Author: tirana

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Elbasan, ku një grua 52-vjeçare vrau veten duke u hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte. Mësohet se viktima është identifikuar si Fatbardha Likrama, nënë e tre fëmijëve. Ajo kishte denoncuar më parë në polici se kishte konflikte të dhunshme në familje nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj. Mbrëmjen e djeshme mësohet se policia kishte qenë në banesën e viktimës, ndërsa ajo ishte larguar tek motra e saj. Ditën e sotme, pak para aktit të vetëflijimit, ajo ishte rikthyer sërish. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak…

Read More

Skira Rudik, një deputete e Ukrainës ka folur këtë mëngjes për “skynews” lidhur me situatën në Mariupol, ku deklaroi se të paktën 30 fëmijë vazhdojnë të qëndrojnë akoma të bllokuar në uzinën e çelikut të Mariupolit.  Deputetja u shpreh se lajmi që thoshte se 156 persona nga fabrika e çelikut Azovstal kishin mbërritur të sigurtë në Zaporizhzhia, bëri që shumë të prekeshin e të përloteshin, duke vënë në dukje se kishte të paktën 20 përpjekje të dështuara. “Mund ta imagjinoni se ne të gjithë ishim në lot kur grupi i parë arriti në siguri.  Është përparim i jashtëzakonshëm që kemi…

Read More

Kancelari Scholz pret kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq. Bëhet fjalë për sanksione kundër Rusisë, por edhe për Kosovën. Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e pret në Berlin një ditë e gjatë dhe e pakëndshme. Ka shumë çështje të diskutueshme në rend dite. Presidenti i sapozgjedhur donte në fakt të mbante një “fjalë” para popullit të tij javën e kaluar, por ai tani e ka shtyrë atë për të premten e ardhshme (05/06/2022). Serbia dhe raportet me Rusinë Fokusi i vizitës në Berlin është raporti i Serbisë me Rusinë dhe qëndrimi i saj prorus. Rreth dy të tretat e serbëve…

Read More

Paraditen e sotme, 11 fëmijë shqiptarë morën statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” e cila i’u dha nga vetë kryeministri Rama. Ndërkohë, mes atyre që e përfituan këtë status ishte edhe djali i mjekut të urgjencës së Korçës, Kujtim Shabani i cili nuk mundi t’i mbijetonte betejës me koronavirusin. E pranishme në ceremoninë e sotme në ambientet e kryeministrisë, bashkëshortja e tij tregoi mes lotësh fjalët e fundit që kishte thënë ai para se të jepte shpirt. Sipas saj, mjeku në momentet e tij të fundit ka thënë se në jetë nuk kanë aq shumë rëndësi sa janë vitet që…

Read More

Kryetarja e komisionit të Integrimit Jorida Tabaku dhe kreu i Grupit parlamentar të PS, kanë replikuar në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mbi zgjedhjen e presidentit të Republikës. “Ne nuk jemi dakordësuar për konferencë, Jemi në konferencë me kërkesën e kreut të grupit të PS. Ky proces nuk ka nisur me seriozitetin që i takonte. Ky proces ndryshe nga sa thoni, ka lindur dhe ka nisur në PS, do kish qenë e udhës të ndodhte ndryshe. Vendimi i PS, i takon PS, PD do të ketë një mbledhje të strukturave të saj për të marrë vendime. Maxhoranca nuk e ka…

Read More

Gjykata e Posaçme la sërish në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 persona të cilët akuzohen për trafikimin e makinave të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, ku mes tyre janë edhe 2 punonjës policie. Nga sa është mundur të mësohet, gjykata nuk pranoi kërkesën e të dënuarëve për zbutje të kësaj mase. Ndërsa theksojmë se të arrestuar janë 2 efektivët e policisë Vojsava Doda e Endi Ahmetaj dhe të dyshuarit e tjerë Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara. Ata akuzohen për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Sipas asaj që pretendon…

Read More

Mazhoranca pranuar propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj duke vendosur që data 10 maji të quhet si data e nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha fillimisht datën 16 maj për raundin e parë të votimit të Presidentit të Republikës. “Bie dakord me propozimin e Alibeajt, por mbledhja të konsiderohet vijuese. Pra data 16 të jetë raundi i parë i zhvillimit të procesit të votimit. Ndërsa data 10 të jetë data e nisjes së procesit. Do ju ftoja të tre kryetarëve. Edhe zotin Alibeajn si kryetari i grupit…

Read More

Sulmuesi spanjoll i Selta Vigos, Santi Mina u dënua me katër vjet burgim nga Gjykata e Almerias më 18 qershor 2017 për abuzim seksual me një femër gjatë kohës që ndodheshin me pushime. Tashmë, futbollisti u lirua nga akuzat e dhunës seksuale, akuza për të cilatprokurori kishte kërkuar masën e sigurisë për tetë vite burg dhe u dënua me katër vite burg për abuzim seksual. Gjithashtu, 26-vjeçarit spanjoll i është dhënë edhe masa e ndalimit prej 500 metrash ndaj viktimës për 12 vite radhazi dhe pagesa e dëmshpërblimit prej 50.000 eurosh. Santi Mina aktualisht gjatë këtij sezoni me Selta Vigon…

Read More

NASA planifikon që të dërgojë foto të njerëzve të zhveshur në hapësirë për të tërhequr alienët. Bëhet fjalë për një ilustrim të një burri dhe gruaje të zhveshur duke përshëndetur. Kjo është pjesë e një projekti të quajtur ‘Beacon in the Galaxy’ (BITG). Shkencëtarët kanë për qëllim që përmes këtij ilustrimi të krijojnë më në fund kontakt me jashtëtokësorët. Së bashku me figurën e burrit dhe gruas, shkencëtarët kanë shtuar dhe përshkrimin e strukturës së një molekule të ADN-së. Shkencëtarët janë përpjekur që të përshkruajnë dhe gravitetin. E gjithë kjo bëhet një mesazh  i koduar binar që mund të dërgohet…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori, skenaristi dhe regjisori Lino Capolicchio. Një humbje e madhe për kinemanë italiane. Ai njihej më së shumti për rolin e tij të famshëm si Xhorxhio në filmin ‘Kopshti i Finzi Continit’, bazuar në romanin e Giorgio Bassanit. I lindur në Merano dhe i rritur në Torino, ai më pas u transferua në Romë, ku ndoqi Akademinë Kombëtare të Artit Dramatik Silvio D’Amico. Debutimi i tij në skenë me Giorgio Strehler shënoi hapat e parë drejt asaj që më pas do të bëhej një karrierë e suksesshme teatrale. Ndër filmat më të famshëm në…

Read More

Që në nisje të Konferencës së Kryetarëve, Enkelejd Alibeaj në emër të grupit të demokratëve deklaroi se ishte kundër datës 10 maj, raundit të parë të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit, e propozuar nga PS. Sipas tij ky proces duhet të nisë më 24 maj. “Të caktohet dhe të procedohet me fillimin e procedurave për presidentin e ri dhe për caktimin e raundit të parë. Unë do kisha këto sugjerime. Së pari; përfaqësues të opozitës marrin pjesë në këtë proces, duke qenë si detyrim kushtetues dhe edhe ndaj publikut, shqiptarëve, detyrim që nuk duhet t’i shmangemi. Propozimi juaj është që…

Read More