Komisioni i Rithemelimit ka bërë publike sot listën e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike.
Floriana Garo, drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit bëri të ditur se lista e kandidatëve do të votohet nesër më datë 14:00!
Në Kuvendin Kombëtar sipas Garos do të ketë shumë personalitet dhe figura të njohura të PD-së, ndërkohë që ka lexuar dhe emrat e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar, ku në total garojnë 420 emra të selisë blu.
Mes emrave të njohur bie në sy kandidatura e Bujar Kapexhiut, Bleona Qerretit, Renis Gjokës, Julian Dedës, Rubens Shimës, Rajmonda Bulkut, Rudina Hajdarit, Salvator Kaçaj, etj.











