Irak, dukej sikur do të përfundonin shumë shpejt. Por shpesh ata nuk janë të saktë me parashikimet, dhe shkaktuar efekte të mëdha politike, ekonomike dhe humanitare. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po ndjek këtë model. Pas parashikimeve në fillim, të një sulmi për të marrë në kontroll Kievin…
Drejtori i inspektoratit në qytetin e Shkodrës, Gentian Ibro njoftoi se shtatëmbëdhjetë subjekte publike në pedonalen e Shkodrës po lirojnë hapësirat e tyre pas aksionit të ndërmarrë nga Policia Bashkiake. Mësohet se ky aksion po kryhet me mirëkuptimin e subjekteve dhe ata nuk kanë ushtruar rezistencë. “Aksioni ishte planifikuar në orën 9, kemi hasur bashkëpunimin e subjekteve. Ata po bëjnë lirimin vullnetarisht. Rezistencë nuk ka pasur, ka pasur bashkëpunim. Një ndër objektivat e kryetarit të bashkisë është lirimi i hapësirave publike. Ky subjekt frekuentohet shumë nga turistë vendas dhe të huaj. Bashkia është e vendosur në iniciativat e veta”, u…
Policia e Kukësit ka vendosur në pranga një 25-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze. Policia bën të ditur se 25-vjeçari A. A., i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Jonkoping, për veprën penale “mashtrimi”. Tashmë, i riu pritet të ekstradohet drejt Suedisë, ku dhe do të kryejë dënimin. Njoftimi i Policisë:KukësVijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkimArrestohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Suedia, për veprën penale “Mashtrimi”.Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe…
Korporata Financiare Ndërkombëtare kreu një studim të dytë lidhur me Matjen e Kohës së Zhdoganimit në Shqipëri për rishikimin e procedurave të aplikuara si dhe për matjen e kohës së nevojshme për ngarkesat tregtare për t’iu nënshtruar procedurave të importit, eksportit dhe tranzitit në portin e Durrësit, Qafë-Thanë, Kapshticë, dhe në tre terminalet kryesore doganore të brendshme Tiranë, Elbasan dhe Fier. Referuar këtij studimi, përmirësimi i qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit, është evidentuar qartësisht, si tregues i impaktit që modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare ka pasur në procedurat doganore. Koha mesatare e kryerjes së procedurave në zyrat doganore, nga autoritetet…
Për herë të parë në histori BE përdor instrumentin e shtetit ligjor në një proces që ka hapur kundër Hungarisë. Hungaria mund të dënohet me sanksione të mëdha financiare. Pse? Dhe si funksionon tamam ky mekanizëm? Për vite me radhë në Bashkimin Europian është diskutuar një temë e rëndësishme: Si duhet t’i trajtojë BE-ja qeveritë e vendeve anëtare që shkelin në mënyrë sistematike vlerat demokratike bazë dhe shpërbëjnë shtetin e së drejtës në vendin e tyre? Debati për këtë çështje ka zgjatur një dekadë të tërë para se sa Brukseli të binte më në fund dakord për vënien në funksionim…
Një video e bërë virale tregon një ari të egër në rrugët e Karolinës së Veriut, ku shihet se ai di t’i respektojë mirë rregullat ndërsa kalon rrugën. Ariu kujdeset që të jetë në vijat e bardha dhe shikon mirë në të dyja anët përpara se të kalojë. Videoja është publikuar nga Departamenti i Policisë Asheville në rrjetin social “Facebook”. Sipas tyre, ariu ishte duke ecur nëpër zonën e qendrës së qytetit të enjten, më 21 prill, ndërsa dëshmitarët thirrën policinë. “Ariu i zi, dukej se donte një ditë në park, ku shumë njerëz po shijonin ditën e tyre në…
Një ofertë e ardhur së fundmi nga Rumania po tundon mbrojtësin Erjon Hoxhallari, i cili ka gjasa që të largohet nga Tirana. Sipas “Panorama Sport”, kapiteni i bardhebluve është vënë nën orbitën e UTA Arad. Gazeta në fjalë shkruan se Hoxhallari po negocion me presidentin Refik Halili për të bërë këtë lëvizje. Vetëm pak ditë më parë klubi bardheblu njoftoi se kishte rinovuar me kapitenin, ndërkohë që tani del lajmi se mund të largohet pas një oferte të mirë në aspektin financiar që i kanë bërë rumunët.
Pas ftesës së bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Astrit Patozit për t’u rikthyer në Partinë Demokratike, ky i fundit e ka refuzuar këtë ftesë, duke sqaruar se nuk është në kërkim të ndonjë partie. “Aq më pak të atij lloji, që janë katandisur si mos më keq nga drejtimi i gabuar për një kohë të gjatë dhe të pandërprerë”, theksoi ai. Gjithashtu, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike u shpreh se ndihet mirë në jetën e tij të lirë dhe shton se “nuk ka menduar se politikë bëhet vetëm brenda një partie dhe vetëm rrotull një udhëheqësi legjendar dhe të pagabueshëm.”…
Pas videos së publikuar nga Beatrix Ramosaj ku shprehej se është ndjerë e bullizuar sidomos poas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, shumë miq dhe kolegë të saj të njohur i kanë dalë në krah duke treguar mbështetje për të. E fundit ka qënë këngëtarja Rozana Radi, e cila nëpërmjet një postimi në “Instastory” tregoi mbështetjen e saj për Trixën dhe i ofroi kurajo asaj duke i sugjeruar të punojë fort dhe ta rrethojë veten me njerëz të mirë. “Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste. Dyshimi…
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më 19 prill 2022 ndaj 28-vjeçarit Edis Reçaj, në lagjen “Perash” të Shkodrës. I arrestuari është 29-vjeçari Elfat Salihi, banues në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër. Sipas policisë, autori dhe i plagosur kanë pasur një sherr mes tyre ditën e ngjarjes, që më pas ka avancuar në përdorimin e armës. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, shtetasi Gj. D., 59 vjeç, banues në Shkodër, pronari i hotelit në të cilin fshihej autori…
Këtë të enjte, Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi do të vizitojë Tiranën në kuadër të turit që ai ka ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi ishte dje në Shkup pasi kishte vizituar një ditë më parë Sofjen, ku nuk pati sukses në bindjen e autoriteteve bullgare për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për integrimin në BE. Theksojme se vizita e tij në Shkup po kalon pa ndonjë vëmendje të madhe. Autoritetet qeveritare maqedonase nuk publikuan axhendën e takimeve, e madje as vetë Komisioneri për Zgjerimin nuk dëshiroi të prononcohej para gazetarëve. Ndërkohë, menjëherë pas takimit që…