Author: tirana

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar sot Ditën e Evropës. Kreu i shtetit ka zgjedhur rrjetin social “Facebook” për të përcjellë mesazhin e tij për këtë ditë, duke theksuar se në këtë periudhë “jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë.” Më tej, Meta thotë se duhet bërë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane! Mesazhi i plotë:Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u takua sot me anëtarin e Bundestagut gjerman Volkmar Klein. Balla e ka zbardhur këtë takim nëpërmjet një postimi në rrjete sociale duke nënvizuar se mes të tjerash diskutuan edhe për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Kënaqësi të prisja në një takim anëtarin e Bundestagut Volkmar Klein. Mirënjohje CDU/CSU-Bundestagsfraktion për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor,…

Read More

Çifti i të rinjve Vilma dhe Arjan Konomi kishin dalë dje për qejfin e tyre duke shijuar diellin e të dielës bashkë me foshnjën tre muajshe, por shpejtësia tej normave dhe “verbimi” i një 39-vjeçari para dritës së kuqe të semafori, u prishi atyre gjithë ditën. Fajtori i aksidentit ishte Ajas Sulejmani, i cili drejtonte mjetin e tij luksos tip “Benz G Class” nën efektin e lëndëve narkotike. I ndodhur në një gjëndje jo të kthjellët ai nuk ndalon para semaforit të kuq, duke aksidentuar çiftin dhe fëmijën e tyre që po kalonin në vizat e bardha. Menjëherë pas aksidentit…

Read More

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, ka përcjellë sot një mesazh përshëndetës për këtë ditë. “9 Maji, Dita e Evropës, është dita më e shënuar në kalendarin evropian dhe ndër ditët më inspiruese të kalendarit botëror. Është dita prej nga mori jetë ëndrra e bukur e Bashkimit Evropian, një ndër projektet më frymëzuese të qytetërimit bashkëkohor. Është Dita e unitetit dhe e paqes, kundër ndarjeve dhe luftrave. Bashkimi kundrejt ndarjes, paqja kundrejt luftës, solidariteti kundrejt etnocentrizmit, besimi kundrejt dëshpërimit, qytetërimi kundrejt barbarisë, modernizimi përballë arkaizmit, këto janë mesazhet që evropianët…

Read More

Ditën e sotme, punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë në rrugë për të protestuar për pagat e prapambetura. Ata kanë bllokuar automjetet që transportojnë mbetjet nga bashkitë në këtë incenerator, si shënjë proteste për mosmarrjen e pagave prej 4 muajsh. ktualisht inceneratori është nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara.Në këtë incenerator depozitohen mbetjet e bashkive Fier, Lushnje, Patos dhe Roskovec. Problemi është edhe për punonjësit që kanë sjellë mbetjet nga bashkitë. Ata shprehen sa janë bllokuar këtu që në orën 1 të mëngjesit dhe nuk dinë çfarë të bëjmë. Mbetjet janë të bllokuara në kontejner…

Read More

Një koncert i fundit i mbajtur në Lozanë të Zvicrës nga Viktor Paloka, ose si ç’njihet ndryshe me emrin e artit “Unikkatil” nuk ka shkuar fort këndshëm. Kjo pasi teksa reperi performonte në skenë, disa persona kanë filluar një sherr me njëri-tjetrin, ndërsa konfrontimi vazhdoi edhe jashtë objektit. Kujtojmë se ky koncert i Unikkatilit vjen vetëm pak ditë pas publikimit të këngës “Po eci” që shënoi dhe rikthimin e tij në muzikë pas një pauze dy vjeçare. Kënga shkaktoi “rrëmujë” mes reperëve dhe ndër ata që reaguan menjëherë ndaj tij ishte dhe Fero. Ky i fundit nuk kurseu statuset ironike.

Read More

Data e sotme, 9 Maji konsiderohet si Dita e Evropës pasi në 9 Maj 1950 u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian. Deklarata e 9 Majit e lexuar nga Ministri i Jashtëm i Francës asokohe, Robert Shcuman shënon zanafillën e unionit. Me anë të saj, ai u bënte thirrje vendeve europiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra…

Read More

DashiDitë me fat për zemrën për sa kohë që nuk mbylleni në shtëpi! Në punë, mos i nënvlerësoni njohuritë dhe risitë, ato mund të jenë veçanërisht të dobishme! DemiKjo ditë nis me pak polemika, përpiquni të mos krijoni diskutime të kota. Në punë, për më tepër, ka çështje të vogla ekonomike për t’u zgjidhur. BinjakëtNdryshimet pozitive po vijnë në dashuri, bëhuni gati. Në punë, kultivoni kontakte, ato mund të sjellin bashkëpunime interesante. GaforrjaNë dashuri, ndjenjat janë pak si të bllokuara, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, bëjeni deri të hënën (e martë 10). Ndërkohë në punë jeni disi…

Read More

Është përfolur shumë se në Ditën e Fitores, Rusia mund të bëjë një njoftim madhor ku nuk përjashtohet mundësia për t’i shpallur luftë të gjithanshme Ukrainës, në krahasim me një “operacion special ushtarak”. Në fakt, Kremlini pretendon se është e pakuptimtë që do t’i shpallë luftë të gjithanshme Ukrainës në Ditën e Fitores. Madje, edhe këtë masakër që po ndodh aktualisht në Ukrainë ata e mohojnë kategorikisht që të jetë luftë, duke e konsideruar thjesht si një “operacion special ushtarak”. Por zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund ta përdorë paradën për të shpallur një përshkallëzim të aksionit…

Read More

Në portet e Shqipërisë dhe të Malit të Zi ka pasur një rritje të trafikimit të kokainës gjatë viteve të fundit. Konstatimi është bërë nga Raporti i Drogave, i publikuar së fundmi nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA). “Konfiskimet individuale në 2020 dhe 2021 mund të sugjerojnë se trafiku i kokainës përmes porteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, mund të jetë rritur. Për shembull, 143 kilogramë u kapën në portin e Durrësit, Shqipëri në prill 2021, ndërsa 1.4 ton u kapën në gusht 2021 dhe 500 kilogramë në janar 2022 në…

Read More

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta. Orët vijuese sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira kovektive, më të mundshme në zonat malore veri – verilindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Orët e vona të natës parashikohet që të risjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Read More

Milani ka mposhtur 3-1 Veronën dhe tani është vetëm katër pikë larg titullit kampion, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur. Kuqezinjtë kanë në program duelet me Atalanta dhe Sassuolo deri në përfundim të kampionatit. Sfida e sotme ishte spektakolare dhe protagonist ishte Tonali, i cili shënoi në fillim të ndeshjes, por VAR ia prishi festën për pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë iu afruan golit edhe me Calabria, por pa sukses. Në fundin e pjesës së parë i shtangu Faraoni me një goditje me kokë, por Milani nuk u dorëzua. Këtë herë VAR nuk e ndali dot Tonalin, i…

Read More