Reshjet e shiut bashkuan demokratët dhe socialistët nën një çadër, ndërsa burrat u strehuan te kolegët deputetë. Ndërsa disa deputetë vraponin për në seancë, Lulzim Basha e përshkoi i vetëm rrugëtimin parlamentar nën kapriçot e motit.
Por kishte edhe nga ta deputetë që të painformuar për motin dhe mungesa e një çadre u detyruan të vraponin për të mos u lagur nga reshjet e shiut.
Shiu i pranverës bëri bashkë demokratë dhe socialistë, madje deputetja Ina Zhupa jo vetëm “strehoi” të zgjedhurin e mazhorancës Etjen Xhafaj, por i mbajti çadrën deri në hyrje të Parlamentit.










