Author: tirana

21 vjeçari Kristjan Medolli është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës pasi kjo e fundit i caktoi masëm e sigurisë arrest me burg. I riu është arrestuar më 6 maj për vjedhjen e një banese, por sot ka ikur nga garazhi i Gjykatës pas mbarimit të masës së sigurisë. Korçë/Informacion paraprak Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom). Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli…

Read More

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i Ukrainës, Popasna. Sipas The Guardian Kreu i republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, kishte thënë të dielën se trupat e tij kishin marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Popasnës. Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai i tha televizionit ukrainas se trupat ukrainase ishin tërhequr për të zënë pozicione më të fortifikuara. Forcat ruse filluan një shtytje të re ofensive në prill përgjatë pjesës më të madhe të krahut lindor të Ukrainës, me disa nga sulmet dhe granatimet më intensive që u zhvilluan së fundmi rreth Popasna-s në rajonin e Luhanskut. Media e pavarur…

Read More

Ndonjëherë të harrojmë se ku janë çelësat e shtëpisë ose të mos kujtojmë menjëherë emrin e atij aktori të madh që bëri atë film të famshëm, nuk ka pse të na trembë: pak harresë, me pak fjalë, është jo vetëm normale, por edhe dobiprurëse. Heqja e kujtimeve Përfitimet e të mos kujtuarit, është puna më e fundit nga Scott Small, profesor i neurologjisë dhe psikiatrisë, i cili drejton Qendrën Kërkimore të Alzheimerit të Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork. Scott Small, i cili lufton çdo ditë me gabimet e kujtesës së pacientëve të tij, shpjegon në një mënyrë të thjeshtë…

Read More

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk janë ende të qartë për shkakun e rritjes së inflamacionit të mëlçisë, ose hepatitit, te fëmijët. Mendohet se një adenovirus i zakonshëm është shkaktari, por mundësi të tjera janë ende duke u hetuar. Në Mbretërinë e Bashkuar, tani janë identifikuar 163 raste dhe 11 fëmijë kanë marrë transplantim të mëlçisë. Rastet janë zbuluar në 20 vende të botës dhe rreth 300 fëmijë janë prekur. Është raportuar se një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e hepatitit. “Është e rëndësishme që prindërit të dinë se gjasat që fëmija i tyre të zhvillojë…

Read More

Policia e Sarandës ka vendosur në pranga 43-vjeçarin I. D., i cili dyshohet se ka plagosur me thikë dy vëllezërit e mitur, K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar për krime ndaj personit. Plagosi me thikë 2 shtetas dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, pas një pune të pandërprerë dhe të mirorganizuar, nga shërbimet e Komisariatit të…

Read More

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 6 persona si dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe 37-vjeçari O. DH., 37 vjeç i cili vrau me thikë I. K., 60 vjeç. Ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.Njoftimi i Policisë:Tiranë- Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Skrapar, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet…

Read More

Sot rreth orës 11:30, në lagjen Nr.5, Durrës, dyshohet se ka rënë që nga ballkoni i katit të katërt ku ajo banon, në ballkonin e katit të dytë, shtetasja N. D., 62 vjeçe. 62-vjeçarje ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Presidenti Vladimir Putin i merr seriozisht përvjetorët rusë. Nuk ishte rastësi që pushtimi i tij në Ukrainë erdhi një ditë pas Ditës së Mbrojtësit të Atdheut, një festë e arritjeve ushtarake të Rusisë. Ishte në të njëjtin rast në vitin 2014 kur Putini hodhi hapin e parë në aneksimin e Krimesë nga Ukraina, përmes protestave të orkestruara pro-ruse në gadishull. Udhëheqësi kishte shpresuar qartë se do të kishte më shumë për të festuar deri në këtë Ditë Fitore të hënën, datat më patriotike të vendit, duke shënuar rolin e Bashkimit Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë…

Read More

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për thirrjet që ky i fundit i bëri SPAK, gjatë Asamblesë së PS. Bylykbashi thotë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, se SPAK duhet të shkonte dje në Asamblenë e PS me një sasi prangash, e sipas tij do e kishte plotësuar planin e punës për tre breza. Postimi i Bylykbashit: Mjaftonte që SPAK të shkonte dje me një sasi prangash tek Asambleja e PS e do të kishte plotësuar planin e punës për tre breza. Do ta fitonte ndeshjen me korrupsionin në kohë shtesë me “golden goal”.

Read More

Sherri në ambientet e një lokali mes dy fqinjëve përfundoi në mënyrë tragjike për 60 vjeçarin Ilir Kapo që u qëllua për vdekje me thikë. Policia vuri në pranga fqinjin e tij Olgert Dhimitrin i cili në gjendje të dehur vrau 60-vjeçarin Ilir Kapo. Sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra 37-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool në lokalin ku ndodhi krimi. Në një tavolinë tjetër ka qenë edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo. Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori i ka thënë viktimës “mos të të shikoj këtu kur të jem unë”. Duket se 60-vjeçari e ka…

Read More