Author: tirana

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka dalë më një deklaratë të fortë për ish-Presidentin Bamir Topi. Kokalari ka publikuar një video të viteve më parë të Topit, i cili konfirmon vet se syzet e tij kushtojnë, por janë konformë figurës së tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari bën të ditur se syzet e diellit të Bamir Topit kushtojnë 60 mijë euro dhe i bën thirrje urgjente SPAK që të fillojë investigimin se ku i gjeti këto para ish-presidenti. “Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat. Jo mor jo, s’ke pse të…

Read More

11 fëmijë në vendin tonë morën statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, për shkak se prindërit e tyre kanë humbur jetën në krye të detyrës, duke mbrojtur të tjerët. Në këtë ceremoni të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë ishte i pranishë, edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili e konsideroi këtë si një përmbushje të amanetit se fëmijët e heronjve nuk do të lihen asnjë moment vetëm. Në kuadër të këtij statusi, këta fëmijë që u morën nën përkujdesjen e shtetit do të financohen prej tij deri në moshën e përfundimit të studimeve të larta. “U bënë mbrojtje të…

Read More

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e dy të rinjve në Elbasan.Bëhet me dije se vajza ka dalë në pushim të gjatë të shtunën dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës. Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin. Nga ana tjetër edhe djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të pasur para mjaftueshëm për tu larguar. Ngjarja ka ndodhur…

Read More

Një urdhër arresti është ekzekutuar ditën e sotme ndaj një 39-vjeçari shqiptar në Itali. Sipas mediave në vend, ai jeton në qytetin e Senigallia-s, ndërsa në pranga u vu ditën e djeshme nga karabinierët dhe do i duhet të bëjë katër vite burg. Ne korrik të vitit 2020, atij ju gjet poshtë sediljeve të një automjeti Seat Altea Xl me të cilin po udhëtonte, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Sipas raportimeve, vendi ku ishte fshehur droga ishte hapur elektronikisht. Bashkë me drogën, shqiptarit iu sekuestruan 5 mijë euro në chash dhe 1,300 euro të tjera që i kishte pasur në…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, komediani Dave Chappelle u sulmua në skenë në Hollywood Bowl. Sipas “Hollywood Reporter”, disa pjesëmarrës që ndoqën shfaqjen postuan video të incidentit në rrjetet sociale, ku shihet teksa një burrë përpiqet të godasë komedianin në skenë. “Ishte një burrë trans”, deklaroi me shaka ai, duke iu referuar polemikave për disa batuta nga ana e tij që janë interpretuar si transfobike. Chappelle po performonte në “Is A Joke Fest’, një festival komedie në Los Angeles i organizuar nga gjigandi i transmetimit Netflix. Nuk përjashtohet mundësia që sulmi ndaj Chappelle të ringjallë shqetësimet për anëtarët e audiencës që nxitojnë…

Read More

Ditën e sotme, Edvin Kulluri ka njoftuar se është tërhequr nga kandidimi për kryetar të Partisë Demokratike, duke e konsideruar atë si një farsë të shëmtuar zgjedhore. Ai tha se ky proces ngjan njësoj me atë të Lul Bashës qershorin e kaluar dhe s’ka asnjë ndryshim, duke theksuar se po kalojmë nga Lul Brava tek Doktor Dryni që mbajnë peng partinë. Postimi i Kullurit: “Te dashur miq! Dje u njoha me vendimin e nje Komisioni Zgjedhor te vete emeruar pa vendim te Keshillit Kombetar si organ i zgjedhur, qe shpalli procedurat per zgjedhjet per Kryetar te PDSH!Meqenese para disa muajsh…

Read More

Banorët e Rinasit janë dalë sërish në protestë këtë të mërkurë duke kundërshtuar vendimin e dhënë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për të bërë me një sens lëvizjeje aksin rrugor që lidh Tiranën me Aeroportin “Nënë Tereza”. Në ditën e tretë të protestave, banorët kanë zgjedhur që të bllokojnë rrethrrotullimin pranë aeroportit duke bllokuar lëvizjen.

Read More

Derbi i së shtunës mes Partizanit dhe Tiranës është vendosur të luhet në Elbasan. Vendimi u mori nga Federata Shqiptare e Futbollit si de dy klubet. Sfida është parashikuar të nisë në orën 19:45. Të kuqtë kërkuan që derbi të luhej në “Air Albania”, por ishte UEFA që nuk e lejoi një gjë të tillë, sepse fusha mund të dëmtohej. Pas kësaj, u hodh ideja që takimi të zhvillohej në “Selman Stërmasi”. Por edhe ky opsion “u dogj” pasi të kuqtë nuk pranuan, me pretendimin se fusha ishte shumë e keqe në sfidën me Dinamon dhe palët vendosën që ndeshja…

Read More

DJ Sardi së fundmi ka rënë pre e një kamera të fshehtë duke na treguar kështu një anë tjetër të tijën. Ai është nisur për të performuar në një lokal të Shkodrës, por kamera e fshehtë e organizuar nga gruaja e tij, i kthehet në një ferr të vërtetë. Bashkëpunëtore e këtij kurthi është gruaja e tij Jonisa Sinorukaj, dhe jo më kot. Sikur të mos mjaftonte që Jonisa e detyroi të kthehej nga rruga, Sardi ndalohet disa herë nga policia, rrugës për në Shkodër. Kupa mbushet kur përballet me një pronar lokali tepër injorant, i cili është fans i…

Read More

Zyrtarë të Koresë së Jugut dhe Japonisë njoftuan sot se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt ujërave lindorë. Një gjë e tillë vjen pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, u zotua para disa ditësh se do të forcojë arsenalin e tij bërthamor “në ritmin më të shpejtë të mundshëm” dhe kërcënoi se mund të përdorë armë bërthamore kundër rivalëve. Ky është rundi i 14-të i lëshimeve të raketave gjatë këtij viti në Korenë e Veriut dhe po ashtu vjen gjashtë ditë pasi presidenti i ri i Koresë së Jugut të marrë mandatin pesëvjeçar. Përmes një deklarate për…

Read More

Një adoleshent ka mbetur i plagosur sot në qytetin e Durrësit pas një sherr mes me një tjetër bashkëmoshatar të tij. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës,  A. Ç., 15 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me thikë, në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia njofton: Rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e…

Read More

Mëngjesin e sotëm, një makinë ka marrë flakë brenda tunelit Tiranë-Elbasan çka ka bërë që të bllokohet qarkullimi i automjeteve. Djegia e automjetit dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti teknik. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në momentin e shpërthimit të flakëve, mjeti në fjalë po udhëtonte nga Tirana në Elbasan. Kjo gjë solli bllokimin e qarkullimit për disa minuta dhe më pas u rihap me ndërhyrjen e forcave të policisë dhe zjarrfikësve.

Read More