Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjermania sjell në Shqipëri Genc Tafilin. 22 vite më parë vrau komisarin Arben Zylyftari në Shkodër

16:03 / May 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tafili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Genc Tafili është ekstraduar nga Gjermania në vendin tonë pasi akuzohet për vrasjen e Arben Zylyftarit në Shkodër para 22 vitesh.

Genc Tafili u arrestua në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani më 4 janar 2022.

Burime bëjnë me dije se Tafili i është dorëzuar Drejtorisë së Burgjeve në Rinas nga autoritetet gjermane.

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua dhe u lirua me kusht në vitin 2017 nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, ndërsa u arratis më pas jashtë vendit. Në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e Hoxhës duke kërkuar rikthimin në qeli të Tafilit.

Ndërkohë më 8 tetor të 2021 SPAK rihapi hetimet për vrasjen e Zylyftarit, me kërkesë të Admir dhe Genc Tafilit, të cilët kanë pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar. Kryepolici i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në vitin 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të shpallur në kërkim.

Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ra në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u has me breshëri plumbash prej tyre. Personat që kanë shtënë ishin Bahri Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra jo vetëm kryepolici i Shkodrës Zylyftari por edhe Behar Tafili.

Për ngjarjen policia arrestoi Admir Tafilin, i dënuar me burg përjetë dhe Genc Tafilin, ndërsa ky i fundit u ekstradua sot drejt Shqipërisë pas arrestimit në Gjermani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.