Pas mbarimit të seancës plenare ku foli presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për gazetarët në oborrin e Kuvendit, ku kërkoi ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Berisha bëri thirrje që të largohet ambasadori rus në Shqipëridhe të tëriqet ai shqiptar nga Moska. Mes të tjerash, ish-kryeministri kërkoi edhe anulim të vizave për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri. “Ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri, imagjinoni, vrasës, përdhunues, kainër, pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për të marrë…
Author: tirana
Për shumicën, pranvera mund të jetë periudha më e bukur e vitit, por të tjerët vuajnë nga fillimi i prillit deri në fund të majit. Po flasim për të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë e pranverës dhe çdo stinë e tillë është vërtet e vështirë. Rrjedhje nga hunda, kruajtje, kollitje, lotim të syve dhe hundë të bllokuar. Nëse sapo kemi përshkruar situatën në të cilën ndodheni për momentin, ja diçka që ju intereson. Më poshtë ju prezantojmë një pije natyrale, ilaç për alergjinë pranverore me hithra. Kjo barishte e veçantë i përket atyre që luftojnë ndjeshëm simptomat e bezdisshme të…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky foli sot nëpërmjet një video-mesazhi para Parlamentit shqiptar, ku ndër të tjera përmendi edhe Nënë Terezën, duke e konsideruar si shembullin më të mirë për dashurinë ndaj njerëzimit. Në fjalën e tij, Zelensky u shpreh se i është mirënjohë shqiptarëve që nuk e menduam dy herë se cilin popull do të mbështesnin kur Rusia pushtoi Ukrainën. “Kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin dashurisë ndaj njerëzimit në të gjithë botën. Ajo e mësoi njerëzimin që të mposhtë të keqen. Unë besoj se duke punuar sëbashku me gjithë europianët ne do të jemi në…
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se mbështetja për Ukrainën ka qenë e palëkundur. Gjithashtu Rama dhe Shqipëria është e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj. “Ky parlament që sot ka nderin të t’ju dëgjojë , janë shumë të rralla rastet kur në këtë parlament palët kanë rënë dakord dhe mbështetja e Ukrainë është një nga rastet edhe më radha ku të gjithë në kemi qenë dakord për mbështetjen e Ukrainës. I gjithë kombi ynë përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar Kosovë i rreshtuar krah jush me çdo gjë kemi mundur.”, tha Rama. Fjala e…
Para pak minutash, presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i’u drejtua Parlamentit shqiptar këtë të martë me anë të video-mesazhi drejtpërsëdrejti nga Ukraina. Fillimisht ai uroi shqiptarët për Fitër Bajramin, ndërsa nënvizoi mizoritë që po bëhen në Ukrainë, ku sipas tij, disa qytete të tëra po shkatërrohen nga bombardimet dhe se civilë të pafajshëm po vdesin. Po ashtu, Zelenskyy përsëriti kërkesën e tij të bërë ndaj shumë vendeve të tjera europiane për të marrë masa kundër Rusisë. Ai theksoi që të kufizohet tregtia me Rusinë si dhe të mbyllen portat për anijet dhe turistët rusë. Kurrë nuk mund ta dini tha ai,…
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Krujë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Gramës, ku një makinë tip benz brenda së cilës udhëtonin dy persona është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike. Nga përplasja u plagosën dy personat që udhëtonin në makinë, një i moshës 25 vjeç me iniciale K.V. dhe Flora Abazi 53 vjeçe, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ndërkaq, mendohet se shkak i aksidentit ka qënë humbja e kontrollit te…
Ashtu siç ishte parashikuar, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka nisur fjalimin e tij para Kuvendit të Shqipërisë përmes një video-mesazhi. Me qëllim solidarizimin me vendin mik të Ukrainës, Kuvendi është ‘veshur’ me ngjyrat e flamurit të këtij vendi, blu de të verdhë. Theksojmë se deri më tani, Zelensky ka folur para disa parlamenteve Europiane. Ndërkohë, teksa presidenti ukrainas paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, ai u ka bërë sërish apel shteteve që të sanksionojnë Rusinë, ndërsa po ashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE-së për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.
Partia Socialiste ka vendosur të mbajë një mbledje të kryesisë gjatë pasdites së ditës së nesërme. Mësohet se një nga çështjet kryesore që pritet të diskutohet është Asambleja e 7 majit. Gjithashtu, ky organ i PS-së do të mblidhet për zbatimin e vendimeve që u morën në Kongresin e socialistëve të 9 prillit. Vendimet në fjalë lidhen me ndryshimet statutore, por edhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të bashkive të PS, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj. Gjithashtu, nesër është programuar edhe mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend për të diskutuar…
Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike miratoi të shtunën datën 22 maj për të organizuar zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Gara për liderin e ri të PD-së duket se nuk do të ketë surpriza në një kohë që Sali Berisha, i cili inicioi lëvizjen e foltores ka shpallur kandidaturën për rikthimin në krye të të djathtëve. Vet lideri historik i Partisë Demokratike është zotuar për një garë me mundësi të barabarta, por mbështetja e demokratëve duket qartë në favor të Sali Berishës dhe çdo kandidat tjetër është në disavantazh përball ish-kryeministrit. Në…
Bllokimi i rrugës ka shkaktuar trafik në kthesën e fshatit Ahmetaq, rruga që të çon drejt Rinasit. Kujtojmë se protesta e banorëve e zhvilluar ditën e sotme për të kundërshtuar këtë vendim, ka sjellë edhe vështirësi të qarkullimit të automjeteve. Kjo ka sjellë edhe radhë kilometrike të automjeteve që vijnë nga Fushë Kruja drejt Vorës. Siç shihet edhe nga video, lëvizja e automjeteve është vështirësuar si pasojë e radhës së krijuar.
Është vendosur se 3 oficerë policie të cilët janë vrarë në detyrë do të zhvarrosen nesër për t’u prehur në Varrezat e Dëshmorëve. Konkretisht, bëhet fjalë për Elham Elezajn, i vrarë në korrik të 98-ës, si dhe Rufan Hakrama dhe Artan Cuku, të vrarë më 8 prill 2017-ën. Ata do të varrosen më datë 5 maj. Ndërkohë mësohet se dy prej efektivëve prehen aktualisht në Sharre një në Tufinë, ndërsa të 3 policët janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Sarandës, ku babë e bir kanë plagosur me thikë një 55-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta. Sipas policisë, shtetasi me inicialet H. H., 54 vjeç, dhe M. H., kanë goditur me mjet prerës për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., banues në lagjen nr.2, Sarandë. Brenda një muaji gjatë konflikteve në Sarandë, janë plagosur me thikë apo sende të forta 11 shtetas, nga të cilët 2 janë transportuar drejt Tiranës për shkak të plagëve të rënda. Për të gjitha ngjarjet, 3 autorë të plagosjeve janë ende në kërkim,…