DashiNë dashuri do të ketë surpriza të mëdha. Mund të ndiheni të dashuruar dhe ndjeheni gati për ta kthyer jetën tuaj përmbys. Në punë do të keni shpengimin që dëshironi. DemiNë këto tre ditë përqendrohuni sepse mund të ketë shumë lajme. Në punë mos shkoni shumë larg me veprime, por mendoni gjatë ato që bëni. BinjakëtËshtë një kohë shumë e mirë për dashurinë. Në punë, ndihuni gati për të ndryshuar kartat e fatit tuaj. Gaforrja Duhet të besojmë gjithnjë e më shumë në dashuri, sepse ajo është gati të vijë. Në punë kushtojini vëmendje atyre të shenjës së Binjakëve sepse…
Author: tirana
Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë Ministrin e Brendshëm të vendit, Bledi Çuçi. Bazuar në rendin e ditës, çështjet që pritet të diskutohen sot janë: raporti vjetor i vitit 2021 i Komisionit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, raporti i Entit Rregullator të Energjisë, si dhe raporti i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Rendi i plotë i ditës: Në mbështetje të Urdhrit nr. 32, datë 26.04.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës…
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj NOA CONTROL, kompanisë koncesionare që ka përfituar monopolin e ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm. Shkak për nisjen e procedurës së hetimit është bërë një ankesë e paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, nga ndërmarrjet Alcert shpk, Ecit shpk, Swiss Approval Albania shpk, ST2 shpk dhe M.F.M shpk, lidhur me pasojat në treg të krijimit të pozitës dominuese të shoqërisë NOA CONTROL. Në thelb, ankesa e shoqërive të mësipërme lidhet me faktin se NOA Control po përdor të…
Gjatë paradites, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat do të jenë të pranishme në zonat malore. Por, sipas MeteoAlb, pas mesditës pritet të kemi shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin, ku në skajin Verilindor do të jenë më të dukshme duke krijuar mundësi për shira të pakët. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fort në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugperëndimor…
Alesja dhe Rrushja nuk kanë arritur t’i mbyllin çështjet e së kaluarës, ndërsa vijojnë të debatojnë me njëra-tjetrën. Akuzat nuk munguan nga të dyja palët, ndërsa kryefjala mbetet marrëdhënia tashmë e mbyllur midis Astritit dhe Alesjas. Rrushja e akuzoi Alesjan se pëlqen zgjedhjet që ajo ka bërë në programin e Për’puthen. Këto akuza bazohen në pëlqimin që Alesja ka pasur për Astritin gjatë periudhës që vazhdonte njohjen me Rrushen. Alesja dhe Rrushja dikur shoqe shumë të mira, sot për shkak të disa vendimeve ato kanë pasur debate të vazhdueshme.
Danimarka është shteti i parë në botë që pezullon programin e vaksinimit kundër Covid. Sipas Autoritetit Shëndetësor Danez, epidemia është vënë nën kontroll dhe vendi ështe në një ozicion të mirë tashmë. Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive të autoritetit, Bolette Soborg, tha se Danimarka po mbyll programin e vaksinimit masiv, pasi kohët e fundit raportoi një ulje të numrit të infeksioneve të reja dhe shkallë të qëndrueshme të shtrimit në spitale. Rreth 81% e 5.8 milionë banorëve të Danimarkës kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19.
Ministrja per Punet e Jashtme Olta Xhaçka ndodhet në New York, ku pas pak nis takimi i kryesuar nga Shqipëria mbi llogaridhënien për krimet e kryera në Ukrainë, një bashkë organizim me Francën dhe në bashkëpunim me Ukraninën. Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare, Xhacka u shpreh se lufta e zgjedhur nga Rusia ka shkaktuar vuajtje të pamasë të popullatës . Sipas saj propaganda ruse për të shtrembëruar realitetin, por ne duhet të vazhdojmë të themi të vërtetën. “Përballë këtij agresioni të paprecedentë të shoqëruar nga makineria ruse e propagandës dhe gënjeshtrës që synojnë të shtrembërojnë realitetin në terren si dhe të…
Bologna 1-1 InterZikaltërit kanë zhbllokuar takimin në D’All Ara ndaj Bolognas, pas vetëm 3 minutash. Ishte minuta e 3-të, kur një perlë e Perisic, gjeti rrjetën. Në minutën e nëntë, Barella do pengohej në zonë nga Skorupski. Gjithsesi, asgjë nuk kishte për kryesorin, i cili vazhdon lojën. Në minutën e 18-të, Lautaro Martinez ka shansin e artë për të dyfishuar shifrat. Argjentinasi merr një top të mirë nga krahët, por gjuan keq. Ka qënë Arnautoviç i cili ka shënuar gol për Bolonjën në minutën e 28-ë duke barazuar rezultatin. Golat:Perisiç 3’Arnautoviç 28′
Në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj. “Trupi gjykues, duke bërë një vlerësim të ndryshëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të situatës faktike dhe të zbatimit të ligjit, arrin në përfundimin që vendimi i KPK-së i datës 1 prill 2021, për subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj duhet të ndryshohet dhe subjekti i rivlerësimit të shkarkohet”, bëri të ditur kryesuesja e trupit gjykues Ina Rama, duke lexuar vendimin e shkurtuar. Sipas Kolegjit, në vlerësim të tri kritereve të parashikuara nga Vettingu, ka rezultuar se zonja Imeraj “ka…
Në orën 21:00 do të luhet në Anfield ndeshja e parë e gjysmëfinales së Champions League midis Liverpoolit dhe Villarrealit. Klopp nuk bën eksperimente dhe do të nxjerrë në fushë 11 lojtarët e tij më të mirë. Nga ana tjetër, tekniku i ekipit spanjoll Emery, do të tentojë për herën e tretë të bëjë mrekullinë, këtë herë ndaj Liverpoolit.
Kryeministri Rama nuk ka pranuar të zbulojë 3 emrat që ai propozoi në zarf për emrin e Presidentit të ri. Por para gazetarëve, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë Rama tha: Është e sigurt që nuk vijnë nga bota e përtejme. Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar përmes formularit të vendosur në zarfe emrin e Presidentit të ri më 19 prill. Në sallën e mbledhjes së Grupit Parlamentar ishte vendosur dhe një kuti votimi, ku secili prej tyre bëri propozimin. Pas hapjes së zarfeve u dorëzuan 67 emra dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë…
Komisioni i Disiplinës ka publikuar pak më parë të gjitha vendimet e marra për gjtihçka ka ndodhur në fundjavë, në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar. Në Abissnet Superiore është ndëshkuar një skuadër. Bëhet fjalë për Kukësin, me klubin verilindor që është gjobitur me 50.000 lekë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Ndëshkimet e tjera i përkasin kategorive më të ulëta. Gjithsej, në total janë 16 vendime, të cilat do hyjnë në fuqi menjëherë. VENDIMET: FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të…