Një autobus plot me turistë ka marrë flakë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në Bralos. Sipas mediave vendase, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa mësohet se pasagjerët kanë arritur të dalin vetë nga autobusi para se të mbërrininforcat e zjarrfikëses. Nga sa raportohet, nuk ka pasur ndonjë rrezik serioz për pasagjerët, edhe pse në autobus ndodheshin plot 30 persona.
Author: tirana
Policia e Lushnjes ka vendosur në pranga një 36-vjeçar. I riu akuzohet se nëpërmjet kanosjes i ka kërkuar një shumë parash 52-vjeçarit, G. N. Gjithashtu bëhet e ditur se u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi F. I., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës…
Në konferencën ndërkombëtare “Përballë Kodit të Transmetimit” që u zhvillua javën e kaluar në Tiranë, por dhe në një sërë aktivitetesh që ka zhvilluar më herët AMA, është ngritur nga organizata të shoqërisë civile apo institucione të ndryshme çështja e trajtimit të miturve si viktimave të abuzimit seksual në median audiovizive. Janë identifikuar raste të raportimit të ngjarjeve të tilla, ku është përfshirë dhe identifikimi për fëmijën, për familjen, për vendodhjen, dinamikën e përshkrimit të ngjarjes etj. Informimi për rastet e këtyre abuzimeve në median audiovizive është natyrshëm pjesë e tematikave nga aktualiteti që mbulojnë redaksitë dhe për të cilat…
Sipas asaj që shkruan “CNN”, autoritetet lokale në Mariupol kanë paralajmëruar se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së epidemive, referuar këtu kushteve të llahtarshme sanitare në pjesën dërrmuese të qytetit, si dhe faktit se ndoshta mijëra trupa janë ende të shpërndarë nëpër rrugë. Luftimet e ashpra për ditë e ditë të tëra kanë bërë që rreth 100,000 njerëz të qëndrojnë ende të bllokuar në Mariupol, ndërsa ndjejnë edhe mungesën e furnizimit me ujë. Këshilli i qytetit njoftoi të enjten se ekzistonte rreziku i kolerës, dizenterisë dhe Escherichia coli – një infeksion bakterial ky që mund të shkaktojë dhimbje…
Rezulton fake lajmi se agjenti i famshëm, Mino Raiola ka ndërruar jetë. Prej disa muajsh, Raiola është i shtruar në spital, ku iu nënshtrua dhe një ndërhyrje kirurgjikale në Milano. Mediat publikuan sot lajmin se ai ka vdekur, por në të vërtetë nuk është kështu. Ai vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pasi blerjes së “Twitter”-it për shifrën marramëndëse prej 44 miliardë dollarësh, Elon Musk duket se i ka vendosur vetes një tjetër synim, Coca Cola-n. Përmes një postimi, miliarderi tha se po planifikon të blejë kompaninë e famshme për të “futur përsëri kokainën” në pije. Përtej faktit se autoritetet shëndetësore flasin kundër saj sidomos për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, Coca-Cola ka mbetur një pije joalkoolike e njohur në të gjithë botën. Megjithëse nuk është hera e parë që kokaina lidhet me Coca-Cola-n, ata që nuk kanë dijeni për historinë e pijes pyesin se për çfarë bëhet fjalë. A…
Teuta-Kukësi është një tjetër përballje interesante në javës 31 të Kategorisë Superiore, pasi të dy ekipet kanë synimet e tyre në këtë pjesë të mbetur të sezonit. Të dy ekipet në fillim ishin pretendente, por tani durrsakët kërkojnë të shmangin pozicionin që të çon në play-out, ndërsa verilindorët për të mbajtur minimalisht vendin e tretë për një vend në kupat e Evropës. Prandaj në takimin e kësaj jave të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin, pasi një pikë vlen pak për të dyja skuadrat. Teuta vjen në këtë sfidë pas fitores me Dinamon, ndërsa Kukësi nuk fiton prej 5 ndeshjeve.…
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka quajtur luftën në Ukrainë një “absurditet të shekullit 21”, pas vizitës që ka kryer në qytezën Borodjanka afër Kievit, ku janë gjetur shenja të torturës, pas largimit të trupave ruse nga ai rajon më herët gjatë këtij muaji. “Imagjinoj familjen time në njërën prej këtyre shtëpive që tani është e shkatërruar dhe e zezë. Shoh mbesat e mia duke ikur në panik. Lufta është absurditet në shekullin 21. Lufta është djallëzore. Nuk ka mundësi që një luftë të pranohet në shekullin 21”, ka thënë Guterres nga Ukraina më 28…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar disa udhëzime të reja për të gjithë qytetarët që tashmë do të duhet që të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit. Me anë tënjë njoftimi, ARRSH ka bërë me dije se duke filluar nga data 1 Maj, qytetarët do të duhet që të përdorin vetëm një sens të lëvizjes për të shkuar në Rinas. Ndër të tjera theksohet se për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Ndërsa mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë…
Mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Evi Kokalari deklaroi dy ditë më parë se u fye nga deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj në aeroportin e Nju Jorkut teksa të dy po ktheheshin për në Shqipëri. Kokalari shkruante në profilin e saj se u përball me Gjekmarkajn në aeroport dhe kishte bërë një batutë me të, por sipas saj është ofenduar nga deputeti demokrat. “Në airport duke u futur në avion kalova perpara deputetit Agron Gjekmarakaj. Me shaka i thashë “Po kerkon shishen”? Pergjigja e deputetit: “Ma va fancu&o” Po, po, ky është niveli i Gjekmarkajt. Pa fjalë!! Te them ky nivel është…
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar. Sherri mes kunetërve ka nisur pasi i plagosuri kishte kërkuar të divorcohej nga motra e autorit. Spiro Toli u plagos me thikë nga kunati i tij Festim Hoxha. Gjithçka thuhet se ka nisur pasi disa ditë më parë Toli ka shkuar në banesën e Hoxhës në Sukth, ku ka lënë gruan e tij, për të cilën kishte pohuar se nuk e donte më dhe se donte të ndahej. “Nuk e dua më. Do ndahem prej saj”, kaq mjaftoi që Festim Hoxha të ‘tërbohej’ dhe më pas të qëllonte me thikë kunatin e…
Kanë dalë në dritë të tjera detaje lidhur me përleshjen e dy vëllezërve ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Sherri mes tyre raportohet se ka lindur për shkak se njëri nga vëllezërit kishte vënë alarmin e telefonit për tu zgjuar nga gjumi që të hante syfyrin. Por kjo nuk i ka pëlqyer vëllait të vogël 20-vjeçar, i cili është acaruar nga zhurma dhe pa u menduar 2 herë ka qëlluar të vëllanë e tij me thikë duke e lënë të plagosur rëndë. Mësohet se ata jetonin të 2 në një shtëpi me qira në zonën e plazhit në lagjen…