Një foto e bërë gjatë provave të këngëtares shqiptare Ronela Hajati u hoq nga faqet zyrtare të Eurovision-it në rrjetet sociale, me pretendimin se ajo dhe grupi i saj bënë gjeste provokuese. Në foto shfaqet Ronela bashkë me katër balerinët që e shoqërojnë gjatë performancës, të cilët provokojnë me lëvizjet e tyre sipas faqes Eurovision-it.
Author: tirana
2 të rinj në Shkodër kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në banesën e 69 vjeçarit R. D., . Të arrestuarit janë A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër Njoftimi i policisë: Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Këta…
Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalojnë furnizimin me armë për Ukrainën nga frika se mos provokojnë Rusinë. Kështu deklaroi presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila u takua me Presidentin Zelensky në Kiev dhe mori prej tij medaljen e Urdhrit të Princeshës Olga për “kontribut të rëndësishëm personal” në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.
Konflikti mes këngëtares Bleona Qereti dhe aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka marrë një kthesë të papritur. Evi Kokalari, një qytetare amerikane rrezikon të jetë e paditur në gjykatë për dëmtim imazhi ndaj artistes Bleona Qerreti. Javanews.al ka mundur të sigurojë letrën që zyra e avokatisë që përfaqëson interesat ligjore të këngëtares i ka dërguar në formë paralajmërimi dhe si hap të parë ndaj zonjës Kokalari duke i kërkuar asaj të ndalojë në mënyrë të menjëhershme të gjitha sulmet në dëm të figurës së klientes së tyre duke konsideruar se ajo po mashtron dhe manipulon faktet ndaj saj. Në të kundërt,…
Duket se ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, nuk e ka harruar ekipin shkodran dhe këtë e ka shprehur në një intervistë për “Kicker” në Gjermani, i cili thekson se e “zgjoi” skuadrën nga një gjumë letargjik. Tani ka nisur të kalojë ajo periudha e surprizës së parë. Kur punon me shumë përkushtim, një shkarkim i tillë të trondit. Mendoj se ja dola ta zgjoja ekipin nga një gjumë letargjik. Theksoj se në sezonin e kaluar ne luajtëm në kualifikueset e Europa Ligës. Do të më pëlqente shumë të kisha mundësinë për të mbrojtur trofeun e Kupës së Shqipërisë. Megjithatë djemtë…
Një tjetër general i lartë i ushtrisë ruse ka humbur jetën në luftën në Ukrainë. Andrei Simonov është komandanti më i fundit që humbi jetën në betejë dhe i nënti në radhë që nga nisja e luftës, sipas mediave të huaja. Simonov, thuhet se u vra pranë qytetit të Izyum në rajonin verilindor të Kharkiv. Pamjet e shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë goditjen nga një raketë. Sulmi thuhet gjithashtu se shkatërroi mbi 30 automjete të blinduara ruse, duke përfshirë tanke. Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych tha gjatë një interviste se rreth 100 rusë u vranë në sulm, duke përfshirë Simonov.…
Përfaqësuesja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Cokshi këtë të dielë në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me procesin e numërimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Vokshi është shprehur se pjesë e kësaj liste janë shumë emra nga Forumi rinor i PD-së dhe nga Lidhja Demokratike e Gruas. “Kuvendi i djeshëm kombëtar i zhvilluar ditën e djeshme ishte një tjetër dëshmi se në PD është kthyer besimi në votën e lirë dhe vendimet i merr anëtarësia. Të gjithë delegatët e djeshëm në Kuvend ishin të zgjedhur nga vetë degët . Ka qenë një poçes jo i lehtë…
Policia e Kievit ka bërë me dije se ka zbuluar prova të një varri tjetër masiv në Bucha, me frikën se trupat e Putinit po kryejnë krime të tmerrshme lufte. Bucha është bërë sinonim i akuzave për krime ruse gjatë gjithë luftës, pas raportimeve të shumta për vrasje masive të civilëve të cilët pas largimit të trupave ruse nga qyteti, u zbuluan të shtrirë në trotuare, por jo vetëm, raportoi The Sun. “Janë gjetur tre trupa në një gropë, të vrarë brutalisht nga ushtarët rusë. Secili i qëlluar në kokë. Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat ua mbulonin sytë dhe…
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier. Një mjet bujqësor i ka prerë rrugën një furgoni. Për pasojë janë plagosur 2 shoferët dhe një pasagjer. Të lënduarit ndodhen në spital dhe hanë jashtë rrezikut për jetën.
“Qeveri zbato ligjet për punëtorët e sektorit privat të cilat vetë i ke miratuar, Qeveri vlerëso punën dhe mundin, Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive, krijo fondin social, themelo gjykatën e punës, Qeveri fillo sa më parë aplikimin e sigurimeve shëndetësore” – këto ishin kërkesat e sindikalistëve të punëtorëve në sektorin privat, të cilët protestuan në Prishtinë më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në këtë ditë u organizua edhe një protestë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, u shpreh i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin…
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock skicon kushtet për një paqe të qendrueshme. Ndërsa ambasadori ukrainas dëshiron armët më moderne gjermane. Tërheqja e të gjitha trupave ruse nga Ukraina është sipas ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock kushti për një paqe të qendrueshme në Europë dhe për fundin e sanksioneve kundër Rusisë. “Një paqe në kushtet, që ka diktuar Rusia, nuk do të sjellë as në Ukrainë dhe as në Europë sigurinë e shumëpritur”, tha Baerbock për gazetën “Bild am Sonntag”. Në rastin më të keq kjo do të nënkuptonte ftesën për një luftë tjetër – edhe më pranë kufijve…
Artisti Frederik Ndoci, në një intervistë për “Glamour Zone”, mes të tjerash ka bërë me dije se këngëtarja Parashevi Simaku, kishte simpatizantë në Komitetin Qendror, të cilët kërkonin edhe favorizimin e saj nga drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Marash Hajati. I pyetur në lidhje me përmendjen e emrit të Hajatit në lidhje me këngëtaren, Ndoci ka sqaruar se ka thënë që ishte favorite e tij jo duke nënkuptuar diçka mes të dyve, por se porositë në lidhje me këngëtaren vinin nga Komiteti Qendror. “Parashevi Simaku ishte favorite e dikujt në Komitetin Qendror. Me një telefonatë, atij(Marash Hajatit) i kërkohej ta…