Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, se SPAK hetoi Ardian Dvoranin se kështu donte Ilir Meta.
“Dvorani ka një histori të fshehur, Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion që kapte në flagrancë dhe shumë të tjerë në një aferë korruptive dhe ai e di shumë mirë që kjo gjë sado të tentojë Rama nuk prishet, Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj SPAK, por duhet të heqë drejtorët e Bashkive të Tiranës që të mos rrinë poshtë shtëpive të prokurorëve të SPAK, të depolitizojë Policinë e Shtetit, se ajo që po ndodh sot me të rinjtë është e tmerrshme, Rama duhet të kuptojë që nuk duhet të kërcënojë shqiptarët sa herë i vjen litari në fyt”
