Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dehur në timon, bie në pranga shoferi i linjës së Institutit Bujqësor në Tiranë

09:26 / May 6, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto polcia rrugore1551176868
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shofer autobusi i linjës Tiranë-Instituti Bujqësor është vënë në pranga nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me inicialet N.K, 62-vjeç, ngiste autobusin e mbushur me qytetar nën efektin e alkoolit.

Autobusi në fjalë është ndaluar për një kontroll në rrugën “Dritan Hoxha”, ku pas testit të alkoolit ka rezultuar në testin e parë  0.342 mg/l dhe testi i dytë 0.549 mg/l. Sipas policisë, kjo nuk është hera e parë që ky shofer arrestohet për të njëjtën vepër.

Theksojmë se policia ka shtuar vëmendjen dhe kontrollet ndaj transportit publik për shkak të disa aksidenteve që janë shkaktuar në pak ditë në kryeqytet.

Aksidenti i 29 prillit do mbetet gjatë në mendjen e qytetarëve, ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me një automjet tip “Benz” dhe të dy përfunduan në lumin Lana duke lënë 5 persona të plagosur.

Ndërkohë më 2 maji autobusi i linjës së “Qytetit Studenti” është aksidentuar në bulevardin “Zogu i parë” para maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Në pasditen e 4 majit, një autobus u përplas me karotrecin tek “Stacioni i Trenit”, por nuk pati dëme. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.