Me dhjetëra e qindra banorë të Rinasit kanë dalë sot në rrugë duke bllokuar rrugën drejt aeroportit, pasi protestojnë për vendimin e fundit të ARRSH-së e cila vendosi që lëvizja të bëhet vetëm me një sens kalimi.
Madje, gjatë protestës disa prej tyre janë ulur në mes të rrugës duke konsumuar edhe disa gota raki. Njëri prej tyre u pyet nga gazetarët se për çfarë ka dalë në rrugë, ndërsa ai i është përgjigjur me ironi se ka dalë të protestojë se u ka mbaruar rakia.
“Protestojmë se na ka mbaruar rakia, prandaj kemi dalë”, tha një qytetar me ironi. Banorët janë shprehur se protestat do t’i përshkallëzojnë, madje nesër nuk do të dërgojnë fëmijët në shkollë.