Author: tirana

Këtë vit pritet që sektori i turizmit në vendin tonë të rrisë me të paktën 50% shërbimet që do ofroj për turistët e huaj apo ata vendas. Sipas asaj që deklaron kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa ky shtrenjtim vjen si pasojë e rritjes së çmimeve dhe pritet që të ketë një ndikim të ndjeshëm nëuljen e pushuesve. Mendohet se shtetasit shqiptarë do të udhëtojnë më shumë jashtë vendit për pushime përgjatë këtij viti. Megjithatë, Kasa thotë se edhe paketat turistike në shtetet e tjera janë rritur jo pak. Mesa duket, të vetmit që nuk do të preken nga shtrenjtimi…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka bërë sot një deklaratë për mediat ku komentoi akuzat e bëra nga kryeministri Edi Rama për SPAK. Teksa kryeministri i bëri apel Prokurorisë së Posaçme sot të hetojë Sali Berishën, Ilir Metën dhe zyrtarët e lartë, Këlliçi tha se kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi dhe se  sot sulmoi SPAK-un për hallet e tij. “Kohës së Edi Ramës i ka ardhur tashmë fundi. Ai kryeministër që kyç gojën, kur trafikantët përmendin një ministër të tij, ndërkohë që sulmon SPAK, do të thotë se ai nuk…

Read More

Shqiptarët duket se i kanë problem shërbimet online edhe përtej atyre të gjëndjes civile ose për tërheqjen e pensionit. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit që vijnë nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku numri i tifozëve shqiptarë është ndjeshëm më i ulët në krahësim me numrin e përgjithshëm, sa i përket finales së UEFA Conference League e cila do të luhet më 25 maj në stadiumin “Air Albania”. Sipas FSHF-së, deri të enjten, informacioni ishte që kishin aplikuar vetëm 1 700 shtetas shqiptarë, në krahasim me rreth 13 000 aplikime gjithsej. Të shtyrë nga tradita e shumë dekadave,…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pati një takim me gjimnazistë ku nuk ngurroi t’i përgjigjej kryeministrit Edi Rama për akuzat që ky i fundit ka bërë ndaj SPAK. Sipas Kryemadhit, Rama po i bën avokatit mbrojtës Dvoranit, i cili ka një histori të fshehtë dhe që kryeministri e di shumë mirë mirë. Gjithashtu, ajo tha se kryeministri ka dhënë urdhër për të prishur një aksion që kapte të flagrancë Dvoranin në një aferë korruptive. “Dvorani ka një histori të fshehur, Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion që kapte në flagrancë dhe shumë të tjerë në…

Read More

Ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Partisë Socialiste ku janë marrë dhe vendime të rëndësishme në lidhje me vazhdimësinë organizative të partisë. Ndërkohë, përpos vendime organizative, anëtarët e PS-së duke filluar nga deputetët te biznesmenët duhet të paguajnë edhe kuotat mujore. Kështu, ata që duhet të paguajnë më shumë para janë biznesmenët anëtarë partie që duhet të derdhin nga 8 mijë lekë të reja. Ndërsa ministrat dhe deputetët duhet të çojnë në arkën e partisë nga 7 mijë lekë në muaj, ndërsa të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë në varësi të…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u betua të shtunën për rizgjedhjen si president në një ceremoni në Pallatin Elysee. Ai u zotua gjithashtu se fillimisht do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm të luftës së Rusisë në Ukrainë përpara se të vazhdojë të fokusohet në promovimin e Francës dhe Europës në skenën botërore, sipas CNN. Macron u rizgjodh për pesë vite të tjera në krye të shtetit francez më 24 prill në një balotazh në të cilin e mundi rivalen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Në fjalën e tij Macron premtoi se “së pari…

Read More

Nga Laura Pitel “Financial Times” Në rast se kishte disa dyshime në lidhje me vendosmërinë e Kemal Kiliçdaroglu për t’u përballur vitin ardhshëm me presidentin aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ato ranë kur ai doli dhe mbajti javën e kaluar një fjalim në foltoren e parlamentit. Duke iu drejtuar anëtarëve të tjerë të Partisë së tij Republikane Popullore (CHP), 73-vjeçari deklaroi se është angazhuar në një “luftë të madhe” kundër varfërisë në rritje, inflacionit dërrmues dhe padrejtësisë së dhimbshme që po e rrënon Turqinë. Ndërsa zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen brenda 13 muajve të ardhshëm, ai paralajmëroi rivalët e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në “Twitter” pas deklaratës së SPAK se nuk ka çështje për ish-kreun e KED Ardian Dvorani. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se SPAK-u do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për të vënë në pranga ‘kampionët e korrupsionit në drejtësi’. “Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!Unë nuk i heq asnjë presje…

Read More

Shkencëtarët janë duke studiuar nëse ekziston një lidhje e mundshme midis qenit dhe rritjes së rasteve të fundit të hepatitit misterioz tek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Sky News. Më shumë se 160 raste janë regjistruar në shpërthimin aktual, por arsyeja e infektimeve është ende e paqartë. Nga pyetësorët me familjet ka rezultuar “numër relativisht i lartë i familjeve që kanë një qen ose kanë qenë të ekspozuar ndaj qenve”, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tyre, 64 nga 92 rastet me të dhëna të disponueshme, përmendin se kanë pasur kontakte me qen. UKHSA tha…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se edhe ajo si gjithë shqiptarët e të rinjtë e ka menduar shumë herë largimin nga Shqipëria, por sipas saj “kjo është ajo që do Edi Rama”. Gjatë një takimi me gjimnazistët, Kryemadhi ka deklaruar se të rinjtë po shpopullojnë vendin dhe se kjo ka ndodhur për shkak të Edi Ramës, krimit dhe korrupsionit. Kryetarja e LSI-së komentoi dhe qëndrimet e Ramës dhe sulmet e tij ndaj SPAK, teksa ka thënë se kjo vjen për shkak të frikës që ka ndaj dosjes së inceneratorëve. “Po t’ju pyesësh të gjithëve nëse doni të largoheni…

Read More

Që kur ishte pjesë e shtëpisë së “BBV”, ish-konkurentja Beniada Nishani dallohej për spontanitetin që e karakterizonte. Gjatë ditës së sotme, në “Instastoryn” e saj ajo rrëfeu gafën e fundit që i ka ndodhur gjatë pushimeve. Edhe Beniadës siç çdo shqiptari jashtë që i ka ndodhur të paktën një herë, edhe ajo ka “sharë” dikë me mendimin se është i huaj. E ndërkohë personi në fjalë ka qëlluar që është po ashtu shqiptarë. “O vajza bëra një gafë tjetër tek hoteli. Dola nga spa me robdishame, unë e Ada e hymë te ashensori. E ky djali aty, Ada thotë shife sa…

Read More