Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjetet e veriut nuk do kalojnë në Rinas, reagon Bardh Spahia i Shkodrës: Rishikojeni, vendim i pamenduar

16:57 / April 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, ka reaguar për vendimin e djeshëm të Autoritetit Rrugor për devijimin e mjeteve nga veriu nga rruga e Rinasit. Sipas kryebashkiakut, ky vendim është i pamenduar dhe duhet të rishikohet nga autoritetet.

“Është një vendim i pa menduar mirë, që shkakton jo vetëm zgjatje të udhëtimit në kilometra por edhe shtim të kostos financiare për banorët nga Shkodra dhe zonat e Veriut drejt aeroportit “Nënë Tereza” dhe kryeqytetit”, shkruan ndër të tjera Bardh Spahia.

Reagimi i plotë i kryebashkiakut të Shkodrës:

Jam njohur me vendimin e fundit të ARRSH për devijimin e rrugës nacionale drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë në drejtimin nga Shkodra drejt kryeqytetit. Me shumë të drejtë, ka patur reagime të shumta të banorëve të Shkodrës lidhur me këtë vendim që dëmton Veriun e vendit.

Është një vendim i pa menduar mirë, që shkakton jo vetëm zgjatje të udhëtimit në kilometra por edhe shtim të kostos financiare për banorët nga Shkodra dhe zonat e Veriut drejt aeroportit “Nënë Tereza” dhe kryeqytetit.

Në emër të banorëve të Shkodrës, i bëj thirrje institucioneve që të rishikojnë këtë vendim absurd të marrë në dëm të banorëve të Shkodrës dhe mbarë Veriut të vendit.

Nga ana tjetër, ftoj të gjithë kolegët, drejtues të bashkive të tjera në Veri të vendit që t’i bashkohen kësaj thirrje në të mirë të qytetarëve, të cilët sot kanë nevojë për lehtësim dhe jo vështirësim të lëvizjes dhe rritje të kostove të jetesës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

OSBE vëzhgon drejtësinë: 7 sfida për gjykatat e posaçme

16:02 / November 15, 2026

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026

Defekti që paralizoi për orë të tëra fluturimet në SHBA, ja çfarë e shkaktoi, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë përsëri

14:59 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.