Ashtu siç ishte parashikuar, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka nisur fjalimin e tij para Kuvendit të Shqipërisë përmes një video-mesazhi. Me qëllim solidarizimin me vendin mik të Ukrainës, Kuvendi është ‘veshur’ me ngjyrat e flamurit të këtij vendi, blu de të verdhë.
Theksojmë se deri më tani, Zelensky ka folur para disa parlamenteve Europiane.
Ndërkohë, teksa presidenti ukrainas paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, ai u ka bërë sërish apel shteteve që të sanksionojnë Rusinë, ndërsa po ashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE-së për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.
