Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Mark Milley tha se bota po përjeton “kërcënimin më të madh për paqen dhe sigurinë e Evropës dhe ndoshta të botës” për shkak të pushtimit të Ukrainës. “Pushtimi rus i Ukrainës po kërcënon të dëmtojë jo vetëm paqen dhe stabilitetin evropian, por paqen dhe stabilitetin global që prindërit e mi dhe brezat e amerikanëve luftuan aq shumë për ta mbrojtur”, tha Milley. Milley tha se SHBA është “në një pikë kthese shumë kritike dhe historike gjeo-strategjike”, ku ushtria amerikane duhet “të ruajë gatishmërinë dhe të modernizohet për të ardhmen” në…
Author: tirana
Moderatorja Einxhel Shkira ka hedhur poshtë gjithë dyshimet që janë hedhur mbi emisionin që ‘Top Channel’ i premtoi gjatë kohës që ajo ishte pjesë e ‘Big Brother VIP’. E ftuar në emisionin ‘Why Not’, ish-banorja e BBV bëri të ditur se së shpejti do të vijë me emisionin e saj, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende. “Shumë pyetje dhe mesazhe më kanë ardhur për emisionin dhe unë jo se nuk kam pasur një përgjigje, e kam pasur. Kam dashur kohën time që t’i diskutoj gjërat, kohën time që të pushoj dhe nuk jam marrë që të jap…
Reshjet e shiut bashkuan demokratët dhe socialistët nën një çadër, ndërsa burrat u strehuan te kolegët deputetë. Ndërsa disa deputetë vraponin për në seancë, Lulzim Basha e përshkoi i vetëm rrugëtimin parlamentar nën kapriçot e motit. Por kishte edhe nga ta deputetë që të painformuar për motin dhe mungesa e një çadre u detyruan të vraponin për të mos u lagur nga reshjet e shiut. Shiu i pranverës bëri bashkë demokratë dhe socialistë, madje deputetja Ina Zhupa jo vetëm “strehoi” të zgjedhurin e mazhorancës Etjen Xhafaj, por i mbajti çadrën deri në hyrje të Parlamentit.
Një zëdhënës i OKB-së ka konfirmuar se evakuimi i civilëve nga Mariupol përfundoi me sukses. Një operacion i OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, së bashku me Rusinë dhe Ukrainën, synonte të nxirrte kryesisht gra dhe fëmijë nga fabrika e çelikut Azovstal. Përpjekjet e mëparshme për të evakuuar civilët kishin dështuar. Osnat Lubrani, koordinatorja e OKB-së në Ukrainë dhe koordinatore humanitare tha se njerëzit me të cilët ajo udhëtoi i treguan histori rrëqethëse të ferrit nëpër të cilin ata kaluan.
