Author: tirana

Pas urbanit të linjës së Unazës, i cili ra në Lanë pak ditë më parë, një tjetër urban është aksidentuar sot në mesditë, në Tiranë. Autobusi i linjës së Qytetit Studenti është përplasur në stacionin ku presin qytetarët te Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Për fat ka patur vetëm dëme materiale.

Read More

Exchange por edhe biznese si markete apo karburante kanë denoncuar në polici për kartmonedha të falsifikuara. Më e falsifikuar rezulton të jetë euro. Vetëm gjatë këtij viti policia e shtetit ka sekuestruar 425.500 euro të falsifikuara në 22 raste të hetuara. Blerjet me para të falsifikuara në prerje të vogël ndodhin më shpesh në biznese si markete apo karburante ndërsa prerjet e mëdha 200 apo 500 euro shpesh tentohen të thyen në exchange duke përdorur edhe mashtrimin. Prerja e hasur më dendur në treg është kartmonedha 200 euro.

Read More

Ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani, përmes një reagimi në Facebook, u është drejtuar delegatëve të Kuvendit të PD duke kërkuar arsyen se përse nuk e votuan si anëtarë në këshill. “Duke u nisur nga rezultati do ju lutesha të gjithë delegatëve të Kuvendit që nuk më kanë votuar të më shkruajnë se çfarë ka ndryshuar gjate këtij viti? Ku kam gabuar? Çfarë mund të bej më mire? Sepse siç dhe ju e dini një vit më parë si rezultat i punës tonë të përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit më votuan rreth 6000 qytetar megjithëse isha i 35 në listën…

Read More

“Pa frikë mund ta quaj motrën time dhe jam me fat që e kam njohur”- deklaroi Einxhel Shkira për Beniada Nishani vetëm pak javë pas hyrjes në “Big Brother VIP”. Megjithatë, siç kanë treguar vetë ish-banorët për shkak të izolimit ndodhitë dhe raportet evolojnë dhe përjetohen më shpejt seç ndodh jashtë. Mund të jetë ky edhe rasti i Einxhel e cila gjeti ngrohtësi nga Beniada fillimisht. Por tashmë ato nuk janë më as ‘motra’ e as shoqe. Duket se moderatoja i ka dhënë ‘goditjen’ e fundit raportit të saj me Beniadën duke i bërë ‘unfollow’ në Instagram.

Read More

Policia e Kukësit ka arrestuar një 36-vjeçar, pas denoncimit të vajzës së këtij të fundit. Blutë e Kukësit bëjnë të ditur se vajza 14-vjeçare e tij ka kallëzuar se babai ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në mënyrë të përsëritur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale, një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike. Njoftimi i policisë: Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa…

Read More

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka deklaruar se pavarësisht origjinës hebraike të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, në qeverinë e tij ka elementë nazistë. Ai ka shtuar se Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre. Kjo ka sjellë dhe reagimin e ministrit të jashtëm izraelit, Yair Lapid, i cili tepër i acaruar, tha se “Hebrenjtë nuk vranë veten në Holokaust”. “Kjo është një deklaratë e pafalshme dhe e egër dhe një gabim i tmerrshëm historik dhe ne presim një falje. Gjyshi im u vra nga nazistët. Të thuash se Hitleri ishte me origjinë hebreje është si të thuash se hebrenjtë vranë…

Read More

Përgjigjet e lotarisë për DV2023 do të dalin në datën 8 Maj në orën lokale të Shqipërisë 18:00. Ngarkesa e rrjetit do të jetë shumë e madhe prandaj duhet të provoni të vendosni të dhënat disa herë. Nëse nuk e keni ruajtur “confirmation number” që morët në fund të aplikimit vitin e kaluar, ka një mënyrë për ta rikuperuar. Klikoni “forgot confirmation number” poshtë kutisë ku kërkohet të vendoset ky numër. Do tË hapet njË formË e re ku përveç gjeneraliteteve do t’ju kërkohet e-maili. Sigurohuni të vendosni adresën e e-mailit të cilen keni dhënë gjatë aplikimit vitin e kaluar,…

Read More

Mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një foshnje u gjet e pajetë brenda një valixheje. Mjekja shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme. Ata kanë tentuar ta vizitojnë, por 40-vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më pare, por nuk ka pranuar të mjekohej. Po ashtu, bëhet e ditur se 40-vjeçarja ka thënë se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

Read More

Aktori Florjan Binaj bashkë me këngëtaren Arilena Ara do të shfaqen në ekranin e Abc duke moderuara emisionin ‘Piranjat’. Binaj ka marrë shumë reagime për rolin e ri si moderator. Ndër mesazhet e shumta që i kanë dërguar ka qenë edhe ai i Brisida Shehajt. “Ti je yll bote. Dhe jam e sigurt që ai emision do jetë super sukses si çdo gjë që bën ti”, i ka shkruar përfaqësuesja e LSI.

Read More

Francë – Rritja e të ardhurave ka mbetur në vend numëro pasi çmimet për mallrat thelbësore dhe energjinë janë në rritje. Shifrat e reja nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (Insee) tregojnë se Franca mund të hyjë në një periudhë stagflacioni. Kombinimi i inflacionit dhe stagnimit është një kontradiktë ekonomike që rrezikon të dëmtojë cilësinë e jetës për shumë njerëz në Francë. Ndërsa rritja e ngadaltë nënkupton një rritje të papunësisë që ul fuqinë shpenzuese, rritja e çmimeve nënkupton se paratë që kanë konsumatorët, fillojnë të humbasin vlerën. Një situatë e tillë ekonomike nuk është parë…

Read More

Ditën e nesërme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së posaçme. Bëhet me dije se seanca do të nisë në orën 11:00 dhe Zelelenky do të flasë nëpërmjet platformës Zoom. Sipas urdhrit të Nikollës, Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për marrjen e masave për realizimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me presidentin e Ukrainës. Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndërsa ka…

Read More

Një shpërthim i madh ka ndodhur pranë një aeroporti në një pjesë të pushtuar nga Rusia të Ukrainës jugore. Sipas CNN tym i dendur dhe i zi u pa të ngrihet nga afërsia e një aeroporti të kontrolluar nga Rusia jashtë qytetit të Kherson në Chornobaivka. Nuk ka pasur asnjë koment nga ushtria ukrainase apo ruse për shkakun e shpërthimit, por pozicionet dhe pajisjet ruse në Chornobaivka janë goditur në disa raste të mëparshme. Javën e kaluar, ushtria ukrainase tha se forcat ruse ishin tërhequr drejt Chornobaivka pasi pësuan humbje të mëdha. Kujtojmë se momentalisht Dojna po shijon pritjen e saj të…

Read More