Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paralajmërimi i Ramës: Shumë shpejt do çojmë para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve 

13:10 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, kryeministri Edi Rama teksa nënvizoi rëndësinë e digjitalizimit të proceseve të tyre për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve, theksoi se shumë shpejt do të zbulohet një skemë kriminale e “strukturave brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës”.

“Jemi në një situatë të turpshme me pensionet, me dhënien e marrjen e tyre, ndërkohë teknologjia na jep mundësinë për ta kapërcyer, po punojmë për ta kapërcyer.

Sot ne kemi probleme dramatike me dhënien e marrjen e pensioneve.

Struktura jonë anti korrupsion po heton mbi disa raste e shumë shpejt do kemi rezultate për të cuar para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale.

Kapërcimi nga ky nivel në një nivel transparence e shpejtësie është i mundur vetëm nëpërmjet teknologjisë. Do e shohim e do e bëjmë tani të gjithë bashkë sipas sektorëve”, theksoi Rama duke nënvizuar si thelbësor rolin e bankave të nivelit të dytë në këtë proces transformimi dhe për pensionet.

“Ne na duhet të ecim para me amnistinë fiskale që ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që duhet strukturuar me shumë profesionalizëm në cdo detaj që të garantohet i gjithë ekuilibri mes nevojës së madhe për këtë proces në një vend ku kurrë s’ka pasur një moment formalizimi të parasë e nevojës që amnistia mos përdoret si shteg, si rrugë për kriminelë e të korruptuar. Por përtej kësaj na duhet të vijojmë transformimin teknologjik se është bekim i vendeve si i yni”, theksoi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.