Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BE e shqetësuar për hepatitin tek fëmijët

09:55 / May 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hepatiti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Një zhvillim shëndetësor shqetësues.” Rastet e fundit të sëmundjes së pashpjegueshme të hepatitit tek fëmijët alarmojnë autoritetet shëndetësore të BE.

Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkaktarit të panjohur të sëmundjeve bëhet fjalë për “një zhvillim shëndetësor shqetësues”, thuhet nga ECDC.

Deri të enjten ishin regjistruar 191 raste të tilla, më shumë se 100 syresh në Britaninë e Madhe. Instituti Robert Koch në Gjermani kishte raportuar të martën për rastin e parë në Gjermani. Sipas autoritetit shëndetësor të BE, rreziku për fëmijët në Europë “nuk mund të vlerësohet me saktësi”. Por për shkak se sëmundjet e Hepatitit në shumë raste çojnë në kolapsin e mëlçisë dhe kërkojnë transplantim mëlçie, rreziku për të vegjlit konsiderohet “i lartë”.

Adenovirusi si shkaktar?

Më shumë të prekur janë fëmijët nën 10 vjeç, rastet më të shpeshta janë konstatuar tek fëmijët nën 5 vjeç. Shumica e këtyre fëmijëve kanë pasur shëndet të mirë më parë. Tek simptomat e para shihen dhimbje barku, diarre, të vjella dhe verdhëza.

Hepatiti është sëmundje e mëlçisë, që shfaqet shumë rrallë tek fëmijët e shëndetshëm. Ekspertët e përjashtojnë një lidhje me vaksinën e Coronës, sepse shumica e fëmijëve të prekur nuk kanë qenë të vaksinuar. Sipas ECDC si “tezë pune” konsiderohet një lidhje e mundshme me adenoviruset, që janë viruse mjaft të përhapur të gripit dhe që në raste normale shkaktojnë vetëm ecuri të lehtë të sëmundjes./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Përshkallëzohet greva e avokatëve/ Të hënën paralajmëron bojkotin e seancave për masat e sigurisë

15:24 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.