Këtë të mërkurë, Shqipëria nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Pak pas mesdite, në orën 12:30 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku pritet që ndër të tjera të përcaktohet edhe data e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit. Socialistët nga ana e tyre ka propozuar datën 10 maj për raundin e parë, ndërsa nga kampi demokrat nuk kanë deklaruar ende propozimin e tyre.
Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në dy raundet e fundit.
Ndërkohë, pavarësisht thashethemeve nuk ka ende një emër konkret për kreun e ri të shtetit në pesë vitet e ardhshme. Socialistët disa ditë më parë hodhën në zarf tre emra, ndërsa kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se presidenti nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS.