Për herë të parë SPAK ka konfiskuar ditën e sotme pasuritë një deputeti. Bëhet fjale për disa pasuri të deputetit të PD të qarkut Berat, Kasem Mahmutaj. Ai u vë në shënjestër vitin që shkoi teksa kandidimi i tij si deputet u konsiderua nga disa si i paligjshëm për shkak të vëllait të tij . Një vit më parë në prag te zgjedhjeve Ish-drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj, deklaroi se kandidimi i Kasem Mahmutajt nuk ishte i njëjti me rastin e Fatmir Xhafaj, që u largua nga posti i ministrit të Brendshëm pas denoncimeve të shumta për…
Veç familjeve qiramarrëse në ishpronë private, nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë përfitojnë edhe familjet e punonjësve, që kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës. Në mbledhjen e fundit qeveria ka miratuar vendimin “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, përmes së cilit është bërë e ditur mënyra e re e aplikimit, si edhe dokumentet që duhet të dorëzohen. Për këto dy kategori, interesat e kredisë do të mbulohen në masën 100 për…
Britania e Madhe ka lajmëruar se ka futur në detin Mesdhe një nëndetëse për t’iu përgjigjur Rusisë në rast sulmi me çdo lloj arme. Rusia po kërcënon botën me luftë bërthamore, ndërkohë që thuajse çdo ditë analistë ushtarakë apo gazetarë theksojnë se ushtria ruse mund të hedhë raketa “Satan II” në drejtim të Europës dhe ishullit britanik “për t’i zhdukur ata nga faqja e dheut”. Pak ditë më parë u bë i njëjti diskutim në televizionin shtetëror rus, ku një analist ushtarak tha se për 200 sekonda mund të goditej ishulli britanik me këto raketa dhe pas këtij sulmi Anglia…
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp që po zhvillon momentalisht, ka reaguar në lidhje me 35 deputetët e PD-së që nuk iu bashkuan Kuvendit të 30 prillit. Berisha u shpreh i bindur se ata do t’i bashkohen dora dorës. “Partia erdhi më 30 prill më e bashkuar se asnjëherë, me qindra dhe mijëra anëtarë por edhe drejtues të saj që para 6 marsit, nuk ishin në një pozicion me shumicën, u bashkuan në këtë proces. Në disa degë, ish kryetarët u rikonfirmuan kryetarë. Anëtarësia masivisht u bashkua. Ka akoma disa grupe të vogla, por shumë të vogla të cilat…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për media ku po flet për Kuvendin e PD-së së 30 prillit ku u vendos data 22 maj si dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD-së dhe u zgjodhën anëtarët e Këshillit Kombëtar. Berisha foli për votën e lirë, për të cilën tha se u përzu nga kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ish-kryeministri tha se vota e lirë është rikthyer. “Po ju paraqes zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD-së. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit dhe u finalizua me sukses në Kuvendin e…
Joni Musku, një avokat nga Korça ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për trafik droge. Mësohet se Musku, gjatë javës ushtronte profesionin si avokat dhe në fundjavë transportonte drogë drejt Maqedonisë. Ai është kapur me 66 kilogram drogë dhe së bashku me të kanë rënë në pranga dhe dy persona të tjerë. Transporti bëhej nëpërmjet një makine të tipit “Opel Meriva”, i cili u konstatua në doganën e Goricës, se ishte i ngarkuar me lëndë narkotike. Rasti është zbuluar falë hetimeve disa mujore, të cilat vërtetuan aktivitetin e paligjshëm të avokatit dhe një personi tjetër, që quhet Ligor…
Hetimet e drejtësisë për të shkuarën e deputetit Kasëm Mahmutaj kanë hedhur dritë mbi një dosje të hershme të autoriteteve italiane lidhur me një sërë krimesh ku në skenë del edhe ish minsitri Fatmir Mediu. Kreu i Partisë Republikane akuzohet si bashkëpuntor i vëllezërve Mahmutaj të dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000. Nga hetimet intensive të drejtësisë italiane, të sjella në vëmendje nga gazeta “TemA”, ka konkulduar sesi Mediu ka krijuar akses për Kasëm Mahmutajn dhe të villain Gazmend Mahmutaj për të kaluar transit në vendin fqinj. Në vendimin që mban datën 18 mars…
GJKKO ka konfiskuar pasurinë e deputetit demokrat në qarkun e Beratit Kasem Mahmutaj. Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka konfiskuar automjete, tokë truall dhe apartamente. Kërkesa e SPAK ka ardhur pasi vëllai i deputetit Kasem Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj i njohur edhe me emrin Eduarto Toska rezulton i dënuar për prostitucion në Itali. Vetë deputeti ka folur në një prononcim për “5 Pyetjet.al” duke deklaruar se procesi vazhdon dhe asgjë nuk është mbyllur. Ai ka theksuar se nuk ka lidhje me të vëllanë dhe se pasuritë i ka krijuar me punë dhe sakrificë. “Procesi vazhdon. Asgjë nuk është mbyllur. Vendimi është…