Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha u përgjigjet kritikave për votimin për Këshill: U rikthye vota e lirë, e kishte përzënë Rama e Basha

17:32 / May 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për media ku po flet për Kuvendin e PD-së së 30 prillit ku u vendos data 22 maj si dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD-së dhe u zgjodhën anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Berisha foli për votën e lirë, për të cilën tha se u përzu nga kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ish-kryeministri tha se vota e lirë është rikthyer.

“Po ju paraqes zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD-së. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit dhe u finalizua me sukses në Kuvendin e 30 prillit. Ata që i kujtojnë hapat e parë të kësah nisme, premtimet më të pra, do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë në fillim dhe në mënyrë të përsëritur theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë. Ndërkohë Rama dhe për ngjashmëri, Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Mund të them se në ato ditë gjer sot, PD kaloi procese si kurrë më parë, Kuevnde gjigante, referendume të papara. Kalo në zgjedhje në çdo seksion, grupsesksion dhe degë. Së fundmi bëri zgjedhje për këshillin kombëtar të PD-së. Në të gjithë këtë proces ka patur dominim vota e lirë. E keni ndjekur dhe nuk gjeni një rast të vetëm dhe të thotë se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre, se pata një presion nga sipër për të votuar. Kjo përbën përmbushjen e një zotimi, të një rëndësie themelore. Në këtë proces, shumëmujor, është votuar dhe kanë garuar qindra kandidatura. Në mënyrë absolute asnjë prej tyre i sugjeruar, i emëruar nga instancat e epërme të kësaj partie. Jo vetëm u rithye vota e lirë me këtë forcë politike, por u arkivua në harresë ajo që duhet kryetarokraci apo presidentokraci. Pa këtë proces, janë zgjedhur kandidatët më të mirë, janë votuar përfaqësues të shkëlqyer të demokratëve. Si kurrë ndonjëherë më parë, në 8 degë të PD, nga Saranda në Mat, kanë fituar 8 zonja të nderuara”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.