Author: tirana

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një intervistë për mediat greke ku ka vlerësuar rolin që shteti helen ka dhënë për luftën. Ai gjithashtu ka thënë se vlerëson rolin e Turqisë si ndërmjetëse në negociatat me Rusinë, por në të njëjtën kohë tha se Erdogan duhet të mbajë një qëndrim më të qartë se kë mbështet në këtë konflikt. “Kur jeni në luftë, duhet të bëni më të mirën për të bashkuar shtetet rreth jush, madje edhe ato që historikisht kanë pasur marrëdhënie të vështira. Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i pasur të gjitha këto shtete në anën…

Read More

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka njoftuar se bashkëshortja e tij, Miriam Cani ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Sipas asaj që shkruan Albani, faqja e saj është sulmuar nga hackers-at. Artisti kërkoi ndjesë për përmbajtjen që po postojnë hacker-at në faqen e saj, ndërsa theksoi se po punojnë për ta rimarrë sa më shpejt të jetë e mundur. “Të dashur miq, dua t’ju bëjmë me dije që faqja zyrtare e Facebook-ut të Miriamit prej disa ditësh tashmë është marrë nga disa “hackers” në mënyrë të paligjshme. Ju kërkojmë…

Read More

Ditën e sotme, Enkelejd Alibeaj vizitoi myftininë e Elbasanit me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku uroi gjithë besimtarët myslimanë për agjerimin dhe sakrificën gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. “Kjo është një ditë që ka shumë për ta vlerësuar, pas një muaji sakrifice”, u shpreh Alibeaj. Ndërkohë, ai u pyet edhe sa i përket situatës së brendshme në Partinë Demokratike dhe shkarkimin e tij nga posti i kreut të grupit parlamentar nga Kuvendi i 30 prillit, mirëpo Alibeaj refuzoi të bëjë komente, duke kërkuar të mos flitet për politikë në një ditë feste si kjo. “Në një ditë…

Read More

Sipas zyrës për të drejtat e njeriut (OHCHR) pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara njoftoji këtë të hënë se numri i të vdekurve mes civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit ka shkuar mbi 3,000. OHCHR thekson se numri prej 3,153 të vrarëve deri më tani përfaqëson një rritje prej 254 nga e premtja. Sidoqoftë, ka gjasa që numri i vërtetë të jetë më i lartë, duke përmendur vështirësitë në akses. Sipas raportit, shumica e civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, të tilla si sulmet me raketa dhe sulmet ajrore.

Read More

Si duket, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani nuk kanë më të njëjtën marrëdhënie që kishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP. 2 vajzat nuk shkojnë më mirë me njëra tjetrën dhe në fakt një gjë e tillë qarkullonte prej kohësh, megjithatë kjo është bërë mëse e dukshme nga deklaratat e fundit që ka bërë Einxhel. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Einxhel u shpreh me ironi duke thënë se: “Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja…

Read More

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara, bazuar në kërkesat e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodi i Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi, thekson se periodikisht ka në fokus mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive. Në një njoftim, AMA deklaron se “ditët e fundit është identifikuar dhe ndonjë rast i transmetimit të filmave me pamje të rënda dhe të papërshtatshme për orarin e emetimit, kur mendohet se para ekranit janë dhe fëmijët”. “Në oraret e mesditës apo pasdites, filma me skena të ekzagjeruara…

Read More

Ka ndryshuar orari i nisjes së seancës së nesërme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet që përmes një video-mesazhi, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të mbajë një fjalim para ligjvënësve shqiptarë. Mësohet se seanca, e cila ishte parashikuar të fillonte në orën 11:00, do të nisë në orën 13:00. Deri tani, Zelensky u është drejtuar disa parlamenteve evropiane. Ndërkaq, ndërsa paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, Zelensky u ka bërë më herët thirrje shteteve që të sanksionojnë Rusinë. Po ashtu, ai ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.

Read More

Klodian Hasimllari, burri i cili gjeti një foshnje të pajetë në banesën e tij në Korçë ka dhënë sot dëshminë e tij për ngjarjen. Ai është paraqitur në komisariatin e policisë së Korçës rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ka treguar i tronditur para efektivëve të policisë se trupin e foshnjës e gjeti pas aromës së rëndë që po vinte në shtëpi dhe ajo ishte thuajse të dekompozuar tërësisht. “Më duket se pashë një foshnjë në valixhe në shtëpi. Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe…

Read More

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se deri në mesin e kësaj jave do të ketë prezencë të reshjeve. “Parashikohet që deri në mesin e javës të paktën deri ditën e mërkurë prezenca e reshjeve të jetë kryesisht në zonat malore, ndërsa sot pritet që i gjithë territori të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Herë pas here do të ketë momente rrebeshe afatshkurtra kryesisht në veri, veriperëndim. Zonat qendrore dhe jugore do të kenë shira në sasi më të pakta”, tha Porja. Lajda Porja tha se situata me reshjet është…

Read More

Vendimet e gjykatave në Shqipëri nuk kursejnë as të vdekurit. Përtej absurdit, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në Burg” më 12 prill të këtij viti për Saimir Kuçin, i cili u gjet i vetëvarur brenda shtëpisë së tij më 20 mars në Yzberisht. Në nëntor të 2021, Gjykata e Krujës la në burg 37 vjeçarin që dyshohej se kishte kryer grabitjen famëkeqe të biznesmenit Nazmi Çangu në fshatin Nikël. Një muaj më pas, masa është apeluar në Gjykatën e Tiranës dhe kjo e fundit doli me vendimin që qëndrimi i Kuçit në burg nuk…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa është shfaqur mëngjesin e sotëm në Sheshin Skënderbej, duke falur namazin e Fiter Bajramit. Fotografitë Mozzik i ndau edhe në rrjetet sociale. Ai gjithashtu ka uruar edhe të gjithë shqiptarët, duke shkruar “Për hajër Bajramin”. Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa është shfaqur mëngjesin e sotëm në Sheshin Skënderbej, duke falur namazin e Fiter Bajramit. Fotografitë Mozzik i ndau edhe në rrjetet sociale. Ai gjithashtu ka uruar edhe të gjithë shqiptarët, duke shkruar “Për hajër Bajramin”.

Read More