5 shtetas u proceduan penalisht pasi ndërtuan pa leje në zonën turistike të Gjinarit dhe në Peqin. Policia e Shtetit njoftoi sot se, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit: E. J., Sh. L., V. M. dhe M. D., banues në Elbasan, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, pa leje, në zonën…
Author: tirana
Heqja e masave anti-Covid në pikat kufitare nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si dhe lejimi i muzikës përtej orës 23:00 nëpër klabet e natës do të sjellë një ndikim pozitiv në turizëm. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për Klan News ministres Mirela Kumbaro. Sipas saj edhe pse presin një rritje të numrit të vizitorëve pritet të ketë mungesa për shkak të situatës së luftës. “Duke pasur parasysh që tregu i Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë ishin shumë premtues për këtë vit, vetëm nga Ukraina prisnim rreth 130 mijë turistë që do t’i mungojnë tregut”, tha ministrja. Ministrja Kumbaro ka sqaruar…
13 sipërmarrje sociale do të krijohen në pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar në Shqipëri. Projekti i ri i financuar nga Bashkimi Evropian, TWIST, u prezantua sot në Europe House. Synimi i tij është të ripërdorë asetet e konfiskuara për komunitetin dhe të krijojë vende pune për personat më të cenueshëm. Delegacioni i BE-së në Tiranë theksoi sot se, “bazuar në rastet e suksesshme të projektit të financuar nga BE, CAUSE, si Ke Buono në Fier apo KinFolk Coffee Library në Durrës, presim të shohim më shumë sipërmarrje sociale të krijohen në asete të konfiskuara nga krimi i organizuar…
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka mbajtur një konferencë për gazetarët jashtë selisë. I pyetur nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovës, Rama u përgjigj: Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ç’a procesi është.
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se presidenti ir i nuk do të jetë nga radhët e PS. Ne nje deklarate per mediat pas mbledhjes se Kryesise se PS, Rama respektoi edhe ezanin duke heshur per pak sekonda. Ai u shpreh se eshte nje vendim i konsoliduar dhe dakortesuar se presidenti i ri nuk do te jete nga Grupi Parlamentar i PS. Nuk e kuptoj se ccdo me thënë të votuarit. Ne kemi bërë propozimet. Ajo ccka kemi thënë publikisht dhe sot në mbledhjen e kryesisë është një vendim i konsoliduar, është se kandidati/tja nuk do të jetë nga grupi parlamentar…
Partia Socialiste mblodhi Kryesinë mbrëmje e së enjtes. Pas përfundimit të mbledhjes e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, kryeministri Rama po jepte një deklaratë për mediet. Por në orën 19:41, Rama ndaloi konferencën me gazetarët gjatë thirrjes së ezanit për të respektuar çeljen e iftarit.
Partia Socialiste mblodhi Kryesinë mbrëmje e së enjtes. Në mbledhjen e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta u vendos data e mbledhjes së Asamblesë në të cilat do të miratohen vendimet e marra në Kongres. Kryesia e Partisë Socialiste vendosi që të mbledhë Asamblenë në datën 7 maj. Ndërkohë në mbledhje është diskutuar edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Ish- kryeministri Berisha ka mbledhur para pak minutash grupin e Rithemelimit në selinë blu. Në fokus të mbledhjes do të jetë diskutimi për detajet më të fundit mbi Kuvendin e datës 30 prill. Delegatët e Kuvendit pritet që të votojnë zgjatjen me 30 apo 45 ditë të mandatit të Komisionit të Rithemelimit për të drejtuar PD-në deri në zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarit të Partisë
Në takimin me ish-kryeministrin Berisha ka qenë i ftuar edhe Bujar Kapexhiu. Ai ka folur si pedagog për situatën në Arsimin e Lartë. “Kam qenë student, kam qenë dhe vazhdoj të jem pedagog, kam qenë rektor i Akademisë së Arteve dhe e njoh shumë mirë gjendjen ku ndodhemi sot. Gjendja është alarmante, duhet një revolucion për të ndryshuar shumë gjëra në arsimin tonë. Nga gjithë ligji i arsimit të lartë po kap vetëm një gjë fare të vogël. Nga ky ligj qindra student që kanë dashur të vijojnë shkollën e lartë kanë mbetur pa shkollë. U vu një mesatare. Shumë…
Edi Rama shtroi dje një iftar për politikanë, diplomat e artistë. Ky rit rikthehej pas dy vitesh mungese për shkak të pandemisë. Në galerinë e mëposhtme ndërkohë, ka disa prej të pranishmëve që kanë marrë pjesë.
Teksa pritet që së shpejti të zgjidhet qeveria e re në Malin e Zi, me kryeministër shqiptarin Dritan Abazoviç, kanë dalë edhe emrat që do të pozicionohen në ministritë përkatëse. Ka qenë vetë zëvendëskryeministri dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, i cili ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re në Mal të Zi, që do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol. Në dokumentin e publikuar në faqen Kuvendit, bie në sy se Abazoviç ka propozuar dhe dy ministra shqiptar, Marash Dukaj në postin e ri si Ministër i…
Lëvorja e saj e parregullt dhe luspat të japin vërtet ndjesinë e lëkurës së dragoit. Ky frut është i pasur në tyramine, një aminoacid që aktivizon glukagonin e hormoneve, i cili stimulon trupin që të përdorë glukozën e rezervuar dhe yndyrën si një burim energjie. Fruti i dragoit mund të konsumohet natyrshëm, në sallata, në ëmbëlsira, pasta, akullore, por edhe në pije. Ka 3 lloje të pitahaya: të kuqe, të verdhë dhe të bardhë. Pitahja është e kësaj ngjyre brenda dhe jashtë. Ky frut është i pasur me vitamina, minerale dhe oligosakaride. Ato shërbejnë për të ulur kolesterolin, vonuar plakjen,…