Një grua është tmerruar pasi ka gjetur skicën e arkivolit dhe një shënim rrëqethës nga ish-partneri i saj. Postimi i shpërndarë në Reddit tregon një foto të një shënimi të etiketuar “planet e pushimeve” me një skicë të një arkivoli. Mbishkrimi lexon: “Unë e lashë partnerin tim abuziv dhe gjeta këtë shënim në kutinë e veglave të tij që detajon planet e tij për një arkivol që ai e quan “plane pushimesh)”. Postimi ka marrë mijëra klikime dhe njerëzit kanë lënë qindra komente duke shprehur mendimin e tyre. Një përdorues tha: “Unë sinqerisht shpresoj që ju keni marrë të gjitha…
Author: tirana
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,249 testime, 67 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 38 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me një shpërthim misterioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. OBSH nuk ka treguar se në cilin shtet është regjistruar vdekja. Mjeku Vasil Llajo foli në lidhje me rrezikshmërinë e këtij virusi, simptomat dhe rrezikun e transmetimit të tij edhe në vendin tonë: Ky hepatit misterioz i mëlçisë tek fëmijwt e zeron funksionalitetin total të saj. Është një sindromë klinike që duhet marrë në konsideratë në kufinjtë e alertit, por gjithsesi vigjilenca ndaj këtij virusi është…
Nga Bojan Stojkovski; Emirjon Senja; Enkeleda Bodini Kriza e fundit e çmimeve dhe sidomos e energjisë konfirmoi edhe njëherë domosdoshmërinë e shteteve të Europës, por edhe rajonit tonë për të diversifikuar burimet energjetike nga ato fosile në të rinovueshme. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të hapjes së negociatave për integrimin në Bashkimin Europian, por krahas këtij, vendeve iu duhet që të integrohen në sistemin energjetik të BE-së deri në vitin 2030. Kjo mbart mjaft sfida në vetvete, në një rajon, i cili pavarësisht përpjekjeve të viteve të fundit mbetet ende pas standardit të BE-së. Siguria energetike në…
Talat Xhaferi është politikani i parë shqiptar që ka shkelur tokën ukrainase. Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ndodhet në Ukrainë. Mësohet se ai ka mbërritur mëngjesin e sotëm, pasi ka udhëtuar me tren përmes Polonisë. Njëkohësisht, në vizitë në Ukrainë po qëndrojnë edhe kryetarët e Parlamentit të Rumanisë dhe Konfederatës Zvicerane. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se Xhaferi vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga veprimet luftarake. “Gjithsesi, për mua është kënaqësi e veçantë dhe e pranova ftesën…
Gjatë bashkëbisedimit me pedagoget mbi sfidat e Arsimin e Lartë ish-kryeministri Sali Berisha, sulmoi rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, të cilin e cilësoi një ish-hetues të regjimit komunist. Ai tha se emërimi i Hoxhës në këtë detyrë është fyerje për botën akademike shqiptare. Berisha tha se projekti për Kampusin Universitar u zhduk, ndërsa shtoi se përfitues i këtij tenderi do të ishte Emiljano Shullazi. “Sot 90% e pedagogëve nuk kanë akses në financimin e punimeve shkencore, por vetëm klientela e rektorit që është gjysmë polic dhe gjysmë rektor. Kështu është ai, një ish-hetues i diktaturës, nuk mund të…
I mbani ndjenjat për vete? I përkisni shenjave të Horoskopit që fshehin emocionet e tyre? Ka disa shenja të zodiakut që thjesht nuk ndihen rehat të jenë të sinqertë dhe të ndajnë ndjenjat e tyre. Problemi është se frenimi i emocioneve, veçanërisht ato të forta, mund të jetë i rrezikshëm. Hulumtimet kanë treguar se shtypja e emocioneve mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe disa lloje kanceri. Përveç efekteve të rënda fizike, fshehja e emocioneve mund të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj mendor. Të qenit i hapur ndaj ndjenjave tuaja, veçanërisht ndaj atyre të bezdisshme, dhe shprehja e tyre është…
Partia Socialiste ka thirrur mbledhjen e Kryesisë në orën 18:00 të ditës së mërkurë, ku do të marrë disa vendime të rëndësishme. Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, ka disa minuta që ka mbërritur në selinë rozë. Në mbledhjen e Kryesisë pritet të merren disa vendime të rëndësishme, siç janë caktimi i datës se kur do të mblidhet Asambleja për të vënë në zbatim vendimet e Kongresit, si dhe do të diskutohet çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure rreth orës 16:40 në autostradën Tiranë-Durrës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 4 automjete. Burime për panorama.al informojnë se nuk ka persona të lënduar, por vetem dëme materiale. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punonjë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Media shtetërore ruse i ka kërkuar Vladimir Putinit që të zhdukë Mbretërinë e Bashkuar me armë bërthamore për shkak të mbështetjes së saj ‘të çuditshme’ për Ukrainën. Gazetari rus Vladimir Solovyov, i referuar shpesh si propaganduesi i Putinit, bëri kërcënimin sot teksa foli me kreun e agjencisë ruse të hapësirës për raketën e re Sarmat 2 të vendit, e cila do të hyjë në shërbim gjatë këtij viti. “Siç doli, një Sarmat do të thotë minus një Britani e Madhe,” mburrej Solovyov, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është bërë “plotësisht e mërzitshme” – dukshëm një referencë për mbështetjen e…
Mirela Kumbaro në një deklaratë për mediat nga Pogradeci ka hedhur poshtë pretendimet se Parku i Butrintit do të jepet me koncesion për një periudhë 10-vjeçare një fondacioni të huaj. Ajo theksoi se parku është pronë publike që menaxhohet dhe administrohet nga ministria e Kulturës. Sipas saj ministria e Kulturës në bazë të ligjit të trashëgimisë kulturore të vitit 2018 po krijon një fondacion sipas ligjit të OJF-ve që prej vitesh është në fuqi në Shqipëri për të rritur investimet kulturore me statusin jofitimprurës, ndërkohë që cilëson si të pavërtetë dhe keqinformim për opinionin publik faktin e një kontrate koncesionare…
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka organizuar ditën e sotme një bashkëbisedim me pedagoget mbi sfidat e Arsimin e Lartë. Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka konsideruar një sponsorizim mafioz të Edi Ramës miratimin e atij që quhet “Ligji për Arsimin e Lartë” duke u shprehur se i ka bërë vendit një dëm të pallogaritshëm. Ai po ashtu ka hedhur akuza edhe nga opozita që sipas tij nuk e kundërshtuan këtë ligj që ndëshkonte të varfërit e vendit. Ne për dekada jemi përballur me përjashtimin e të rinjve nga e drejta universitare. Kjo bëri që Shqipëria të kishte përqindjen më të ulët në…