Author: tirana

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 52-vjeçar i cili akuzohet se ka kanosur me armë gjaku një shtetas tjetër 40 vjeçar. Sherri ka ndodhur në afërsi të një lokali, në fshatin Buçimas, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale A. H., 52 vjeç pronari i lokalit, ishte konfliktuar për motive të dobëta dhe kishte kanosur me armë shtetasin R. B., 40 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) dhe një sasi municioni luftarak. Njoftimi i plotë policisë: ‘Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se biletat për linjat e transportit urban nuk do të jenë më në format letre, por do të aksesohen online. Kreu i qeverisë tha këtë në një takim me drejtuesit e bankave tregtare në vend, i cili u zhvillua në kryeministri. Rama tha se heqja e biletës letër nga qarkullimi është e nevojshme për të evituar rritjen e çmimit të transportit për qytetarët. “Ky i transportit urban është shembulli më urgjent, Nuk ndodh që ne të pranojmë që të rritet çmimi i biletës së qytetarëve për shkakun tuaj. Gjithë ky revolucion nuk mund të ndalojë…

Read More

Programi i Kujdesit Socio-Shëndetësor në sistemin parësor nisi aplikimin e tij në Fier për t’u shtrirë më tej në të gjithë vendin. Kështu njofton Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa inspektoi ambientet e Qendrës Shëndetësore nr. 3 në Fier, e rikonstruktuar në kuadër të Programit Kombëtar të 300 Qendrave Shëndetësore. “Ashtu siç kemi realizuar në 300 qendrat shëndetësore që ne kemi rehabilituar, me të njëjtat kushte dhe standarde, si në fshat dhe në qytet, si në periferi edhe në qendër, edhe kjo qendër shëndetësore e rehabilituar, ofron shërbim me standarde për rreth 15 mijë banorë të Bashkisë…

Read More

Gjatë një takimi që po zhvillon aktualisht me drejtuesit e bankave, kryeministri Edi Ramau ka kërkuar atyre përmirësime sa i përket shërbimeve online të bankave. Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria është renditur në vend të parë në rajon për sa i përket shërbimeve online në raportin e BERZH, ndërsa është “ku thërret qameti” sa i përket këtyre shërbimeve që bankat ofrojnë ndaj klientëve të tyre. Gjithashtu, kreu i qeverisë kërkoi nga drejtuesit e bankave që të rrisin shërbimet online për qytetarët në mënyrë që të shmangën radhët në dyert e filialeve të bankave. Kryeministri i krahasoi këto…

Read More

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Shkodër, ku për pasojë Kanë humbur jetën dy turistë (një burrë dhe një grua). Sipas informaiconeve, dy viktimat janë rreth moshës 35-40 vjeç. Mësohet se ata po udhëtonin me një motor në momentin kur janë përplasur me një “Golf V” ngjyrë të zezë. Aksidenti tragjik ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës. Fillimisht u raportua se dy turistët e aksidentuar ishin në gjendje të rëndë, por më pas u konfirmuar se ata kishin ndërruar jetë. Sipas informaiconeve, dy viktimat janë rreth moshës 35-40 vjeç.

Read More

Shqipëria ka padyshim mjaft artistë të mirë, të cilët bëhen burim frymëzimi edhe për artistë të huaj. Një rast i tillë vjen së fundmi nga disa këngëtarë serbë, të cilët kanë kopjuar një nga hitet shqiptare të verës së kaluar të titulluar “Dale”, e cila këndohet nga Kida, Butrint Imeri dhe Ledri Vula. Kjo këngë e tyre shumë e bukur dhe me ritme verore arriti një sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa sot që flasim numëron më shumë se 100 milionë klikime në “Youtube”. Ndërkohë, edhe këngëtarët serbë duket se e kanë dashuruar aq shumë këtë projekt sa që kanë kopjuar prej…

Read More

Zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila ishte sot në Vlorë ku vizitoi Gjëndjen Civile të qytetit, nga ku dha dhe një prononcim për gazetarët. Ai u pyet nga këta të fundit edhe për ngjarjen e rëndë në komisariatin e Kavajës, ku një i ri dyshohet se i dha fund jetës. Mahila u shpreh se për momentin çështja është nën hetim dhe duhet pritur që të dalin rezultatet. Por, zv/ministri nënvizoi se reagimi nga strukturat në varësi të ministrisë së Brendshme ka qenë i menjëhershëm. “Kjo është një çështje në hetim, dhe kur është në hetim pritet të dalin rezultatet. Ajo që…

Read More

Në cilësinë e zëdhënëses së grupit parlamentar të PD-së, Oriola Pampuri ka njoftuar sot agjendën e përcaktuar të grupit të përkrahësve të Enkelejd Alibeajt. Sipas Pampurit, se agjenda u vendos ditën e sotme në një mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ajo nënvizon se Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15 ndërsa kujtoi se të hënën do të jetë mbledhja jashtë radhe. Mbledhja e Kryesisë së grupit të PD në ambientet e Kuvendit vjen pas përplasjeve të një dite më parë. Deputetët e…

Read More

Shumë yje të futbollit ishin të pranishëm në funeralin e agjentit të njohur, Mino Raiola në Monte Carlo për të bërë nderimet e tyre të fundit për të dhe për ta përcjellë për në banesën e tij të fundit. Futbollistë si Zlatan Ibrahimovic i Milanit, Gianluigi Donnarumma i PSG-së apo Erling Haaland i Borussia Dortmund morën pjesë në shërbimin e djeshëm për njeriun që i përfaqësoi ata. Por ata s’ishin të vetmit. Në ceremoninë mortore ndodheshin gjithashtu edhe Nedved, Kluivert, Verratti etj. Superagjenti Mino Raiola vdiq të shtunën pas një beteje me sëmundjen në moshën 54-vjeçare. Vitet e fundit, ai…

Read More

“Blutë” e Tiranës kanë mundur të vënë në pranga një 55-vjeçar i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh. Ai është Nikolin Janina dhe arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar policor “Madrid”. Janina rezulton të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje spanjolle dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Evropës. Janina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me…

Read More

Këtë të premte, policia ka zbarkuar në qytetin e Fierit ku ka kryer kontrolle masive për drogë. Mësohet se janë ngritur gjithsej 37 grupe kontrolli, ndërsa është finalizuar operacioni i koduar “Wide”. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se kanë ushtruar kontrolle në  1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj. Si pasojë, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit I. T., i cili është arrestuar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë. Njoftimi i policisë:…

Read More

Atmosferë elektrizuese, ushqim i mirë, teknologji dhe hapësira rekreative, performance baleti, zonë e dedikuar për fëmijët, e shumë e shumë të tjera. Çfarë mund të kërkosh më shumë nga Tirana e këtyre ditëve që epiqendrën e saj e ka në sheshin “Skënderbej”. Spring Festival ka nisur të “gëlojë”çdo natë dhe qindra njerëz po bashkohen në këtë ndalesë të veçantë. Tingujt e muzikës do t’ju drejtojnë drejt sheshit “Skënderbej” deri më 15 maj. Shumë artistë do të ngjitën në skenën e Spring Festival për të elektrizuar atmosferën dhe shumë artistë të rinj do t’ju rrëmbejnë zemrat duke e bërë festivalin një…

Read More