Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studimi i Bankës Botërore: Reduktohet me 64% koha e zhdoganimit në pikat shqiptare

10:17 / April 28, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trageti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Korporata Financiare Ndërkombëtare kreu një studim të dytë lidhur me Matjen e Kohës së Zhdoganimit në Shqipëri për rishikimin e procedurave të aplikuara si dhe për matjen e kohës së nevojshme për ngarkesat tregtare për t’iu nënshtruar procedurave të importit, eksportit dhe tranzitit në portin e Durrësit, Qafë-Thanë, Kapshticë, dhe në tre terminalet kryesore doganore të brendshme Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Referuar këtij studimi, përmirësimi i qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit, është evidentuar qartësisht, si tregues i impaktit që modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare ka pasur në procedurat doganore.

Koha mesatare e kryerjes së procedurave në zyrat doganore, nga autoritetet doganore është shkurtuar me: 21% në Portin e Durrësit, 64% në zyrat doganore kufitare dhe 58 në zyrat doganore të brendshme.

Njoftimi i i plotë i Doganës:

Në dhjetor 2021, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD) e Shqipërisë, në koordinim me Policinë Kufitare dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe mbështetur nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), realizoi Studimin e Dytë për Matjen e Kohës së Zhdoganimit në Shqipëri për rishikimin e procedurave të aplikuara si dhe për matjen e kohës së nevojshme për ngarkesat tregtare për t’iu nënshtruar procedurave të importit, eksportit dhe tranzitit në: portin detar të Durrësit (porti më i madh i Shqipërisë); tri pikat më të rëndësishme të kalimit kufitar (PKK) – Qafë-Thanë në kufi me Maqedoninë e Veriut, Kapshticë në kufi me Greqinë dhe Morinë në kufi me Kosovën dhe në tre terminalet kryesore doganore të brendshme (Tiranë, Elbasan dhe Fier).

Përmirësimi qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit, janë evidentuara qartësisht në raportin e IFC, si tregues i impaktit që modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare ka pasur në procedurat doganore.

Konkretisht, krahasuar me vitin 2018, në Import:

– Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 26%.

– Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 20%.

– Në zyrat doganore të brendshme, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 74%.

Në Eksport:

– Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 49%.

–          Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 4%.

–          Në zyrat doganore të brendshme, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 4%.

Ndërkohë, për Tranzitin në hyrje:

–          Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 21%;

–          Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 15%.

për Tranzitin në dalje:

–          Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 38%;

–          Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 18%.

Koha mesatare e kryerjes së procedurave në zyrat doganore, nga autoritetet doganore është shkurtuar me:

–          21% në Portin e Durrësit;

–          64% në zyrat doganore kufitare;

–          58 në zyrat doganore të brendshme;

ndërkohë që nga agjentët doganorë koha mesatare është shkurtuar me:

–          70% në Portin e Durrësit;

–          19% në zyrat doganore kufitare;

–          52 në zyrat doganore të brendshme.

Digjitalizimi i aplikimeve, përditësimet e vazhdueshme të sistemit elektronik, përmirësimi i përzgjedhjes me risk, bashkëveprimi ndërinstitucional dhe me biznesin, si dhe rritja e kapaciteteve dhe integritetit të burimeve njerëzore, janë vetëm nga disa nga faktorët të cilët kanë çuar në këtë histori suksesi në shkurtimin e kohës së zhdoganimit dhe lehtësimin e biznesit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.